Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Sllovenia në fushatë për një President të suksesshëm

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Sllovenia në fushatë për një President të suksesshëm

Dhunë, varfëri, kriza të vazhdueshme: Nga koha e luftërave të Jugosllavisë, Ballkani Perëndimor shihet si fëmija problematik i Evropës. Por anëtarja e vogël e BE, Sllovenia i hedh poshtë klishetë.

Ai asfalton rrugët në kominoshe ngjyrë portokalli, udhëton me djalin nëpër Slloveni dhe nxin në diell trupin atletik në bregun e Piranit, me tatuazh delfini në krah. Në të gjitha këto poza mund ta shohësh presidentin slloven, Borut Pahor, ai është një yll i Instagramit. Më shumë se 42.000 ndjekës në një vend me 2 milionë banorë. Madje edhe gazeta britanike Guardian vuri re se Donald Trump mund të sundojë Twitterin, por në Instagram ka konkurrencë nga kryeministri slloven.

Edhe në zgjedhjet presidenciale të dielën e ardhshme, socialdemokrati Pahor nuk duket se ka rivalë të fortë. Sipas sondazheve bëhet fjalë vetëm nëse ai fiton që në raundin e parë apo të dytë. Duket se forca e tij si politikan nuk qëndron edhe aq tek profilizimi i tij politik, se sa tek fakti që në vendin e  vogël ballkanik ka pak tema që ndezin gjakrat e njerëzve, përjashto këtu grindjen me Kroacinë për vijën kufitare në Piran.

Vendi shembullor në një rajon krize

Zhvillimi ekonomik i Sllovenisë është pozitiv, para pak kohësh prognoza e rritjes ekonomike u korrigjua pozitivisht nga 3,9% në 4,4% në vit. Sa i përket digjitalizimit, Sllovenia zë vendin e dytë në Europë, pas Finlandës, zgjerimi i rrjetit rrugor modern është gati i përfunduar, e tani po rikonstruktohet në stil të gjerë hekurudha sllovene.

Shembullore Sllovenia ka qenë edhe më parë, që para shpërthimit të krizës në vitin 2010. Edhe në kohën e Jugosllavisë, ky vend konsiderohej si republika më e zhvilluar. Sllovenia gati e pagoditur nga luftërat e Jugosllavisë, dhe ia doli mbanë si shtet pasues socialist i Jugosllavisë të kalojë me sukses në ekonominë e tregut.

Pas anëtarësimit në BE (2004), ekonomia sllovene përjetoi një bum ekonomik, industria e ndërtimit lulëzoi, bankat mund të merrnin kredi të leverdisshme në tregjet botërore të kapitalit. „Sllovenët jetuan shumë me kredi në kohën pas anëtarësimit në BE. Ata u futën thellë në borxhe, duke financuar kështu bumin e ndërtimeve, por kjo u ndërpre pas krizës financiare”, kujton Hermine Vidovic nga Instituti  Vjenez për Ekonominë e Krahasuar Botërore (WIIW).

Problem tjetër përbënin lidhjet e ngushta politike me strukturat ekonomike në vend. Në dallim nga ish-vendet socialiste lindore, në Slloveni nuk pati një valë të gjerë privatizimi në ekonomi. Shumë firma të mëdha dhe banka ishin në pronësi të shtetit. Kjo lë dyshime se „vendime të caktuara për kredi shpesh u morën për arsye politike e jo ekonomike”, thotë Vidovic.

