Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Spiropali takon presidenten e Parlamentit Europian: Zyra rajonale e PE të çelet në Tiranë

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Spiropali takon presidenten e Parlamentit Europian: Zyra rajonale e PE të çelet në Tiranë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një vizitë në Parlamentin Europian, në Bruksel. Ajo u takua me presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, pas ftesës që kjo e fundit i bëri.

Spiropali vlerësoi qasjen pozitive të PE dhe Presidentes Metsola për Ballkanin Perëndimor, e konkretizuar në vendimin e Byrosë së PE të korrikut 2024, për një prani të PE në rajon dhe i paraqiti Presidentes kërkesën që vendndodhja e kësaj prezence të jetë në Tiranë.

“Shqipëria është jo vetëm vendi avangardë, më i vendosur, me mbështetjen më të madhe popullore, por edhe me shpejtësinë më të madhe drejt anëtarësimit në BE, ndër të gjitha vendet e rajonit. Tirana po shndërrohet në një qendër europiane të rajonit.

Ne e kemi të qartë se anëtarësimi në BE është një proces i bazuar në meritën dhe punojmë çdo ditë për ta merituar këtë. Vokacioni europian dhe perëndimor i Shqipërisë është tashmë një realitet i njohur e pranuar botërisht. Mbajtja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare në 15 tetor dhe çelja e negociatave për grup-kapitujt e parë “Themelorët”, ishte një konfirmim i qëndrueshmërisë së arritjeve, por edhe i vullnetit për avancimin me grup-kapitujt e tjerë. Plani i Rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë, për zhvillimin dhe fuqizimin e ekonomisë, integrimin në ekonominë dhe tregun europian dhe rritjen e mirëqenies.

Kuvendi është maksimalisht i angazhuar në lidershipin e procesit të anëtarësimit, përafrimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së, kontrollin e monitorimin e zbatimit të reformave demokratizuese dhe integruese, mirëqeverisjes, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, pavarësisë së pushtetit gjyqësor, pandëshkueshmërisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Kuvendi po punon gjithashtu për hartimin e Planit të Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit të Progresit 2024 për Shqipërinë.

Europa në Shqipëri dhe për shqiptarët është më shumë se një flamur që pret një yll më tepër në Bruksel. Është identiteti ynë, rrënjët tona, ëndrra jonë, destinacioni ynë. Anëtarësimi në BE, si një objektiv strategjik kombëtar, është një proces gjithëpërfshirës dhe Kuvendi po bashkëpunon në këtë proces me qytetarët, publikun, shoqërinë civile, grupet e interesit dhe median.

Duke nënvizuar se këtij qëllimi do t’i shërbejë edhe zgjerimi i bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Parlamentit Europian, Kryetarja Spiropali i propozoi Presidentes Metsola disa mekanizma konkretë të këtj bashkëpunimi si platforma të përbashkëta dialogu, komunikimi, programe për zhvillim kapacitetesh, për rritjen e transparencës dhe efektivitetit të veprimtarisë parlamentare etj”, tha Spiropali.

TË LIDHURA

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.
Aktualitet

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit
Aktualitet

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

21:53 | 05/12/2025
Korçë, zbulohet një pikë bastesh në ambientet e një lokali
Aktualitet

Korçë, zbulohet një pikë bastesh në ambientet e një lokali

19:45 | 05/12/2025
Next Post
Dëmtimet vazhdojnë të jenë problem te Partizani, katër titullarë rrezikojnë derbin me Dinamon

Dëmtimet vazhdojnë të jenë problem te Partizani, katër titullarë rrezikojnë derbin me Dinamon

Vodhi një portofol, bie në pranga “skifteri” shqiptar në Gjermani

Vodhi një portofol, bie në pranga “skifteri” shqiptar në Gjermani

Ministria kërkoi përjashtimin e Atillës, Milaim Zeka: Zot na ruaj nga budallenjtë

Ministria kërkoi përjashtimin e Atillës, Milaim Zeka: Zot na ruaj nga budallenjtë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.
Aktualitet

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

by mirseda
22:56 | 05/12/2025
0

Në një sallë plot me figura të njohura politike nga vendi dhe trojet, artistë dhe shumë personazhe...

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

21:53 | 05/12/2025
Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

21:50 | 05/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

21:37 | 05/12/2025
Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

21:10 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com