Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Sofa Gate”, pasojë e përplasjeve për pushtet brenda BE-së

5 vjet ago
in Bota, Kryesore
“Sofa Gate”, pasojë e përplasjeve për pushtet brenda BE-së

Nga Yahya Bostan “Daily Sabah”

Unë nuk kam qenë kurrë i interesuar për thashethemet mbi të famshmit. Disa mund të mendojnë se kjo është e mërzitshme. Por mua më intereson më shumë ajo që mendojnë dhe thonë politikanët, sesa çfarë hanë, pinë apo veshin ata.

Lajmi që presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Lejen, nuk iu ofrua një karrige në takimin e saj me presidentin e Këshillit Evropian Sharl Mishel dhe presidentin turk  Rexhep Tajip Erdogan në Ankara, nuk do të më kishte tërhequr aspak vëmendjen, nëse kjo“çështje” nuk do të kishte evoluar në diçka tjetër.

Megjithatë, ajo që ndodhi atë ditë është bërë kaq shumë e politizuar dhe me ndikim, sa qëtani është në zonën time të interesit. Më poshtë,përmbledhtazi po e njoh me faktet këdo që mund të mos ta ketë ndjekur të ashtuquajturën “Sofa Gate” (Skandali i Divanit).

Presidenti Erdogan priti në zyrën e tij në Ankara 2 udhëheqës të Bashkimit Evropian. Ky takim ishte shumë domethënës, për shkak se u zhvillua menjëherë pas një takimi të liderëve evropianë në Bruksel, të cilët morën disa vendime të caktuara në lidhje me Turqinë. Ekzistonte një listë e gjatë çështjesh, prandaj duhej diskutuar.

Përpara takimit mes tyre, Erdogan së bashku me Mishel dhe zonjën Von der Lejen hynë në sallën e pritjes. Si zakonisht, gazetarëve iu lejua të filmonin për disa sekonda. Duke gjykuar nga pamjet, Erdogan hyn brenda së bashku me dy të ftuarit, para se të dy burrat të drejtohen nga 2 karriget. Presidentja e Komisionit Evropian, në dukje e befasuar që asaj nuk i ishte caktuar një karrige, ndalet paksa përpara se të ulet në divanin aty pranë, përballë ministrit të jashtëm turk.

 

Akuzat e medias

 

Ato pamje u bënë virale në internet, pasi media evropiane akuzoi menjëherë Turqinë për mizogjini, dhe për “dështimin për t’i gjetur një karrige politikanes grua”. Turqia u kritikua ashpër gjatë 2 ditëve në vijim. Kur pyeta një zyrtar të qeverisë se përse Turqia nuk dha një sqarim zyrtar, ai më tha se po prisnin që këtë ta bënte Mishel.

Në fund, ndoshta sepse Turqisë i sosi durimi më këto sulme, Ministri i Jashtëm Mevlut Çavushoglu doli para kamerave dhe bëri një deklaratë publike:“Nuk doja të flisja për këtë gjë, por jam i detyruar. Protokolli që u ndoq gjatë vizitës së udhëheqësve të BE-së, ishte plotësisht në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian”. Pra me fjalë të tjera, rregullimi i mënyrës së uljes së protagonistëve në atë takim ishte bërë në Bruksel dhe jo në Ankara.

 

Incidenti qartë

 

Ajo që ndodhi një natë para takimit të presidentit turk me udhëheqësit e Bashkimit Evropian, nuk është më një sekret:Zyrtarët e protokollit nga pala turke e hartuan formën e uljes së bashku me ekipin e zoti Sharl Mishel, që këmbënguli që zonja Von der Lejen të ulej në

divan.

Turqit pranuan, duke shprehur rezervat e tyre, për shkak të mungesës së ndonjë përfaqësuesi nga Komisioni Evropian. Kur e kuptoi që Von der Lejen ishte e pakënaqur me atë

situatë, pala turke këmbënguli që të tre udhëheqësit të uleshin si të barabartë gjatë drekës së përbashkët.

Mesa duket stafi i Mishel kundërshtoi, duke kërkuar që shefi i tyre të ulej përballë presidentit turk. Turqit e pranuan sërish kërkesën e tyre me kushtin që edhe zonja Von der Lejen, të ulej gjithashtu në një karrige me një lartësi të njëjtë.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, ishte ndoshta në dijeni të burimit të problemit, pasi thuhet se pas drekës të dy ekipeve Mishel dhe Von der Lejen patën një diskutim të ashpër mes tyre. Megjithëse u la në hije nga debati mbi mënyrën e uljes së 2 liderëve të BE-së, ai takim ishte shumë i rëndësishëm për Turqinë dhe Bashkimin Evropian.

Sipas burimeve, palët folën për emigracionin e paligjshëm, për rritjen e kontakteve BE-Turqi, përditësimin e unionit doganor me tyre, dhe për përfshirjen në dialog të nivelit të lartë. Që të dyja palët shprehën gjithashtu pikëpamjet e tyre mbi vendimet e marra në samitin e udhëheqësve të BE-së muajin e kaluar.

Duke deklaruar se Turqia synon të bëhet një anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, Erdogan kërkoi që të ndërmerren hapa konkretë. Nga ana tjetër, udhëheqësit evropianë hezituan të marrin zotime të qarta para samitit të qershorit. Burimet e mia në Ankara, besojnë se e ardhmja e marrëdhënieve Turqi-BE do të bëhet shumë më e qartë pas samitit të udhëheqësve të BE këtë verë.

burimi: https://www.dailysabah.com/opinion/columns/what-really-is-sofa-gate

Përshtatur për Tirana Today

Tags: besofa gateTurqia

TË LIDHURA

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë
Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

20:43 | 13/01/2026
Koreja e Jugut: Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin.
Bota

Koreja e Jugut: Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin.

19:29 | 13/01/2026
Sulmet ruse në Ukrainë lënë qindra mijëra pa energji dhe në të ftohtë
Bota

Sulmet ruse në Ukrainë lënë qindra mijëra pa energji dhe në të ftohtë

17:48 | 13/01/2026
Next Post
Makina përfundon në pyllin e Divjakës, humb jetën 19-vjeçarja

Makina përfundon në pyllin e Divjakës, humb jetën 19-vjeçarja

Bideni korrigjon politikën e migrimit të SHBA

Tërheqja nga Afganistani, Biden: koha për t'i dhënë fund luftës së përhershme

Infarkti tek gratë, cilat janë simptomat

Infarkti tek gratë, cilat janë simptomat







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Kristi përplaset me Brikenën; ajo: “Nuk mund të më manipulojë”. Mateo: “Nuk e përdor për show”
Showbizz

Kristi përplaset me Brikenën; ajo: “Nuk mund të më manipulojë”. Mateo: “Nuk e përdor për show”

by mirseda
22:56 | 13/01/2026
0

Pas diskutimeve për raportin e Mateos me Brikenën, kristi ka debatuar me banoren duke u shprehur se...

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

22:14 | 13/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

20:43 | 13/01/2026
Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

20:23 | 13/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com