Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Sqarohet Skënderbeu: Ekziston hipoteza e trukimit individual

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Sqarohet Skënderbeu: Ekziston hipoteza e trukimit individual

KF Skënderbeu ka dalë sërish në një komunikatë për shtyp ku ka sqaruar deklarimet e bëra nga Avokati Zuccheretti gjatë seancës dëgjimore në CAS. Avokati në fjalë ka deklaruar se luhatja e koeficienteve është e pajustifikueshme, por kjo nuk vërteton që klubi është i përfshirë në këto trukime, gjë që është miratuar edhe nga CAS. Po ashtu është ngritur edhe si hipotezë përfshirja e lojtarëve, në mënyrë individuale në këto trukime, por që ka mbetur thjeshtë si hipotezë e pavërtetuar.

KOMUNIKATË PËR SHTYP

Përmes kësaj komunikate për shtyp, KF Skënderbeu sqaron opinionin publik sa i përket deklarimeve të bëra nga Avokati Zuccheretti gjatë seancës dëgjimore në CAS.

Ashtu siç është transkriptuar qartësisht nga regjistrimet e kësaj seance, përfaqesuesi ynë ligjor në vitin 2016 ka komentuar faktin se luhatjet e koeficenteve të basteve live për ndeshjet e KF Skënderbeut janë të pakundershtueshme, por assesi nuk mund të arrihet në një përfundim se ndeshjet janë të trukuara. Ky qendrim i Avokatit Zuccheretti është konfirmuar edhe nga CAS, ku në vendimin për moslejimin e klubit tonë të garojë në UEFA Champions League 2016/2017, ka saktesuar se në analizë të raporteve të UEFA BFDS, nuk është e mundur të provohet trukimi i ndeshjeve apo përfshirja direkte e klubit në këto aktivitete të paligjshme.

Ndër të tjera, mundësia e perfshirjes së lojtarëve në trukim ndeshjesh është ngritur thjeshtë si hipotezë nga ana e përfaqesuesit tonë në proçes, jo si një akuzë por si një formë për të evidentuar se në një proçes disiplinor, shkeljet dhe shkelësit e disiplinës duhen individualizuar dhe mos të kryhet një proçes populist ku të gjithë janë të fajshëm por asnjëri nuk është fajtor. Ky element ka një prejardhje të drejtpërdrejtë nga praktika gjyqësore e CAS-it dhe gjykatave në rang federal dhe shërben si një garanci për një proçes të rregullt e ligjor.

KF Skënderbeu beson tërësisht në integritetin profesional dhe personal të çdo lojtari apo anëtari të stafit teknik të klubit, aktual dhe të shkuar, e nuk do të ngurrojë në asnjë çast ti mbrojë ata nga çfarëdo lloj akuze të ngritur pa fakte apo bazë ligjore.

Së fundmi, KF Skënderbeu dënon atë pjesë të medias së shkruar dhe vizive e cila në padijeni të plotë ndaj fakteve dhe argumenteve ligjore, dekontekstualizon thëniet e përfaqesuesit tonë ligjor për qëllime destabilizuese apo denigruese.

Sa i përket pretendimeve të Inspektoreve të UEFA-s ne lidhje me këtë keqperdorim të thënieve të Avokatit Zuccheretti, pergjigja e KF Skënderbeut do të jepet në rrugë gjyqësore, ku nuk do të kursehemi në asnjë çast për të mbrojtur integritetin, rezultatet dhe meritat e familjes tonë të madhe sportive.

Faleminderit për mirëkuptimin
Zyra për shtyp
KF Skënderbeu

Tags: ekzistonhipotezaindividualSkenderbeuSqarohettrukimit;

TË LIDHURA

E ardhmja në dyshim, Guardiola nuk vendos, City sheh për alternativa
Sport

E ardhmja në dyshim, Guardiola nuk vendos, City sheh për alternativa

13:54 | 06/04/2026
Vllaznia, Edi Martini: Fitore e merituar, e dinim se do të vuanim
Sport

Vllaznia, Edi Martini: Fitore e merituar, e dinim se do të vuanim

20:06 | 04/04/2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill
Sport

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

15:01 | 04/04/2026
Next Post
Arrestime zyrtarësh në Kavajë e Rrogozhinë, kryebashkiakut i bllokohet pasaporta

Arrestime zyrtarësh në Kavajë e Rrogozhinë, kryebashkiakut i bllokohet pasaporta

Zaev: Borxhi i shtetit nuk pritet të tejkalojë 700 milionë euro

Pasi largoi Selën, Zaev i gatshëm të bashkëpunojë me PDSH dhe BESA

Video/ Bes Kallaku lë nam në Itali, “ngre” në këmbë qendrën tregtare

Video/ Bes Kallaku lë nam në Itali, "ngre" në këmbë qendrën tregtare







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Evakuohen punonjësit e aeroportit të Tel Avivit
Bota

Evakuohen punonjësit e aeroportit të Tel Avivit

by mirseda
14:00 | 06/04/2026
0

Punonjësit në Aeroportin Ben Gurion pranë Tel Avivit janë evakuuar pas zbulimit të tymit nga një paketë...

Dasma e dytë për këtë edicion! “Martohen” sonte Brikena dhe Mateo

Dasma e dytë për këtë edicion! “Martohen” sonte Brikena dhe Mateo

13:55 | 06/04/2026
E ardhmja në dyshim, Guardiola nuk vendos, City sheh për alternativa

E ardhmja në dyshim, Guardiola nuk vendos, City sheh për alternativa

13:54 | 06/04/2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Izraeli: Sulmuam uzinën më të madhe petrokimike në Iran

Lufta në Lindjen e Mesme/ Izraeli: Sulmuam uzinën më të madhe petrokimike në Iran

13:52 | 06/04/2026
Operacionet ushtarake/ Benjamin Netanyahu: Do të vazhdojmë me forcë të plotë deri në eliminimin e…

Operacionet ushtarake/ Benjamin Netanyahu: Do të vazhdojmë me forcë të plotë deri në eliminimin e…

13:36 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com