Masa të rrepta kursimi

Kur në vitin 2010 për shkak të krizës u shtrenjtua paraja në tregjet e kapitalit, ekonomia sllovene u trondit thellë. Për një kohë madje u duk se Sllovenia do të kishte nevojë për ombrellën financiare të shpëtimit të BE, (ESM) në kohën e krizës. Por Sllovenia e mori vetë në dorë shpëtimin e ekonomisë dhe sektorit financiar. Pasoja – kursime të forta për njerëzit. „Nga njëra anë u bënë shkurtime në buxhet, nga ana tjetër u shkurtuan rrogat e administratës e u ndërmorën një sërë reformash e masash kursimi”, thekson Vidovic. Nga ana tjetër, shteti slloven pompoi miliarda në sistemin financiar të vendit, 1,55 miliardë euro vetëm në bankën më të rëndësishme, “Nova Ljubljanska banka” (NLB). Se nga erdhën miliardat, qeveria sllovene nuk e ka bërë të ditur.

Në fund të vitit 2011, qeveria u dorëhoq pas heqjes së votëbesimit. Kryeministri, tek i cili nuk kishte besim kush, se do t’ia dilte mbanë quhej, Borut Pahor. Në zgjedhjet e mëvonshme parlamentare ai humbi dy të tretat e vendeve në parlament. Por  buzagazin Pahor kjo nuk e dëmtoi. Vetëm një vit më vonë, ai fitoi zgjedhjet presidenciale, shkruan DW.

Nga kjo kohë kanë ndryshuar shumë gjëra në Slloveni. Kriza duket e tejkaluar, vendi merr sërish lëvdata „si nxënës shembullor”. Vidovic thekson në këtë kontekst rëndësinë e privatizimeve. „Për rimëkëmbjen ekonomike ishte e rëndësishme që në ujdi me BE, u kryen 15 privatizime të rëndësishme firmash, bankash e objektesh infrastrukturore”. Rezultatet duken: Tani eksportet sllovene shënojnë rritje, papunësia është ulur, në 2017-n ajo kap shifrën 7,5%, një përqind më pak se vitin 2016. Prej dy vjetësh po rriten edhe rrogat.

Tags: në fushatënjë PresidentSlloveniatë suksesshëm

TË LIDHURA

Marrëveshja e paqes, Izraeli: Afër 2 mijë palestinezë janë liruar nga burgjet tona
Bota

Marrëveshja e paqes, Izraeli: Afër 2 mijë palestinezë janë liruar nga burgjet tona

19:44 | 13/10/2025
Prokurorët polakë akuza ndaj dy shtetasve rusë, Polonia “epiqendër” spiunazhi nga Rusia
Bota

Prokurorët polakë akuza ndaj dy shtetasve rusë, Polonia “epiqendër” spiunazhi nga Rusia

19:21 | 13/10/2025
“Trump firmos marrëveshjen e paqes në Gaza: U deshën 3 mijë vjet!”
Bota

“Trump firmos marrëveshjen e paqes në Gaza: U deshën 3 mijë vjet!”

18:55 | 13/10/2025
Next Post
Neymar problematik tek PSG, debat dhe me trajnerin

Neymar problematik tek PSG, debat dhe me trajnerin

Kosovë, deri në orën 15:00 votojnë 29 %

Kosovë, deri në orën 15:00 votojnë 29 %

SHPËRTHEN RRJETI/ Postimet më pikante lidhur me kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit

SHPËRTHEN RRJETI/ Postimet më pikante lidhur me kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

G Bani tërhiqet nga pjesmarrja në “Kënga Magjike”: Arti nuk krijohet me sulme personale
Showbizz

G Bani tërhiqet nga pjesmarrja në “Kënga Magjike”: Arti nuk krijohet me sulme personale

by mirseda
21:58 | 13/10/2025
0

G Bani ka bërë të ditur përmes një postimi në “Instagram Story” se ka vendosur të anullojë...

U ndëshkua pas festës me shqiponjë/ Duka shuan misterin, tregon pse Manaj mori karton të verdhë

U ndëshkua pas festës me shqiponjë/ Duka shuan misterin, tregon pse Manaj mori karton të verdhë

21:51 | 13/10/2025
Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër

Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër

21:06 | 13/10/2025
Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së

Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së

20:39 | 13/10/2025
Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Jordanisë në “Air Albania”

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Jordanisë në “Air Albania”

20:38 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com