jojobetjojobet girişgamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye git
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Studentët dalin ‘jashtë loje’, PD dhe LSI marrin në dorë protestën

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Studentët nuk dorëzohen, paralajmërojnë protestë masive të hënën

Opozita ka nisur mobilizimin e militantëve në rrethe për protestën e të hënës përpara Kryeministrisë. Edhe pse njoftimi për këtë tubim është i studentëve, PD dhe LSI janë hedhur në sulm duke organizuar mbështetësit për të marrë në dorë frenat e protestës dhe shmangur studentët e për rrjedhojë edhe degdisjen e kauzës së tyre.

Studentët kanë paralajmëruar se të hënën do organizojnë një protestë kombëtare në Tiranë përpara Kryeministrisë, pasi qeveria nuk pranoi të plotësojë tetë kërkesat e tyre pa dialoguar apo negociuar më parë. Mirëpo menjëherë pas këtij njoftimi, PD dhe LSI, si dy forcat më të mëdha opozitare, nisën mobilizimin e militantëve në rrethe. Sigurisht duke përfituar edhe nga heshtja e studentëve këtë herë, ndryshe nga 12 ditë protestë radhazi kur kanë refuzuar çdo ndërhyrje të politikës.

Degët lokale të partive opozitare janë porositur që të mbledhin sa më shumë njerëz duke iu garantuar transportin në mënyrë që protesta përpara Kryeministrisë të jetë masive dhe në përputhje me qëllimet e interesat e opozitës. Opozita ka që në 27 maj kur protestoi për “Babalen”, që nuk organizon dot një tubim të mirëfilltë politik kundër qeverisë dhe priti ngritjen e studentëve për problemet e tyre që të tentojë të hedhë kthetrat në drejtim të kësaj proteste.

Ndërsa kauza e studentore duket se nuk është fare në axhendë. Thirrje për mobilizimin e militantëve bënë sot si Lulzim Basha nga Kuvendi Kombëtar i PD, ashtu edhe Monika Kryemadhi gjatë takimit me anëtarësinë në Lushnjë dhe Durrës. Porosia është e qartë: “Të hënën në orën 11:00 sa më shumë njerëz në Bulevard”, shkruan shqiptarha.com.

Nga ana tjetër, studentët njoftojnë se protesta do zgjasë tre orë, nga 11:30 deri në 14:30. Në një deklaratë këshillat studentorë japin detaje rreth asaj që do të ndodhë të hënën. Madje këtë herë duket se edhe vetë studentët janë të dorëzuar. Kjo pasi, deri tani protestat e tyre janë mbajtur larg politikës, ndërsa një gjë e tillë nuk mund të thuhet nga e hëna. Militantët e partive jo vetëm do nxjerrin jashtë loje studentët, por do bëjnë që kauza e këtyre të fundit të harrohet dhe universitetet e arsimi i lartë në vend rrezikon të mbetet sërish në vend numëro. 13 ditë rezistencë në sheshe e rrugë shumëzohen me zero me një të rënë të lapsit.

Ndërkohë, protestë do ketë edhe nesër (e diel). Grumbullimi i studentëve do nisë si çdo ditë në orën 10:00 në fakultetet përkatëse dhe në orën 11:00 do të nisë marshimi në këmbë drejt Kryeministrisë. Tubimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të nisë në orën 11:30. Refreni do të jetë i njëjtë: “Plotësoni 8 kërkesat”! “Nuk duam dialog”!

Por kjo mesa duket do jetë protesta e fundit studentore, pasi pas të hënës drejtimin do ta marrë politika me PD-në dhe LSI-në që normalisht as më shumë e as më pak thjesht sa do të shuajnë atë shpresë dhe entuziazëm që të rinjtë, studentët e të gjithë vendit, mbajtën ndezur për 12 ditë me radhë.

TË LIDHURA

Moti i keq, breshëri dëmton fshatra në luginën e Vjosës
Aktualitet

Moti i keq, breshëri dëmton fshatra në luginën e Vjosës

20:24 | 23/03/2026
“Abuzim skandaloz”, Braçe: Çmime të larta, tregtarët të largohen nga trotuari
Politikë

“Abuzim skandaloz”, Braçe: Çmime të larta, tregtarët të largohen nga trotuari

19:50 | 23/03/2026
Një ditë pas protestës, Berisha: S’marrim pushtetin me dhunë, opozitës i mohohet fjala
Politikë

Një ditë pas protestës, Berisha: S’marrim pushtetin me dhunë, opozitës i mohohet fjala

19:28 | 23/03/2026
Next Post
Drejt Londrës me kamion, si i rekrutojnë bandat shqiptare borxhlinjtë

Drejt Londrës me kamion, si i rekrutojnë bandat shqiptare borxhlinjtë

Gjermanët japin alarmin: Populli po largohet, në Shqipëri do të mbetet vetëm qeveria

Gjermanët japin alarmin: Populli po largohet, në Shqipëri do të mbetet vetëm qeveria

Miqtë i dërgojnë diçka me postë, por i shuajnë ëndrrën shqiptarit në Britani

Miqtë i dërgojnë diçka me postë, por i shuajnë ëndrrën shqiptarit në Britani







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve
Bota

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve

by mirseda
23:09 | 23/03/2026
0

Një paralajmërim i fortë është dhënë nga Mohsen Rezaei, ish-komandant i Gardës së Revolucionit dhe anëtar i...

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

22:18 | 23/03/2026
Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC: Kostoja e luftës në Iran për civilët

Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC: Kostoja e luftës në Iran për civilët

22:14 | 23/03/2026
“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

21:49 | 23/03/2026
Lufta në Iran/ Netanyahu pas bisedës me Trump: Të arrihen objektivat, do mbrojmë interesat

Lufta në Iran/ Netanyahu pas bisedës me Trump: Të arrihen objektivat, do mbrojmë interesat

21:48 | 23/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com