Dhjetra qenë të helmuar janë parë ditën e sotme nëpër rrugët e Sarandës.
Sipas burimeve nga qyteti bregdetar, automjetet e Bashkisë kanë ndërmarrë një aksion për mbledhjen e kafshëve të helmuara për ti çuar në destinacion të paditur.
Megjithëse ende nuk dihet se kush është autori i kësaj masakre, qytetarët thonë se qentë i ka helmuar Bashkia.
Ky akt kriminal i helmimit të kafshëve , është një precedent i pa përsëritur më parë në qytetin bregdetar.
Deri më tani sipas të dhënave nga Saranda nuk është dhënë asnjë detaj dhe nuk ka pasur asnjë reagim publik nga shoqatat e mbrojtjes së kafshëve.