Në oborrin e ndërtesës së Partisë Socialiste po bëhet një ndërtim pa leje. Të paktën kështu pretendon kreu i partisë “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi.
Ky i fundit e ka bërë publik këtë denoncim në profilin e tij në Facebook, me anë të një videoje.
Bojaxhi ka treguar edhe arsyen e publikimit të këtij denoncimi.
“Arsyeja pse vendosa ta bëj këtë gjë nuk ishte fakti që është thjesht një objekt pa leje. Arsyeja është se para një jave dëgjova kryeministrin Rama që tha se ka filluar të mbajë era shtet. Zoti Rama, era shtet duhet të mbajë së pari në oborret e shtëpive tona”, thotë Bojaxhi në video.
Gjithashtu, ai i kërkon llogari ministri të ri të Brendshëm se përse nuk dërgon policët e tij që të arrestojnë shkelësit e ligjit.