Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Starova: Aleancat? Trembem nga arbitrat, e kanë të shkruar në ballë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Starova: Aleancat? Trembem nga arbitrat, e kanë të shkruar në ballë

Partizani pas një fitoreje të thellë që mori pak ditë më parë përballë Lushnjës, do të përballet me Teutën në Durrës. Një sfidë mjaft delikate për “të kuqtë” e Starovës, pasi bregdetarët luftojnë për mbijetesë dhe do të provojnë gjithçka. Nga ana tjetër Partizani është në garë për një vend në Europë dhe një humbje në këtë ndeshje do ti largonte ata nga objektivi.

Trajneri Sulejman Starova, doli në konferencën për shtyp para ndeshjes me Teutën në Durrës, ku foli për gjendjen e skuadrës, si dhe për kampionatin në përgjithësi, për aleancat dhe gjykimet e arbitrave.

Teuta në pozita jo komode. Kundërshtar i lehtë, apo në këtë moment nuk ka kundërshtarë të lehtë?

E dini përgjigjen e kësaj pyetje, tani nuk ka kundërshtarë të lehtë. Teuta edhe para pak orësh fitoi në transfertë. Është ndërtuar për rezultate këtë vit. Ka mbështetje financiare. Ka pasur momente të mira, por ka pasur edhe luhatje. Mund të arrij rezultat pozitiv me çdo skuadër në kampionat. Ndeshja është e fortë dhe e rëndësishme.

Fitorja e thellë me Lushnjën do jetë fillimi i një serie të gjatë fitoresh?

Pse fituam një ndeshje me goleadë, nuk do të thotë se është garanci për fitore të tjera. Garanci është loja e mirë, jo goleada. Nëse skuadra do vazhdojë me këtë ritëm, ka premisa për më lart. Objektivi ynë është Europa.

Si e shikoni grupin për nesër?

Ne po e quajmë të plotë, edhe pse na duhet pak kohë për Telushin, Fejzullahun apo Çanin. Të tjerët janë në rregull.

Ju prisni të dëmtuarit, por a pritet të ketë vazhdimësi Partizani?

Shpresoj që të tre të rikthehen e të japin kontribut edhe brenda këtij viti.

Keni deklaruar se Bardhi dhe Progni janë sulmuesit më të mirë të kampionatit. Mendoni se po e tregojnë këtë gjë dalëngadalë?

Nuk kam thënë këtë, kam thënë që jam i kënaqur nga loja e tyre. Nuk ka lojtarë që mos të ketë të meta. Soue bëri një ndeshje të mirë në Kukës, po ka pasur ndeshje që nuk e ka prekur topin. Ose Bushiç, që ju e konsideroni nga më të mirët e kampionatit, edhe ai ka ndeshje që nuk e prek topin. Kur e kam thënë atë për lojtarët e mi, nuk e kam thënë t’i shtoj vlerat. Ne shpresojmë tek vazhdimësia e tyre.

Ka ndonjë zhgënjim me Abdurrahimin?

Sipas meje, ekipi do bazohet atje ku nuk e lanë të dalë kampion. Ai ekip, dhe të gjithë ata që u morën në janar. Nuk ka lojtarë që të vijnë në janar e të futen direkt në formacion. Gojkoviç dhe Belica u futën direkt. Jemi në pritje që dhe të tjerët të kenë konkurrencë në formacion. Edhe sulmuesit të kenë konkurrencë.

Duke parë rivalët, kë shikon më të lehtë Partizani, Kukësin apo Flamurtarin?

Nuk kam kundërshtarë vetëm Kukësin apo Flamurtarin, kam edhe Kamzën, Laçin.

Tani dalin në pah edhe aleancat apo tolerimet. I druheni këtë vit?

I druhem vetëm gjyqtarëve. Nëse vazhdojnë të na gjykojnë mirë, do jemi mirë. Tani në Shqipëri dihet se si funksionojnë aleancat. Të paktën gjykimit i druhet. E kam edhe një vërejtje për ju gazetarët këtë. Ka arbitër që e kanë të shkruajtur në ballë se si do dalë ndeshja, dhe ju nuk tregoheni të ashpër. Ju jeni partneri kryesor i yni. Fjala juaj është domethënëse. Nuk kam dëgjuar që gjyqtarët që janë “dënuar” nga ne apo nga ju, t’i kërkohen llogari nëpër komisione. Jorgji bëri atë ndeshjen e famshme vjet, dhe shkoi arbitroi në Champions League. Aleancat nuk kanë problem, ne e kemi tek gjykimi. Me 10 skuadra, ka konkurrencë.

Jashanica doli me doping. A mendoni se klubet shqiptare janë të informuar?

Neve na janë vrarë veshët. Në çdo Europian apo Botëror që konkurrojmë me sportistët tanë, dalin pozitivë me doping. Jemi në gjendje katastrofike rreth dopingut, në të gjitha disiplinat. Jashanica është viktimë në këtë mes, sepse ky nuk është sport individual. Ai mund të ketë qenë ndonjë gabim i stafit mjekësor, dhe ka ndodhur edhe me një lojtar tjetër. Nuk besoj se një futbollist të sakrifikojë shëndetin e vet, për një sport që është kolektiv, jo individual.

Tags: “ArbitrataleancatballëkanëshkruarStarovatrembem

TË LIDHURA

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së
Aktualitet

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së

12:12 | 16/02/2026
Duka: Ligji i Sponsorizimit, nevojë jetike. FSHF-ja në nivelin e periudhave më të suksesshme
Sport

Duka: Ligji i Sponsorizimit, nevojë jetike. FSHF-ja në nivelin e periudhave më të suksesshme

11:34 | 16/02/2026
Next Post
Manjani: Rama ka pamjen e një trafikanti droge

Manjani: Rama ka pamjen e një trafikanti droge

Operohet Neymar, zgjat më shumë nga sa ishte parashikuar

Operohet Neymar, zgjat më shumë nga sa ishte parashikuar

Moisiu: Meçollari patriot; Shpifësit edhe priftin e bëjnë me barrë

Moisiu: Meçollari patriot; Shpifësit edhe priftin e bëjnë me barrë







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Berisha mbaron fjalimin e tij, nis hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë
Politikë

Berisha mbaron fjalimin e tij, nis hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë

by mirseda
19:42 | 20/02/2026
0

Opozita ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë, të thirrur nga lideri i PD-së, Sali Berisha....

Aksident zinxhir në aksin Peqin–Elbasan, përplasen 3 automjete

Aksident zinxhir në aksin Peqin–Elbasan, përplasen 3 automjete

19:12 | 20/02/2026
Nis protesta e PD/ Rajmonda Bulku: Të rikthejmë frymën e lirisë!

Nis protesta e PD/ Rajmonda Bulku: Të rikthejmë frymën e lirisë!

19:03 | 20/02/2026
Dyshohet se u hodh në Lumi Osum/ Polumbarët e RENEA kërkime në kanionet e Skrapar

Dyshohet se u hodh në Lumi Osum/ Polumbarët e RENEA kërkime në kanionet e Skrapar

19:00 | 20/02/2026
Berisha lë selinë e PD, i drejtohet sheshit para Kryeministrisë bashkë me simpatizantët e tij

Berisha lë selinë e PD, i drejtohet sheshit para Kryeministrisë bashkë me simpatizantët e tij

18:42 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com