Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Statistika/ Shqipëria thyen rekordet për kokainën në botë

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Statistika/ Shqipëria thyen rekordet për kokainën në botë

Shqipëria, së bashku me Australinë janë dy vendet që kanë përdorimin më të lartë të kokainës në botë, sipas të dhënave të përditësuara në Raportin Vjetor të Drogave 2018, të publikuar së fundmi nga Kombet e Bashkuara, që i referohet kryesisht të dhënave të vitit 2016.

Vendi ynë ka një prevalencë të përdorimit të kokainës prej 2.5%, për grupmoshën midis 15 dhe 64 vjeç (prevalenca nënkupton që një individ e ka përdorur kokainën të paktën një herë gjatë jetës). Të dhënat janë marrë nga Instituti i Shëndetit Publik dhe pyetësorët e Raportit Vjetor (AQR).

Ndryshe nga renditja e vitit të kaluar, kur Shqipëria kryesonte e vetme, këtë vit në të njëjtin nivel me ne është dhe përdorimi i kokainës në Australi (në raportin e një viti më parë Australia e kishte prevalencën 2.1%). Më pas renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës (2.4) dhe Mbretëria e Bashkuar (2.3). Kolumbia, ndonëse një nga prodhuesit kryesorë në botë, ka një prevalencë më të ulët sesa 1%.

Në rajon, përdorimi i kokainës është shumë më i ulët. Bosnja e ka prevalencën 0.63%,  Kroacia 0.8%, në Mal të Zi arrin në 0.6%, në Serbi vetëm 0.1% dhe në Maqedoni maksimumi 0.65%.

Ndryshe nga kokaina, shqiptarët nuk “shquhen” për konsum të kanabisit. Prevalenca e përdorimit të kësaj bime, që të paktën në 2016-n u kultivua masivisht tek ne, ishte 5.6% për grupmoshën midis 15 dhe 65 vjeç. Në botë, rekordin për përdorimin e kanabisit e mban Izraeli, me një prevalencë prej 27%. Më pas vijnë SHBA me 17%, Kili me 15%.

Përdoruesi më i madh i kanabisit në rajon është Kroacia me 7.9%, Mali i Zi e ka prevalencën maksimumi 2.5%, Bosnja, maksimumi 3%, Serbia 1.6%, Maqedonia 1.58%. Në Itali ky tregues është 9.2%.

Shqipëria ka një përdorim të lartë edhe të qetësuesve dhe sedativëve, me prevalencë prej 8.5%, sipas të dhënave në raport, ndërsa mesatarja pjesës më të madhe të shteteve është nën 5%. Gjithsesi, rekordin në rajon e mban Kroacia, me 17.3%, ndërsa në botë kryeson Çekia me 19.5%.

Raporti Vjetor i Drogave 2018 e rendit Shqipërinë, si një ndër vendet më të përmendura për trafikun ndërkombëtar të barit të kanabisit, së bashku me Holandën të ndjekura në distancë nga Çekia, sipas raportit vjetor të Drogave 2018, të sapopublikuar nga UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet).

Ndërsa në hartën globale, Shqipëria është e përfshirë në rrugën e trafikimit të heroinës nga Azia, me origjinë nga Afganistani, që kalon përmes Turqisë dhe më pas i drejtohen Europës Perëndimore. Bullgaria është një tjetër shtet që përfshihet në këtë gjurmë. http://www.monitor.al/raporti-boteror-drogave-2018-shqiperia-rruga-e-zakonshme-e-trafikimit-te-kanabisit-perfshihet-ne-harten-e-heroines/  

(Burimi:Monitor)

TË LIDHURA

Situata alarmante në Gramsh/ Flasin banorët e evakuar nga zjarri: Helikopteri u vonua, u dogjën shtëpi e bagëti
Aktualitet

Situata alarmante në Gramsh/ Flasin banorët e evakuar nga zjarri: Helikopteri u vonua, u dogjën shtëpi e bagëti

16:47 | 12/08/2025
Arrestohet në Lezhë Drejtori i Zonave të Mbrojtura dhe tre vartësit e tij
Aktualitet

Tentoi të korruptonte policin me 2 mijë lekë, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

16:42 | 12/08/2025
Flakët shkrumbojnë teqenë e Shemberdhenjes, rëndohet situata nga zjarret
Aktualitet

Flakët shkrumbojnë teqenë e Shemberdhenjes, rëndohet situata nga zjarret

13:34 | 12/08/2025
Next Post
Video/Plumbat dhe gjaku mbushën rrugën, luftë mes dy grupesh në Tiranë

Video/Plumbat dhe gjaku mbushën rrugën, luftë mes dy grupesh në Tiranë

Ktheheshin nga mbrëmja e maturës, tre të rinjtë bëjnë aksident

Ktheheshin nga mbrëmja e maturës, tre të rinjtë bëjnë aksident

Çfarë ndodh me monedhat që hedhim në shatërvane?

Çfarë ndodh me monedhat që hedhim në shatërvane?

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

19:40 | 05/08/2025




TË FUNDIT

Situata alarmante në Gramsh/ Flasin banorët e evakuar nga zjarri: Helikopteri u vonua, u dogjën shtëpi e bagëti
Aktualitet

Situata alarmante në Gramsh/ Flasin banorët e evakuar nga zjarri: Helikopteri u vonua, u dogjën shtëpi e bagëti

by mirseda
16:47 | 12/08/2025
0

Situata në Grmash është tejet alarmante gjatë orëve të fudnit, pasi vatrat e zjarrit po përhapen me...

Arrestohet në Lezhë Drejtori i Zonave të Mbrojtura dhe tre vartësit e tij

Tentoi të korruptonte policin me 2 mijë lekë, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

16:42 | 12/08/2025
Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë një video konferencë me liderët e BE dhe Zelenskyn më 13 gusht

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë një video konferencë me liderët e BE dhe Zelenskyn më 13 gusht

16:27 | 12/08/2025
Milani godet në merkato, mbrojtësi belg firmos për pesë sezone

Milani godet në merkato, mbrojtësi belg firmos për pesë sezone

16:20 | 12/08/2025
Serbia e ndarë: Vijë e hollë mes përplasjeve politike dhe dhu*ës

Serbia e ndarë: Vijë e hollë mes përplasjeve politike dhe dhu*ës

14:55 | 12/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com