Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

4 muaj ago
in Aktualitet

Këshilli i Mandateve mblidhet sot, më 28 janar, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ministres e njëherësh numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, në një moment kur Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dalë me vendim për ankimin e kryeministrit Edi Rama sa i takon konfliktit të kompetencave me Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO).

Çështja u shqyrtua nga togat e zeza të Kushtetueses më 22 janar dhe bazuar në praktikat e mëparshme, pritej që vendimi të shpallej të martën, 27 janar.

Megjithatë, mësohet se disa prej anëtarëve të kësaj gjykate kanë kërkuar më shumë kohë për të formuar qëndrimin e tyre mbi rastin.

Palët e legjitimura në këtë proces janë kryeministri, Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti, si tre institucionet që kanë rolin përkatës në zgjedhjen e një anëtari të qeverisë, si dhe SPAK-u e Gjykata e Posaçme. Kjo e fundit, me një njoftim publik, ka bërë të ditur se nuk mund të jetë palë dhe të dalë përpara një gjykate tjetër si ajo Kushtetuese për të interpretuar një vendim të marrë tashmë, pasi e cilëson këtë si cenim të pavarësisë së shkallëve të gjyqësorit.

SPAK ka kërkuar rrëzimin e ankimit si jo legjitim, pasi, sipas argumenteve të prokurorit Dritan Prençi, duhej pritur më parë shqyrtimi i masës së GJKKO-së nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i kërkoi Kuvendit më 16 dhjetor 2025 autorizimin për arrestimin e Ballukut, e pandehur për shkeljet në tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për 7 procedura të tjera prokurimi lidhur me ndërtimin e lotëve të Unazës së Madhe.

Mbledhja e cila zgjati afro 4 orë u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pas shumë diskutimesh anëtarët e Këshillit të Mandateve morën USB-në me mbi 10 mijë faqe prova ku SPAK mbështet kërkesën drejtuar Kuvendit.

SPAK-u ka dyshime se Balluku duke qenë në detyrë rrezikon të prishë provat hetimore dhe të intimidojë dëshmitarët.

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Me 85 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshimet në Kodin Penal dhe disa projektligje kyçe

Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK në Rumani, mes viktimave edhe shqiptari Vasil Pilo

Rati rrëfen bisedën e fundit me Shpat Kasapin: E kam peng që...







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com