Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Sociopatët që po shkatërrojnë artin dhe memorien tonë

7 vjet ago
in Të Gjitha
Çështja e detit/Lubonja: Po humbim Shqipërinë, Rama “shiti” Çamërinë

Nga Fatos Lubonja/Kur u prish stadiumi “Qemal Stafa”, një pjesë e shoqërisë civile, që ishte kundër, ftoi arkitektin italian Leonardo Nardi për të folur për këtë çështje. Më kujtohet se kur u pyet se a do të mund të ndodhte kjo në Itali, në stadiumin e Firences, (që është edhe ai i periudhës fashiste) dha një përgjigje shumë të shkurtër: “Te ne as do t’i shkonte ndërmend kujt të bënte një gjë të tillë.”

Dhe stadiumi i Firences nuk është asgjë në krahasim me trashëgiminë e jashtëzakonshme të Firences.

Gjëja e parë që më vjen ndërmend kur dëgjoj ide si kjo e prishjes së teatrit, është pikërisht pyetja: “Si u shkon ndërmend?!”. Kjo pyetje, që me pikëçuditësen e saj habitore është shprehje e moshumbjes së aftësisë për t’u revoltuar ndaj autorëve të krimit, me pikëpyetjen e saj është edhe shprehje e nevojës për kuptim të njerëzve që e lejojnë këtë krim.

E në këtë përpjekje për kuptim, për mua ishte e trishtueshme të dëgjoja edhe vetë aktorët e teatrit të formulonin idenë se ata duan aty një teatër të ri, veçse ndërtesë më vete, jo brenda një kulle. Argumenti qe se kjo na qenka një ndërtesë e rrënuar, e ndërtuar vetëm përkohësisht me mungesën e ngrohjes e ku di unë.

E pra, kur dëgjon aktorët e teatrit ta trajtojnë ndërtesën ku ka filluar historia e teatrit shqiptar, ku një pjesë syresh kanë kaluar jetën, madje disa me dy breza, siç kanë trajtuar banorët e thjeshtë të Tiranës shtëpitë e tyre të vjetra, ku kanë lindur e janë rritur, mund të kuptosh edhe më mirë psenë e shkatërrimit të Tiranës historike.

Mund të kuptosh se kjo nuk është thjesht çështje e një sociopati si Edi Rama dhe e disa sociopatëve të tjerë të babëzitur për para, por çështje e një zbrazësie kulturore e shpirtërore, pa të cilën sociopatë dhe injorantë të tillë nuk do të kishin pasur asnjë mundësi të lulëzonin dhe sundonin.

Në Itali, kohët e fundit kanë rënë disa tërmete, që kanë shkatërruat disa qytete dhe fshatra gati tërësisht. Ajo që të bije në sy, është se askujt prej banorëve apo ndërtuesve nuk u shkon ndërmend se në vend të këtyre ndërtesave të vjetra dy-tre katërshe, të ndërtojnë atje ndërtesa të larta, moderne, nga të cilat të gjithë do të nxirrnin fitim, duke filluar nga pronarët e ndërtesave të vjetra vetë.

Fjala inkurajuese që dëgjohet nga të gjithë, me në krye politikanët që i vizitojnë, është se do ta rindërtojnë “Comme era, dove era” (Ku ishte dhe siç ishte). Sepse përndryshe ata do të humbisnin diçka, që është vetë vetja e tyre sepse sot janë të gjithë të vetëdijshëm për vlerën e pazëvendësueshme kulturore e shpirtërore që kanë ato kisha e ndërtesa të vjetra.

Prandaj, sa më shumë piqen e rriten në përvojë, aq më shumë njerëzit ruajnë memorien e tyre shpirtërore e materiale. Sipas kohëve, i kanë pajisur këto ndërtesa të vjetra historike me elektricitet, pastaj i kanë pajisur me ngrohje, por nuk i kanë rrënuar.

Dhe kjo jo pse janë më të bukura se të rejat, por sepse bukuria e tyre më e madhe, vjen edhe nga historia e tyre më e hershme. Se të ruajtura të gjitha së bashku sipas kohës kur janë ndërtuar, shkruajnë kapitull më kapitull librin e historisë së tyre dhe garantojnë të ardhmen e tyre.

Se çfarë vlere ka kjo ruajtje e kujtesës, e tregon një episod nga jeta e piktorit të famshëm Marc Chagall. Ai ka lindur e ka kaluar fëmijërinë e rininë në qytetin Vitebsk, një qytet i bukur me kisha dhe sinagoga, që gjatë Luftës së II pësoi shumë shkatërrime dhe djegie, që nuk u ringritën siç kishin qenë nga komunistët.

Kur Chagallit të ikur në Perëndim për shkak të diktaturës iu dha mundësia (pas zbutjes) të shkojë të shohë Vitebskun, ai refuzoi sepse donte ta ruante në kujtesë ashtu siç e kishte lënë; se përndryshe nuk do të duronte dot dhimbjen.

Për të mbetur në Lindje, le të kujtojmë se gjatë Luftës së II, qendra historike e Varshavës u rrënua krejt.

Por polakët nuk ndërtuan atje shpejt e shpejt ndërtesa të reja, por avash-avash mblodhën çdo gur dhe e rindërtuan qendrën historike të Varshavës, ashtu siç ishte dhe ku ishte. E pra, pyetja që shtrohet është: Si ka mundësi që ne nuk e kemi këtë ndjeshmëri, këtë dhimbje për qytetin ku kemi lindur dhe jemi rritur? Si na shkon ndërmend të rrënojmë edhe mbetjet e fundit të Tiranës historike? (Panorama)

Tags: artinmemorienshkatërrojnëSociopatëttonë

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Nga dëmtimi tek goli në Europa League, Ajdareviç: Dëshira më e madhe, kombëtarja

Nga dëmtimi tek goli në Europa League, Ajdareviç: Dëshira më e madhe, kombëtarja

Votimi elektronik/Bylykbashi: Sistemi në shinat e duhura, s’preken më votat!

Votimi elektronik/Bylykbashi: Sistemi në shinat e duhura, s’preken më votat!

Skandali i trukimeve/FSHF bëhet me UEFA-n: Të gjithë para ligjit

Skandali i trukimeve/FSHF bëhet me UEFA-n: Të gjithë para ligjit

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com