Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

SKANDAL/ Ja si abuzohet me vajin e ullirit në treg, 50% e mostrave jashtë standardit

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
SKANDAL/ Ja si abuzohet me vajin e ullirit në treg, 50% e mostrave jashtë standardit

Fiks Fare edhe këtë sezon vijoi me investigimet mbi sigurinë ushqimore. Këtë radhë në fokus ishte vaji i lulediellit dhe ai i ullirit. Gazetarët e Fiks Fare blenë mostra të këtyre vajrave në markete të ndryshme të Tiranës dhe i dërguan për analiza pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore.

Pas analizimit të njërit prej treguesvë të cilësisë, indeksit të refraksionit, rezultoi se brenda segmentit vaj ulliri ishin vetem 12 nga 23 mostra. Pra rreth 50% e mostrave që shiten për vaj ulliri natyral, të virgjër apo ekstra të virgjër, nuk ishin vaj ulliri. Ndërsa 9 mostrat e vajit të lulediellit rezultuan brenda segementit të vajit të lulediellit.

Indeksi i refraksionit është një analizë e thjeshtë që kryehet më ndihmën e refraktometrit. Ky tregues i cilësisë së produktit është normë e miratuar nga shteti shqipëtar që në vitin 1987. Vaji i ullirit natyral, i virgjër, ekstra i virgjër, duhet të rezultoj brenda segmentit 1,4677-1.4705. Ndërsa vaji i lulediellit brenda segmentit 1.471-1.476. Këto norma janë lënë në fuqi edhe me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr 475 të vitit 2013. Fiks Fare konfirmoi që me këto standarte punon edhe Bashkimi Europian (CODEX STAN 33-1981)

Vaji i lulediellit, por mbi të gjitha vaji i ullirit është një nga produktet më me emër të kuzhinës shqiptare. Ai është i njohur për vlerat e jashtëzakonshme ushqimore, pse jo edhe kurative. Metodat e prodhimit të vajit të ullirit natyral, atij të virgjër apo ekstra të virgjër , kanë përparuar me kohën, por gjithmonë duke marrë nën konsideratë këshillat e çmuara të traditës.

Ky lëng i artë ka tre karakteristika bazë, ngjyra, aciditeti dhe densiteti. Por kur bie fjala tek konsumatorët e thjeshtë, duke mos njohur këto karakteristika bazë i bën ata të bien pre e prodhuesve të paskrupujt të vajit.

Fiks Fare zgjodhi të shkojë përtej këtyre treguesve, të cilët manipulohen lehtësisht nga përzierja me vajra të ndryshëm, ngjyrues apo bërsia e ullirit, duke i besuar analizave. Aktualisht firmat e prodhimit dhe tregtimit bëjnë autokontroll të produktit të tyre. Kjo do të thotë se në momentin e daljes së një sasie në treg ata dërgojnë për analiza pranë ISUV apo AKU një kampion të produktit. Por a gjendet në treg cilësia e produktit të analizuar?

Gazetarët e Fiks Fare blenë mostra të këtyre vajrave në markete të ndryshme të Tiranës dhe i dërguan për analiza pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore.
Pasi morën përgjigjet me rezultatet e analizave pranë ISUV-it, gazetarët e Fiksit ja dërguan për lexim dhe interpretim Autoritet Kombëtar të Ushqimit. Ky i fundit nuk ka kthyer akoma një përgjigje.

Drejtori i këtij institucioni, Dritan Sejko konfirmoi nëpërmjët telefonit se do të mblidhte në një mbledhje urgjente specialistët e institucionit për të shqyrtuar analizat. Sipas tij përgjigjia me interpretimin e këtyre analizave do të vij me shkrim sa më shpejt të jetë e mundur.
Fiks Fare bëri një krahasim të rezultateve të nxjerra nga ISUV krahasuar me normën standarte të miratuar për indeksin e refraksionit. Sipas rezultateve :

Indeksi i refraksionit i miratuar për vajin e ullirit është 1.4677-1.4705
Nga 23 mostra të analizuara kanë dalë jashtë indeksit të vajit të ullirit 12 mostra. Ato janë:

