Kanë mjaftuar 15 vota pro për të shkarkuar kreun e Qarkut të Vlorës, Sadrit Danajn. Ky i fundit u shkarkua pas një mocioni mosbesimi, të propozuar nga kryebashkiaku Dritan Leli.
Edhe pse në mbledhje kanë munguar këshilltarët e opozitës dhe të PDIU-së, ndërsa LSI-ja ka braktisur mbledhjen, votat kanë qenë të mjaftueshme për të shkarkuar Danajn.
Ky i fundit, pas votimit, ka kontestuar 3 vota si të pavlefshme.
Ka reaguar menjëherë pas vendimit, duke thënë:
“Procesi i votimit ishte i pavlefshëm dhe një farsë e PS-së. Unë përfaqësoj alternativën ‘Zgjidhja’”.
Pas votimit, Danaj ka kontestuar 3 vota si të pavlefshme.