Hetimet e Krimeve të Rënda lidhur me skandalin e tjetërsimit të pronave kanë vënë në pranga personalitete të njohura. Mes të arrestuarve për shpërdorim detyre është edhe Gjok Ndoka, kryetar i këshillit të qarkut të Lezhës dhe përfaqësues i Partisë Socialiste. Madje, zyrtari socialist që duket në foton e mëposhtme rezulton se është edhe xhaxhai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka.
Gjoku u arrestua sot bashkë me kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj e 21 zyrtarë të tjerë nga hipoteka, kadastra si dhe topografë me akuzën për shpërdorim detyre, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar dhe kanë bërë pronë private një sipërfaqe të konsiderueshme ranishte në Shëngjin.