-Misha Sarande 1 lt 1,4734
-Dhërmiu 1 lt 1.4712
-Borshi Hajdini Natyral 1.4730
-Borshi Hajdini 0,5 lt 1.4727
-Dhërmiu 0.5 lt 1.4712
-Borshi (O dhe B) 1 lt 1.4720
-Dhërmiu Natyral 1 lt 1.4717
-Misha Sarandë 1.5 lt 1.4730
-Dhërmiu Ekstra i virgjër 1 lt 1.4720
-Sidnej Ekstra i virgjër 1 lt 1.4711
-Delvina Vaj ulliri Ekstra i virgjër 1 lt 1.4723
-Delvina Vaj ulliri natyral 1 lt 1. 4740

11 Mostrat e tjera të vajit të ullirit kanë rezultuar brenda normës dhe indeksit vaj ulliri.
Për sa i takon vajit të lulediellit të 9 mostrat e analizuara kanë rezultuar brenda indeksit të miratuar 1.471-1.476.

Gjithashtu, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit i është kërkuar informacion edhe mbi përfundimin e hetimit për praninë e vajit të palmës në produktin gjalpë, skandal i cili u denoncua sezonin e kaluar në Fiks Fare. Pavarësisht hetimeve që nisen rreth tre muaj me parë, AKU-ja ende nuk ka një përgjigje si kanë rezultuar mostrat gjalpë të analizuara prej tyre.

Në atë kohë, pas transmetimit të investigimit që bëri Fiks Fare, disa firma që prodhonin dhe tregtonin bulmet, kallëzuan në Prokurorinë e Tiranës Institutin e Sigurisë Ushqimore për shpifje. Prokuroria vendosi mosfillimin e procedimit penal.

Paralelisht, e njëjta prokurori ka nisur me iniciativë të saj një hetim për këtë çështje, kësaj herë ndaj subjekteve që prodhojnë dhe tregtojnë bulmet. Hetuesit kanë sekuestruar një numër të konsiderueshëm mostrash bulmeti, ndërsa ende nuk ka një vendimmarrje.

Tags: 50% e mostraveabuzohetjashtënë tregstandarditvajin e ullirit

TË LIDHURA

SPAK, me firmë Dumani, kërkon autorizim Kuvendit për arrestimin e Ballukut.
Politikë

SPAK, me firmë Dumani, kërkon autorizim Kuvendit për arrestimin e Ballukut.

18:06 | 16/12/2025
SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut; Këshilli i Mandateve mblidhet më 19 dhjetor
Politikë

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut; Këshilli i Mandateve mblidhet më 19 dhjetor

17:34 | 16/12/2025
Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, plagoset rëndë një person
Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, plagoset rëndë një person

17:23 | 16/12/2025
Next Post
SHBA, plan për eliminimin fizik të Kim Jong-ut

SHBA, plan për eliminimin fizik të Kim Jong-ut

Presidenti Trump thyen traditën, nuk organizon darkën e Ramazanit në Shtëpinë e Bardhë

Trump tregon forcën: Po vepruam ushtarakisht do jetë ditë e trishtuar për Korenë e Veriu

Albin Kurti: Tani është vonë të dorëhiqem nga politika

Albin Kurti: Tani është vonë të dorëhiqem nga politika







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra
Bota

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

by mirseda
18:09 | 16/12/2025
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Savona të Italisë, ku një 22-vjeçare humbi jetën në një...

SPAK, me firmë Dumani, kërkon autorizim Kuvendit për arrestimin e Ballukut.

SPAK, me firmë Dumani, kërkon autorizim Kuvendit për arrestimin e Ballukut.

18:06 | 16/12/2025
SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut; Këshilli i Mandateve mblidhet më 19 dhjetor

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut; Këshilli i Mandateve mblidhet më 19 dhjetor

17:34 | 16/12/2025
Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, plagoset rëndë një person

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, plagoset rëndë një person

17:23 | 16/12/2025
Abuzime me tendera qindra mln euro, BIRN: SPAK kërkon imunitetin e Ballukut në Kuvend

Abuzime me tendera qindra mln euro, BIRN: SPAK kërkon imunitetin e Ballukut në Kuvend

17:15 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com