Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Skenari/ Topalli ia nxjerr të palarat në shesh Bashës: Në marrëveshjen me Ramën shiti PD-në për disa drejtori

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Skenari/ Topalli ia nxjerr të palarat në shesh Bashës: Në marrëveshjen me Ramën shiti PD-në për disa drejtori

Jozefina Topalli, duke folur në emër të demokratëve, thotë se tashmë kanë humbur besimin. Kjo lidhet drejtëpërdrejtë me marrëveshjen me Ramën, ku sipas saj, Basha shiti PD për disa drejtori me lekë, dhe për 14 milionë eurot që i dha kryeministri më pas.

Po kështu ajo lëshon një lum me akuza, ku me Bashën në krye, qytetarët ndihen të tradhtuar nga pazaret e ulëta që vazhdojnë. Në një intervistë dhënë për “Panorama”, ajo kthehet pas në kujtesë, duke cituar se demokratët u tradhtuan me çadrën, me Babalen, me Teatrin.

Ajo pretendon se shtatori do ishte muaji i mbushjes së shesheve si në Rumani, por Lulzim Basha takohet me grupin e tij të vogël të deputetëve në hotele luksoze të vendit. Topalli ka zbuluar edhe detaje të tjera për të cilat thotë se Basha flet kundra Ramës në televizione, por ndërkohë të huajt tregojnë se Rama flet më shpesh në telefon me Bashën, se me Fugën e tij.

Ju personalisht, por edhe një grup tjetër ish-deputetësh dhe kontribuesish në PD keni ngritur pretendime në lidhje me drejtimin e PD-së nga Lulzim Basha. Si e vlerësoni gjendjen në PD në mandatin e dytë të Bashës, si kryetari i saj?

“Çështja e humbjes së besimit ndaj Lulzim Bashës është shumë më e gjerë. Rreth 250 mijë votues, me votën e tyre të munguar shprehën mosbesimin ndaj Lulzim Bashës. Ata besuan se Lulzim Basha në marrëveshjen me Edi Ramën, shiti PD për disa drejtori me lekë, dhe për 14 milionë eurot që i dha kryeministri më pas. Ata besojnë në fakt, se kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Ata ndihen të tradhtuar nga pazaret e ulëta që vazhdojnë. Atyre iu premtua çdo vit se me protesta do rrëzonin qeverinë, por protestat nuk ndodhnin se “papritmas” vinin pushimet për Krishtlindje, pastaj festat e Pashkëve, pastaj vakancat e verës.

Atyre iu premtua se do fillonin mosbindjen civile, por as kjo nuk u bë, bile as nuk filloi ndonjëherë. Iu premtua se do kalonin mbi trupin e Bashës e ministri i Brendshëm nuk do guxonte të hynte në zyrë. Demokratët u tradhtuan me çadrën, me Babalen, që për çudi nuk ndihet më, me Teatrin, për të cilin mezi cicërojnë më.

Shtatori do ishte muaji i mbushjes së shesheve si në Rumani, por Lulzim Basha takohet vetëm ndër vedi, me grupin e tij të vogël të deputetëve në hotele luksoze të vendit. Në krah të tij ndihet ngrohtë me njerëz të përfolur pa fund për korrupsion (me ndonjë përjashtim të vogël). Nuk shkon në Parlament, por as nuk djeg mandatet. Flet kundra Ramës në TV, por ndërkohë të huajt tregojnë se Rama flet me shpesh në telefon me Bashën, se me Fugën e tij”.

https://tiranatoday.com/ska-me-heshtje-topalli-flet-me-ne-fund-per-partine-e-re/

 

Tags: basha ramatopalli

TË LIDHURA

Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike
Aktualitet

Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike

15:39 | 14/04/2026
Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin
Aktualitet

Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

15:35 | 14/04/2026
Nafta shtrenjtë, autobusët reduktohen 40%: Shoqatat akuza qeverisë
Aktualitet

Nafta shtrenjtë, autobusët reduktohen 40%: Shoqatat akuza qeverisë

15:09 | 14/04/2026
Next Post
Video/Të miturit pre e botës së krimit, si po i ‘braktisin’ familjet

Video/Të miturit pre e botës së krimit, si po i ‘braktisin’ familjet

Video/E kishte kthyer banesën në dyqan droge, policia zbardh emrin e trafikantit

Video/E kishte kthyer banesën në dyqan droge, policia zbardh emrin e trafikantit

Foto+Emrat/Aksion dhe arrati, si u kapen me 800 kg drogë dy shqiptarët

Foto+Emrat/Aksion dhe arrati, si u kapen me 800 kg drogë dy shqiptarët







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Përshkallëzim i luftës/ Ukraina bombardon depot ruse të dronëve në Zaporizhia dhe Donetsk
Bota

Përshkallëzim i luftës/ Ukraina bombardon depot ruse të dronëve në Zaporizhia dhe Donetsk

by mirseda
15:47 | 14/04/2026
0

Ushtria ukrainase tha sot (14 prill) se kishte goditur një depo dronësh me raketa kruiz “SCALK” dhe...

Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike

Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike

15:39 | 14/04/2026
(FOTO) DJ Gimbo del hapur, thirrje për vota për Selin në prag të finales

(FOTO) DJ Gimbo del hapur, thirrje për vota për Selin në prag të finales

15:37 | 14/04/2026
Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

15:35 | 14/04/2026
Nafta shtrenjtë, autobusët reduktohen 40%: Shoqatat akuza qeverisë

Nafta shtrenjtë, autobusët reduktohen 40%: Shoqatat akuza qeverisë

15:09 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com