Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Në pranga dhe të kequshqyer, zbulohen torturat e çiftit monstër ndaj fëmijëve

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Në pranga dhe të kequshqyer, zbulohen torturat e çiftit monstër ndaj fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, ku janë zbuluar 13 fëmijë, të cilët mbaheshin të prangosur me zinxhirë në shtretërit e tyre.

Në pranga kanë rënë dy prindërit e fëmijëve, David Allen Turpin, 57 vjeç dhe Lousie AnnaTurpin, 49 vjeç, të cilët akuzohen për torturë dhe rrezikim të jetës së fëmijëve.

Fëmijët e çiftit, nga mosha 2 deri në 29, jetonin në Perris, në juglindje të Los Anxhelosit, shkruan BBC.

Policia u njoftua nga një prej viktimave, një vajzë 17-vjeçare, e cila arriti të shpëtojë, ndërsa telefonoi numrin e urgjencës. Vajza, e cila dukej si një 10-vjeçare, përdori një telefon celular që gjendej brenda shtëpisë, për të zbuluar më pas tmerrin që kishin përjetuar nga prindërit monstër.

Çfarë gjeti policia në shtëpi?

Pas telefonatës, oficerët e policisë gjetën fëmijët të lidhur në shtretërit e tyre me zinxhirë dhe dry në një mjedis të errët dhe me erë të keqe.

Sipas policisë, prindërit nuk ishin në gjendje të jepnin menjëherë një arsye logjike pse fëmijët e tyre ishin të mbajtur në atë mënyrë, raporton Tirana Today.

Zyrtarët u tronditën kur zbuluan se shtatë prej fëmijëve që mbaheshin në shtëpi ishin në të vërtetë në moshën 18 deri në 29 vjeç.

“Viktimat duket se ishin të kequshqyer dhe shumë të pistë”, tha policia. Të gjitha viktimat tani po trajtohen në spitalet lokale.

Kreu i njërit prej spitaleve, Mark Uffer, tha për agjencinë e lajmeve Reuters: “Është në të vërtetë zemërthyese për stafin dhe është e pabesueshme ajo që shohim”.

Çfarë dimë për familjen?

Sipas të dhënave publike, çifti ka jetuar në Teksas për shumë vite përpara se të shkojë në Kaliforni.

Zoti Turpin thuhet se ka pasur një punë relativisht të paguar si inxhinier në kompaninë e teknologjisë së aviacionit dhe teknologjisë së mbrojtjes Northrop Grumman. Megjithatë, me kaq shumë fëmijë dhe gruan e tij që nuk punojnë, të dhënat tregojnë se shpenzimet e tij tejkalojnë të ardhurat e tij. Ai është shpallur i falimentuar dy herë.

Në faqen e internetit të Departamentit të Arsimit të Kalifornisë, Turpin është renditur si drejtor i shkollës së Sandcastle – një shkollë private që vepronte jashtë shtëpisë së tij, raporton Tirana Today.

Shkolla u hap në mars 2011, thotë faqja e internetit. Këtu janë regjistruar gjashtë nxënës, të gjithë në klasa të ndryshme.

Prindërit e Turpin thanë se nipërit e mbesat e tyre ishin të shkolluar në shtëpi, por nuk e kishin parë familjen për katër apo pesë vjet.

Çfarë thonë fqinjët?

Njëri nga fqinjët i tha Reuters se familja Turpin ishte ajo lloj familje për të cilën nuk dijë thuajse asgjë.

“Nuk do i shihje kurrë të shkonin për vizita dhe nuk kemi parë kurrë dikë t’u vinte për vizitë. Gjithçka që kemi parë është se ata dilnin sa për të bërë pazar”, shtoi fqinji.

Një tjetër fqinje, Kimberly Milligan, 50 vjeçe, tha se çifti dukej shumë i çuditshëm dhe ata shpesh pyesnin veten pse fëmijët nuk dilnin kurrë për të luajtur.

“Mendova se fëmijët po shkolloheshin në shtëpi. Ti e di kur ka diçka që nuk shkon, por ndonjëherë thjesht nuk do të mendosh keq për njerëzit”, tha ajo.

Madje, fqinja përmend një rast duke përshëndetur fëmijët, por tha se ata e kishin parë gruan “si fëmijë që dëshironin ta bënin veten të padukshëm”. TIRANA TODAY

Tags: 13 fëmijëveçiftit monstërnë prangaskandalitë kequshqyertorturatzbulohen

TË LIDHURA

Netanyahu: 153 ton bomba mbi Gazë; Hamas shkel armëpushimin
Bota

Netanyahu: 153 ton bomba mbi Gazë; Hamas shkel armëpushimin

19:28 | 20/10/2025
Francë: Macron takohet me Sarkozy pak para dërgimit në burg
Bota

Francë: Macron takohet me Sarkozy pak para dërgimit në burg

18:43 | 20/10/2025
Grabitja në Luvër: ADN-ja në jelek të verdhë, shpresa e vetme për kapjen e autorëve
Bota

Grabitja në Luvër: ADN-ja në jelek të verdhë, shpresa e vetme për kapjen e autorëve

18:08 | 20/10/2025
Next Post
Foto/ Vrasja në Vlorë, shoqëria dhe e kaluara kriminale e viktimave

Foto/ Vrasja në Vlorë, shoqëria dhe e kaluara kriminale e viktimave

“Vesi del me shpirtin”, pasi dëbohet shqiptari bën gabimin fatal

“Vesi del me shpirtin”, pasi dëbohet shqiptari bën gabimin fatal

Qeveria Rama/Kush janë dy ministret më të kritikuara, asnjë ankesë për…

Qeveria Rama/Kush janë dy ministret më të kritikuara, asnjë ankesë për…







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

OKB diskuton nesër për Kosovën, nga puna e UNMIK te tensionet Prishtinë-Beograd
Kosovo

OKB diskuton nesër për Kosovën, nga puna e UNMIK te tensionet Prishtinë-Beograd

by mirseda
20:27 | 20/10/2025
0

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë nesër në Nju Jork raportin e ri...

Osmani: Qeveria të formohet shpejt; vonesa e Listës Serbe dëmton të gjithë qytetarët.

Osmani: Qeveria të formohet shpejt; vonesa e Listës Serbe dëmton të gjithë qytetarët.

19:31 | 20/10/2025
Netanyahu: 153 ton bomba mbi Gazë; Hamas shkel armëpushimin

Netanyahu: 153 ton bomba mbi Gazë; Hamas shkel armëpushimin

19:28 | 20/10/2025
Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Francë: Macron takohet me Sarkozy pak para dërgimit në burg

Francë: Macron takohet me Sarkozy pak para dërgimit në burg

18:43 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com