Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Skënderbeu nuk fiton dot, serbët kënaqen me një pikë

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Skënderbeu nuk fiton dot, serbët kënaqen me një pikë

Është mbyllur në barazim pa gola ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena” mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit. Një ndeshje e luftuar mjaft fort nga të dyja skuadrat deri në minutën e fundit. Skënderbeu e nis mjaft mirë këtë sfidë dhe dominon pothuajse të gjithë pjesën e parë. Rastet më të mira i ka pasur me Xhejms, i cili nuk ka shpërdoruar dy të tilla që në pjesë të parë ku mund të kishte kaluar në avantazh korçarët. Pjesa e dytë nis me të njëjtin ritëm dhe formacioni i teknikut Daja vazhdon të sulmojë shumë lart. Krijojnë shumë raste dhe në pjesën e dytë por nuk janë të saktë në finalizime, sulmuesi Ali Soue krijon disa raste mjaft të mira por goditjet e tij bllokohen nga Mitrovic dhe portieri. Lojtarët e Partizanit të Beogradit fitojnë terren dhe kërkojnë të zhbllokojnë sfidën. Është gardiani i Skënderbeut, Orges Shehi që bën disa pritje mjaft të rëndësishme për të marrë një pikë në këtë takim. Mbas këtij barazimi dhe barazimit në sfidën tjetër mes Dinamos Kiev -Young Boys, situata në renditjen e grupit nuk ndryshon. Skënderbeu vazhdon të shpresojë se mund të arrijë të kalojë fazën e grupeve.
skenderbeu

Mbyllet pjesa e parë me një Skënderbe që dominon në çdo repart, por që nuk arrin të godasë rrjetën në mënyrën e duhur. Edhe Partizani i Beogradit ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në këtë pjesë të parë. Ka pasur shumë gabime në mesfushë dhe dukej tensioni që e shoqëron këtë sfidë edhe në këmbët e lojtarëve. Xhejms ka pasur disa raste mjaft të mira, por nuk është treguar gjakftohtë në momentin e fundit. Radas ka pësuar një dëmtim dhe është zëvendësuar nga Aliti. Tifozeria ka qenë spektakolare ku ka qenë e përqendruar tek mbështetja e ekipit korçar dhe nuk ka pasur fyerje apo urrejtje ndaj serbëve, për tu marrë shembull ishin edhe ata në këtë pjesë të parë.

Image may contain: one or more people, stadium and outdoor

Minut pas minute:

78′ Shumë pranë golit Skënderbeu me Xhejms, portieri Stojkoviç ishte një hap përpara futbollistit të Skënderbeut dhe i rrëmben topin.

72′ Jevtoviç provon me një goditje nga jasht zone, devijimi i Orges Shehit e dërgon topin në goditje nga këndi.

66′ Sabjen Lilaj provon me një gjuajtje nga 40 metra, por topi nuk merr trajektoren e duhur dhe përfundon jashtë.

62’ çfarë rasti për Partizanin e Beogradit, Tawamba futet në zonë dhe kishte mundësi të godiste por pason, në atë moment mbrojtja korçare neutralizon gjithçka

57′ Soue merr një pasim të bukur nga Lilaj, provon të gjuaj por topi devijohet në goditje nga këndi, e 6-ta për Skënderbeun.

54’ Kaos në zonë dhe Muzaka kroson nga shumë pranë, por mbrojtja shtatlartë e Partizanit largon sërish topin.

53’ Xhejms avancon mjaft mirë në të majtë dhe janë 2 kundër dy me Soue, vertikalizon mjaft mirë dhe Soue godet pot topi devijohet. Goditje dënimi.

46′ ka startuar pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Skënderbeu – Partizani i Beogradit 0-0. 

45’ Lilaj hap një top për Soue i cili e zotëron në zonë por është i vetëm dhe nuk godet dot portën.

38’ Sabien Lilaj ndëshkohet me karton të verdhë

34′ ndëshkohet me karton të verdhë Tawanba

32′ Largohet Radas i dëmtuar, në lojë Aliti.

