Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Ditëlindja e Ronaldos, 34 sekretet dhe hijet e një “alieni” që nuk plaket

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Ditëlindja e Ronaldos, 34 sekretet dhe hijet e një “alieni” që nuk plaket

Te Juve dje binin kambanat e festës: ishte datëlindja e 34-t e Kristiano Ronaldos. Sovrani i ri duhet të festonte si mbret, sepse bardhezinjtë kanë zbuluar një fenomen të gjithanshëm.      ronaldo

1 Kristiano sulmues – Ronaldo në qendër, Ronaldo në mes të zonës, Ronaldo finalizues: ashtu si në Madrid, edhe në Torino, ai mbulon rolin që gatoi në vitet e fundit.

2 Kristiano në krah – Alegri po ndërton një Juve të plotë, një formuese me copëza të lëvizshme. Një lojë e vrullshme pasimesh ku shpesh CR7 luan si… 7 dhe lëshohet si shigjetë nga krahët sikur të kishte 10 vite më pak nën lëkurë.

3 Kristiano asistmen – Napolit iu tregua vendi kështu, me portugezin që bëri dhurata për shokët. Pa harruar krosimin për Manxukiçin kundër Valencias, një aksion me peshë të rëndë në Champions.

Ronaldo

4 Kristiano Penaldo – Pas silurës në shtesë në “Bernabeu”, i kishte premtuar Alegrit se nuk do gabonte kurrë një penallti. Nuk i bëri llogaritë me duart e Sorentinos, por 5 penalltitë të tjera përfunduan brenda.

5 Kristiano snajper – Porta është si një fiksim i ëmbël, është Itaka që tenton të mbërrijë lundërtari portugez. CR7 e shënjestron katërkëndëshin më shumë sesa bënte te Reali, më shumë se të gjithë në Itali.

ronaldo

6 Kristiano goleador – Flasin numrat: golashënues me 17 gola, vetëm Trezege kishte bërë më mirë pas 22 javësh (2005-06).

7 Kristiano fëmijëror – Lotët në Valencia: përballë atyre që i konsideron padrejtësi, reagon me ndjeshmërinë e një fëmije.

8 Kristiano bujar – Nuk ka fëmijë që t’i refuzojë një foto, por edhe me të moshuarit ka të njëjtën ndjenjë: pyesni gjyshen Luçia, 97-vjeç, se çfarë provon përpara një dedikimi të heroit të saj.

Cristiano+Ronaldo+Berat+Djimsiti+Atalanta+Gn8Ou_kpJWPl

9 Kristiano mburravec – Krenaria është pjesë e paketës: ky është Kristiano, duajeni apo urrejeni! Egon nuk e fsheh. E kujt përveç tij mund t’i lejohet? Por një shtytje si ajo që i bëri Ikazos pas golit, mund ta shmangte.

10 Kristiano humorist – Kush e imagjinonte një jashtëtokësor të ftohtë u befasua: CR7 është një karakter simpatik. Objektivi i preferuar i shakave të tij? Koprraci Manxukiç.

11 Kristiano mbret – Edhe në Torino shndërron në ar gjithçka prek: Falë tij, Juve po Përgatiti: ANDROKLI DRALO shet fanella me ritme të paimagjinueshme, rinegocion kontrata, eksploron tregje të reja. Nga muzeu te hotelet, nga parfumet te të brendshmet. Ronaldo është një makineri parash.

12 Kristiano italian – Vendi i ri i pëlqen, po mëson gjuhën, shikon kanalet italiane dhe sa herë mundet, shkon të vizitojë bukuritë e Italisë.

13 Kristiano portugez – Por atdheun e ka në zëmër. Nuk ka luajtur me kombëtaren që kur është veshur bardhezi, por ka qetësuar gjithë Portugalinë: Kristiano do të rikthehet shpejt. Ndërkohë që praktikën e bën me krosimet e Kanselos.

ronaldoo

14 Kristiano magnet – Vjen Kristiano dhe çmimet e biletave të stadiumeve italiane çmenden. Më shumë sesa një mbret është një tiran. Ndonjëherë, Kristiano duket më i madh sesa vetë Juvja.

