Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Skandali/Zbardhen dokumentet që falsifikoi komisioneri, për tu bërë anëtar i Vetting-ut

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Skandali/Zbardhen dokumentet që falsifikoi komisioneri, për tu bërë anëtar i Vetting-ut

Partia Demokratike, me anë të deputetit Enkelejd Alibeaj, ka denoncuar një nga anëtarët e Vettingut. Bëhet fjalë për Lulzim Hamitaj, ku sipas demokratëve, ka falsifikuar dokumentet për tu bërë anëtar i këtij komisioni. Deputeti tha se Hamitaj në 2015 deklaronte se njohuritë e tij në anglisht ishin minimale, pastaj në 2016 u pajis me një certifikatë, sipas të cilës përfitoi njohuritë maksimale të gjuhës angleze.

PD publikoi të dhëna se në datën kur ishte dhënë provimi, Lulzim Hamitaj nuk ishte fare në Shqipëri, ndërsa shkolla që kishte dhënë çertifikata të ngjashme ishte mbyllur pas një investigimi të “Fiks Fare”, që kishte zbuluar falsifikimet me vërtetimet për njohuritë në gjuhën angleze.

“Partia Demokratike gjatë këtyre ditëve, ka paraqitur të dhëna të pakontestueshme se organet e Vettingut po aplikojnë standarde të dyfishta në procesin e rivlerësimit dhe se po konfirmojnë në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, sipas porosisë politike të Edi Ramës.

Përdorimi politik nga Edi Rama i komisionerëve të Vettingut është i pritshëm, po të mbahet në konsideratë integriteti moral e profesional i ulët i pjesës dërrmuese të Komisionerëve. Sot Partia Demokratike do të bëjë transparencë, sesi 1 nga 12 Komisonerët e Vettingut, jo vetëm nuk përmbush kriteret ligjore për ushtrimin e detyrës, por rezulton të jetë përfshirë në veprime të ulëta, siç është falsifikimi i dokumenteve që ka depozituar gjatë aplikimit.

Sipas nenit 6 të ligjit për Vettingun, kandidati për komisioner duhet të përmbushë edhe kriterin e zotërimit shumë mirë të gjuhës angleze. Ky është një kriter ligjor, pa të cilin një person nuk mund të zgjidhet në pozicionin e Komisionerit të Vettingut.

Anëtari i Vettingut, Lulzim Hamitaj, rezulton që në vitin 2016 ka aplikuar për pedagog pranë Universitetit Europian të Tiranës, ku ka deklaruar se zotëron nivelin fillestar B1 të gjuhës angleze.

Ndërkohë një vit më vonë, në 2017-ën, kur aplikon për pozicionin e Komisionerit të Vettingut, Lulzim Hamitaj depoziton një çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze në nivelin më të përparuar, C1, të lëshuar në vitin 2015 nga Qendra e Gjuhëve të Huaja Tiranë. Kjo provohet nga dokumentat e dosjes së tij, e marrë prej nesh në rrugë zyrtare nga Kuvendi.

Dokumenti i depozituar pranë Avokatit të Popullit, më pas pranë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Kuvendit të Shqipërisë, mbi bazën e të cilit ai është kualifikuar, mban logon e University of Cambridge, ESOL Examinations, BULATS, datë 6 Prill 2015, me numër reference 4571.

Partia Demokratike pyet sot, atë që do të pyeste çdo shqiptar:

Nëse në vitin 2015 Lulzim Hamitaj do të ishte i pajisur me çertifikatë që provon se zotëron nivelin e përparuar C1, atëherë pse në aplikimin e vitit 2016, deklaron se zotëron anglishten në nivelin fillestar B1?

Qytetarët kanë të drejtë të mësojnë përgjigjen e kësaj pyetje.

Edhe një fakt tjetër.

Çertifikata e dorëzuar gjatë aplikimit për në organet e Vettingut, mban datën 6 Prill 2015.

Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se shtetasi Lulzim Hamitaj, në datën 6 Prill 2015, ku pretendon se ka dhënë provimin dhe është pajisur me çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze, nuk ka qenë në Shqipëri!

Dokumentet zyrtare tregojnë se Lulzim Hamitaj, Komisioneri i Vettingut, nuk ka qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 6 Prill 2015, ku pretendon se ka zhvilluar testimin dhe është pajisur me çertifikatë, pasi rezulton se, ai ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë në datën 28 Mars 2015 ora 11:10 min dhe ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 23 Korrik 2015 në orën 07:08 min.