31’ Sërisht Xhejms Adeni i cili depërton në zonë nga e majta dhe godet direkt shumë fort, por topi devijohet nga mbrojtja.

23’ Xhejms fiton një top në mesfushë dhe niset i vetëm, por nuk është i qartë para portës dhe humbet topin, rasti më i mirë i ndeshjes deri tani.

22’ Xhejms nis para një top për Soue i cili ishte vetëm me një mbrojtës, por ky i fundit devijon topin jashtë vijave kufizuese.

18’ Jashanica gabon me topin dhe u jep mundësinë kundërshtarëve të rrezikojnë, aty vjen Mici që ndërhynë fort dhe largon rrezikun

11′ Miqtë futen rrezikshëm në zonë por Vangjeli rrëshket dhe bllokon goditjen drejt portës.

10′ Bruno Dita tenton me një goditje nga larg, topi përfundon jashtë kuadratit.

7′ Kapiteni Vuliçeviç, provon të befasojë Shehin me një goditje nga jashtë zone, por topi përfundon në duart e 40-vjeçarit.

6′ Goditja e tretë nga këndi për Skënderbeut, kroson Taku rrezikshëm, por largojnë futbollistët serbë.

4′ Tjetër goditje këndi për Skënderbeun, Taku lëshon një goditje të fuqishme, topi përfundon jashtë kuadratit.

3′ Skënderbeu e nis shum♪7 lart dhe hidhet menjëher në sulm.

1′ Ka startuar ndeshja

FORMACIONET ZYRTARE

Skënderbeu: Shehi, Mici, Jashanica, Radas, Vangjeli, Muzaka, Lilaj, Dita, Taku, Xhejms, Soue

Partizani: Stojkoviç, Tauamba, Viliçeviç, Tosiç, Jankoviç, Souma, Jevtoviç, Bilher, Miletiç, Mitroviç, N.Miletiç

Tags: Elbasan ArenaPartizani i BeograditSkenderbeu

TË LIDHURA

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin
Aktualitet

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin

16:16 | 06/03/2026
Mbi një orë në SPAK, Xhelal Mziu flet pas daljes nga prokuroria
Aktualitet

Mbi një orë në SPAK, Xhelal Mziu flet pas daljes nga prokuroria

16:12 | 06/03/2026
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO nuk pranon kërkesën e Ilir Metës
Aktualitet

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO nuk pranon kërkesën e Ilir Metës

16:09 | 06/03/2026
Next Post
Tahiri, Bashës: Vrave e vodhe e ia ke hedhur, drejtësia nuk u bë dot kurrë

Tahiri: Nuk pres mbrojtje pa kushte, as nga Edi Rama

Rrëfehet Tahiri: S’e kam kërcënuar Ramën. Mund të kisha shok Ilir Metën; Sot jam vetëm dhe me armiq  

Rrëfehet Tahiri: S’e kam kërcënuar Ramën. Mund të kisha shok Ilir Metën; Sot jam vetëm dhe me armiq  

Tahiri: Me Habilajt nuk kam ngrënë kurrë drekë, të gjitha thashetheme

Tahiri: Me Habilajt nuk kam ngrënë kurrë drekë, të gjitha thashetheme







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin
Aktualitet

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin

by mirseda
16:16 | 06/03/2026
0

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, njoftoi për herë të parë se disa vende kanë nisur përpjekje për...

Mbi një orë në SPAK, Xhelal Mziu flet pas daljes nga prokuroria

Mbi një orë në SPAK, Xhelal Mziu flet pas daljes nga prokuroria

16:12 | 06/03/2026
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO nuk pranon kërkesën e Ilir Metës

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO nuk pranon kërkesën e Ilir Metës

16:09 | 06/03/2026
Merr fund marrëdhënia mes Kejsit dhe Inës? Ish-banorja pasi e hoqi nga Instagrami

Merr fund marrëdhënia mes Kejsit dhe Inës? Ish-banorja pasi e hoqi nga Instagrami

15:24 | 06/03/2026
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa dorëzim pa kushte

Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa dorëzim pa kushte

15:23 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com