Studentë po i kundërshtojnë thirrjet e kryeministrit Edi Rama për dialog. Me anë të një shënimi në “Facebook”, aktivistët e “Nismës Thurje”, të cilët i janë bashkuar protestës së studentëve, i kanë kërkuar kreut të qeverisë që të dalë në shesh.
“Yamamoto, monologu nuk është dialog. Dialog është të vish te sheshi, të pranosh kërkesat, të firmosësh vendimet dhe teksa e verdha e vezëve do të kullojë nga koka e ulur të kërkosh falje.
Ky është dialogu në kushtet e sotme!”, shkruhet në shënimin e lënë nga protestuesit në “Facebook”.
Ndërsa, më tej ata kanë denoncuar një fragment nga komentet që i bëjnë Ramës të rinjtë ndërsa ai është live në “Facebook”, duke u bërë thirrje studentëve për dialog.
Të rinjtë, për të cilët thuhet se janë militantë të PS-së, kanë dërguar të njëjtin tekst në komentet që i bëjnë kryeministrit ndërsa ia flet.