Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Skema kombëtare e bujqësisë, ministri Salla njofton fermerët: Të hënën nisin aplikimet

2 javë ago
in Kryesore, Politikë

Ministria e Bujqësisë do të hapë më 25 maj aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë për këtë vit, duke iu dhënë mundësi fermerëve për të përfituar mbështetje për bagëtitë, bletarinë apo edhe të mbjellat. Lajmi u dha nga Ministri Andis Salla në Kuvend gjatë një interpelance.

“Skema kombëtare e mbështetjes për vitin 2026, aplikimet për të cilën fillojnë në datën 25, pra ditën e hënë, është hartuar pas konsultimeve dhe dëgjesave me fermerët në të gjithë vendin. Kjo skemë është ndërtuar mbi nevojat dhe prioritetet e zhvillimit të sektorit, duke balancuar dy komponentë kryesorë: mbështetjen me grante për investime dhe pagesat direkte për fermerët”, tha Salla.

Skema e këtij viti vjen me një fond prej 5.2 miliardë lekë synon financimin edhe të fermave të vogla. Me skemën e re është përgjysmuar numri i bagëtive që duhet të ketë një blegtor për të përfituar. 12 mijë lekë për çdo krerë lopë do të marrin ata blegtorë që kanë tufa jo më të më të vogla se 5 bagëti, vjet ishte 10 mijë lekë për tufa jo më të vogla se 10 krerë. Ndërsa tek të imtat financimi është rritur nga 1200 lekë në 1.500 lekë për krerë për tufa jo më të vogla se 50 krerë, nga 100 krerë që ka qenë me skemën e vjetër.

Për herë të parë financimi do ketë edhe për dosat në 7 mijë lekë për krerë, kush ka tufë jo më pak se 5 krerë. Kurse për bletarinë, financimi dyfishohet në 20 mijë lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 25 koshere, nga 50 koshere që ka qenë detyrimi deri në vitin e kaluar.

“Mbështetja po rikonceptohet, po orientohet më mirë dhe po lidhet më fort me objektivat e zhvillimit të sektorit. Për herë të parë do të nisë pagesa për sipërfaqe të mbjellë, ku fermat me mbi 3 hektarë do të përfitojnë 10 mijë lekë për çdo hektar, për të gjitha kulturat bujqësore. Skema i jep prioritet të veçantë të rinjve si edhe blegtorisë dhe bletarisë, me synim stabilizimin e numrit të krerëve, prodhimit të qumështit dhe mishit, si dhe mbështetjen e sektorëve me vlerë të shtuar”, tha ministri.

Skema e re hoqi naftën pa taksa. Fermerët nuk do të përfitojnë më naftë me çmim të reduktuar, pasi Ministria e Bujqësisë vlerësoi se kjo skemë nuk ka funksionuar plotësisht, dhe ka pasur abuzime.

Ndërkohë fermerët duhet të marrin faturë nga grumbulluesit apo agroturizmat kur u shesin produktet, në mënyrë që të përfitojnë nga kompensimi me 10% që do të nisë më 1 korrik.

“Fermerët shqiptarë, përveç pagesave direkte nga skema kombëtare, do të përfitojnë edhe një mbështetje shtesë në masën 10% të vlerës së autofaturës për produktet bujqësore dhe blegtorale të shitura prej tyre. që ka nisur të zbatohet që në fillim të vitit 2026. Kjo mbështetje është një instrument që lidhet drejtpërdrejt me prodhimin e shitur dhe me formalizimin e marrëdhënieve tregtare”, tha Salla.

TË LIDHURA

Aktualitet

Familja e efektivit të vrarë në Maliq: Do të prehet në vendlindje, jo te Dëshmorët

20:21 | 04/06/2026
Aktualitet

Protestuesit vendosin foton e efektivit të vrarë në shkallët e Kryeministrisë

20:19 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbahet një minutë heshtje në protestë në nderim të policit të vrarë në Maliq

20:02 | 04/06/2026
Next Post

Ukraina sulmon selinë e agjencisë ruse të inteligjencës, Zelensky: U vranë qindra pushtues

IBAR “peng” nga imuniteti i Ballukut! BE: Mos ndërhyni te drejtësia

Izraeli liron aktivistët e anijes “Sumud”, mes tyre edhe Baki Goxhaj







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Familja e efektivit të vrarë në Maliq: Do të prehet në vendlindje, jo te Dëshmorët

by mirseda
20:21 | 04/06/2026
0

Efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë operacionit...

Protestuesit vendosin foton e efektivit të vrarë në shkallët e Kryeministrisë

20:19 | 04/06/2026

Mbahet një minutë heshtje në protestë në nderim të policit të vrarë në Maliq

20:02 | 04/06/2026

Zhupa-Ballës për protestat në Zvërnec: Po fabrikoni skenarë me autobusë nga Greqia

19:44 | 04/06/2026

Koçiu: Investimi në Zvërnec, mundësi për vende pune dhe zhvillim ekonomik

19:18 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com