15 Kristiano besimtar – Në Torino nuk ka ndryshuar devotshmëria: shkon në meshë çdo javë, duke zgjedhur një kishë të ndryshme çdo herë. Fotografët e kanë kapur në dalje nga “Gran Madre”, dy hapa nga shtëpia.

16 Kristiano ‘badibillder’ – Muskujt stërviten, punon pa u lodhur. Të shpeshta fotot e shkrepura në palestër. Legjenda bën mijëra abdominale në ditë.

17 Kristiano shok – Nga Bernardeski te Pinsoljo, tashmë ka shumë miq italianë për t’i ftuar për darkë. Të ftuar të përhershëm mbeten portugezi Paiksao dhe spanjolli Eduardo. Në fortesën e tij ka mjaftueshëm vend.

18 Kristiano djalë – Mamaja Dolores është domethënia e gjithë ekzistencës së tij dhe falë saj ai u bë Kristiano Ronaldo. Dhe ndikimi i saj ka mbërritur deri në Itali.

kristiano ronaldo

19 Kristiano baba – Kristianinjo që rritet është imazhi i ngjashmërisë së Kristianos. Në publik, kërkon gjithnjë dorën e të atit. Ronaldo është një baba i dhembshur dhe krenar. Po ta kishte në dorë, nuk do të humbiste asnjë ndeshje të CR7 Juniorit me Juven.

20 Kristiano i fejuar – Georgina është zgjedhja pas një pasarele të gjatë: në pritje të martesës, me të Kristiano është i kujdesshëm dhe protektiv. I përzemërt mesazhi në “Instagram” për datëlindje: “Urime gruas më të mrekullueshme që Zoti më vendosi në rrugën time”.

21 Kristiano elegant – Nga prerja e flokëve te veshja, CR7 është një markë e ndjekur mode dhe nuk kursehet asnjëherë për pamjen, siç e tregon krenaria e diamanteve që i shfaqi në vigjilje të ndeshjes me Mançesterin. Sa kushtonin? 1.5 milionë euro.

22 Kristiano mësues – Më të çuditur nga metodat e mirësjelljes janë të rinjtë që po i afrohen skuadrës së parë: për cilindo ka një këshillë nga jashtëtokësori.

23 Kristiano i akuzuar – Rasti Majorga që e akuzon për dhunë seksuale, është vetëm një nga episodet që e kanë shoqëruar këto muaj të parë në Itali. Si të mos mjaftonte, ai arriti një akord me fiskun spanjoll prej 18.8 milionë eurosh pas akuzave për evazion fiskal.

24 Kristiano lider – Shiritin në krah e ka Kielini, por kapiten është edhe Ronaldo, i cili kërkon të mësojë prej tij mbi të gjitha në rrafshin europian.

25 Kristiano inatçor – Ato çmimet që mori Modriç nuk i priti mirë. Mendonte se meritonte më shumë dhe këtë nuk e ka fshehur.

kristiano ronaldo

26 Kristiano mosketier – “Të gjithë për një, një për të gjithë”, tha Andrea Anjeli pas të kuqit të CR7 me Valencian. Kristiano juventin mes juventinëve, një Dartanjan për “Zonjën”.

27 Kristiano konkurrues – Një, dy, tre, mijëra sfida Ronaldo i organizon në stërvitje për t’u vënë në provë. Dhe nëse dështon në ndonjë, e përsërit derisa ta fitojë.

28 Kristiano vendimtar – Aksionet me Napolin, një silurë Empolit, një penallti në derbi, një gol me kokë në Superkupë: kur Juve vuan, ja tek është shpëtimtari.

29 Kristiano grabitqar – Mund të kërkosh më shumë pasi ke fituar 28 trofe? Po, një trofe të veçantë, trofeun e “tij”: Champions-in e 6-të, po aq sa Gento.