Partia Demokratike pyet sot Komisionerin e vettingut Lulzim Hamitaj:
• A është Çertifikata e gjuhës angleze e depozituar pranë organeve shtetërore, një dokument i falsifikuar?
• A është siguruar kjo çertifikatë në vitin 2017, dhe jo në vitin 2015 siç shënohet në të, për efekt mashtrimi të organeve shtetërore përgjegjëse?
• A ka kontaktuar Lulzim Hamitaj me një avokat për të siguruar këtë dokument të falsifikuar?
• A ka frekuentuar ai ndonjëherë Qendrën që e ka pajisur me çertifikatë dhe a ka bërë ai ndonjëherë testin e gjuhës angleze në këtë Qendër?
• A korrespondon numri i referencës së certifikatës së gjuhës angleze, 4571, në regjistrin e Qendrës me emrin e Komisionerit të vettingut Lulzim Hamitaj?
• Pse çertifikata e depozituar prej tij nuk e ka vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës?

Pajisja e individëve me çertifikata të falsifikuara ka qenë pjesë e një investigimi të realizuar nga emisioni “Fiks Fare” në datë 29 Shtator 2015, pas të cilit organi i prokurorisë nisi hetimet dhe Qendra, ku anëtari i Vettingut Lulzim Hamitaj, ka marrë ceritifikatën e gjuhës angeleze, u mbyll.

Qartësisht në investigimin e këtij emisioni rezulton se dallimi midis një çertifikate të rregullt dhe një çertifikate të falsifikuar është fakti se çertifikata e falsifikuar nuk mban vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Përveç faktit që në datën 6 Prill 2015, ku ai pretendon se është testuar, Komisioneri i Vettingut nuk ka qenë në Shqipëri, rezulton e provuar edhe fakti që çertifikata e depozituar nga Lulzim Hamitaj, nuk e përmban vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Këto fakte krijojnë bindjen e arsyeshme se Lulzim Hamitaj, Komisioner pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ka mashtruar organet shtetërore dhe ka përdorur një dokument të falsifikuar, me qëllim që të siguronte kualifikimin në konkurim.

Ky fakt i rëndë tregon se ai nuk gëzon integritetin e duhur moral për të ushtruar detyrën e rëndësishme në organet e Vettingut. Falsifikimi dhe përdorimi i dokumenteve të falsifikuara është vepër penale, dhe në këtë rast është kryer me dijeni të plotë për qëllime të mashtrimit të organeve shtetërore.

Partia Demokratike i kërkon publikisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të fillojnë procedurat disiplinore për shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra për:

  1. Mosplotësimin prej tij te kushteve dhe kërkesave Kushtetuese dhe Ligjore per te qene Gjyqtar/Komisioner ne organit kushtetues te Vettingut KPK
  2. Përdorimin prej tij te Çertifikatës se falsifikuar përsa i përket mbrojtjes se gjuhës se huaj
  3. Falsifikimin prej tij te CV, Formularëve dhe te akteve, ne lidhje me kualifikimin, te dorëzuara pranë organeve shtetërore dhe që jane marrë ne konsideratë dhe kanë shërbyer për zgjedhjen e tij si Gjyqtar/Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
    Partia Demokratike i kërkon publikisht organit të prokurorisë që të nisë menjëherë procedim penal ndaj Komisionerit të Vettingut, Lulzim Hamitaj, për falsifikimin dhe përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, të cilat i ka depozituar pranë organeve shtetërore dhe për të cilën Kodi Penal parashikon dënim deri në 4 vjet burgim.

Për Partinë Demokratike, integriteti moral dhe profesional i anëtarëve të Vettingut është kusht i domosdoshëm për të siguruar besimin e publikut tek procesi i Vettingut, dhe parakusht i domosdoshëm për të siguruar pastrimin real të sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar”.

 

 

Tags: Enkelejd AlibeajLulzim Hamitaj

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë
Aktualitet

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025
Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime
Aktualitet

Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime

20:33 | 14/06/2025
Next Post
Në Paris mund të ‘ngrohë’ stolin, Buffon: Në 24 vite askush nuk…

Në Paris mund të ‘ngrohë’ stolin, Buffon: Në 24 vite askush nuk...

Fotot/Dasma kthehet në mort, shuhet familja me 12 anëtarë

Fotot/Dasma kthehet në mort, shuhet familja me 12 anëtarë

Juventus mendon ta shesë, Pjanic ‘tërbon’ fansat (Video)

Juventus mendon ta shesë, Pjanic ‘tërbon’ fansat (Video)

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com