Sondazhi i ”Report Tv” dhe institutit italian Piepoli, ka vlerësuar vullnetin e shqiptarëve ndaj qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Të pyetur për menaxhimin e situatës së pandemisë së koronavirusit, pretendohet se 53% e shqiptarëve kanë vlerësuar me nota pozitive masat e marra nga Qeveria për menaxhimin e situatës.
Nga këta 31% shumë pozitive, ndërsa 35 % shprehen të pakënaqur.
Megjithatë, pretendohet se sondazhi ka një marzh gabimi prej 4.4%, më shumë ose më pak nga rezultati i publikuar.