30 Kristiano model – Mes “Facebook”, “Instagram” dhe “Twitter” është personazhi më i ndjekur i planetit. Çdo postim i tij gjeneron miliona pëlqime, pra miliona euro.

31 Kristiano kokëfortë – E vështirë t’ia ndryshosh mendjen, brenda dhe jashtë fushe. Një shembull? Goditjet e dënimit i ekzekuton pak me egoizëm të gjitha ai, edhe pse ka specialistë si Pjaniç-Dibala.

32 Kristiano i palodhur – Me Juven ka luajtur 30 ndeshje nga 31, 28 si titullar. Në stërvitje jep gjithnjë 100% dhe ditën e pushimit e kalon shpesh në palestër. Tani mbushi 34 vjeç, por mos prisni ulje ritmi.

Ronaldo

33 Kristiano i rezervuar – Familja, eskorta dhe shokët e vjetër: rrethohet vetëm nga njerëzit që i beson dhe pak njerëz kanë akses në vilën gjigante torineze.

34 Kristiano njerëzor – Gabon edhe ai ndonjëherë në mënyrë banale, si ai rasti vetëm sa për ta shtyrë me Lacion. Dhe kur ndodh, dëshpërohet sikur të ishte fundi i botës. Sepse në fund, ky 34-vjeçar është vetëm dhe vetëm ky: një qenie njerëzore madhështore./Panorama

TË LIDHURA

Barcelona pas Luis Diaz. Përgjigjet trajneri i Liverpool: Më pëlqen Yamal dhe Raphinha
Sport

Barcelona pas Luis Diaz. Përgjigjet trajneri i Liverpool: Më pëlqen Yamal dhe Raphinha

15:57 | 23/05/2025
Janë jashtë planeve, priten disa largime te Partizani
Sport

Janë jashtë planeve, priten disa largime te Partizani

14:59 | 23/05/2025
Grumbullimi i Shqipërisë për ndeshjet e qershorit/ Asllani, i fundit që merr avionin
Sport

Grumbullimi i Shqipërisë për ndeshjet e qershorit/ Asllani, i fundit që merr avionin

22:16 | 22/05/2025
Next Post
Nesër hidhen në treg dy modele të avancuara të Nokia 5.1 Plus

Nesër hidhen në treg dy modele të avancuara të Nokia 5.1 Plus

Hapja e negociatave me BE-në, Irlanda dhe Finlanda skeptike për votën e qershorit

Hapja e negociatave me BE-në, Irlanda dhe Finlanda skeptike për votën e qershorit

Lapsusi i Bashës, Balla i nxjerr videon dhe tallet keq me të

Lapsusi i Bashës, Balla i nxjerr videon dhe tallet keq me të

JU REKOMANDOJMË

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Humb jetën ekuipazhi, një helikopter ushtarak rus Mi-8
Bota

Humb jetën ekuipazhi, një helikopter ushtarak rus Mi-8

by mirseda
16:39 | 23/05/2025
0

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS, njoftoi se një helikopter u rrëzua sot në mesditë pranë fshatit Naryshkino...

Arrestohet i shumëkërkuari Xhevdet Plaku dhe gjashtë të tjerë

Arrestohet i shumëkërkuari Xhevdet Plaku dhe gjashtë të tjerë

16:00 | 23/05/2025
Barcelona pas Luis Diaz. Përgjigjet trajneri i Liverpool: Më pëlqen Yamal dhe Raphinha

Barcelona pas Luis Diaz. Përgjigjet trajneri i Liverpool: Më pëlqen Yamal dhe Raphinha

15:57 | 23/05/2025
Aktori i dyshuar se ngriti një “shtëpi bari” në Australi, “hakmerret” Bardhi: Bota rrotullohet

Aktori i dyshuar se ngriti një “shtëpi bari” në Australi, “hakmerret” Bardhi: Bota rrotullohet

15:55 | 23/05/2025
Presidentja e Sllovenisë akuza Izraelit për gjenocid në Gaza, deklarata e fortë

Presidentja e Sllovenisë akuza Izraelit për gjenocid në Gaza, deklarata e fortë

15:04 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com