Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

S’ka përplasje qytetërimesh, por një krizë kulturash

8 vjet ago
in Të Gjitha
S’ka përplasje qytetërimesh, por një krizë kulturash

Vlerat e demokracisë liberale, duket sikur po humbasin gjithnjë e më shumë terren në mbarë botën, në favor të atyre të etno-nacionalizmit të ngushtë, ksenofobik dhe Islamit radikal. Kjo nuk është një “përplasje e qytetërimeve”, por një kolaps i komuniteteve, një epërsi e ekstremizmit të dhunshëm etno-nacionalist dhe terrorizmit transnacional të xhihadit, që nuk përfaqëson ringjalljen e kulturave tradicionale, por shpërbërjen e tyre.

Kjo është ana e errët e globalizimit. Shtetet-kombe perëndimore dhe tregjet relativisht të hapura që mbizotërojnë në rendin global politik dhe ekonomik, kanë zëvendësuar kryesisht format e vjetra të qeverisjes dhe jetës shoqërore. Njerëzit anembanë planetit, janë shndërruar në lojtarë konkurrues që kërkojnë realizimin e vet, nëpërmjet akumulimit material dhe simboleve të tij.

Por pjesëmarrja e detyruar në procesin e globalizimit dhe ndryshimet e nxitura nga tregu shpesh dështojnë, sidomos në mesin e komuniteteve që kanë pasur pak kohë në dispozicion për t’u përshtatur. Kur ajo ndodh, është e prirur të shpërthejë një dhunë e shpenguar. Pretendimi për eliminimin e pasigurisë, së bashku me atë që psikologu social Ari Kruglanski e konsideron si “kërkimin për domethënie në jetë”, është ndjenja personale që mund të vihej re më lehtë në intervistat e ekipit tim kërkimor me xhihadistët e dhunshëm dhe mbështetësit militantë të lëvizjeve populiste etno-nacionaliste.

Në Hungari, ne gjejmë një mbështetje të fuqishme ndaj thirrjes së qeverisë për rivendosjen e “kohezionit kombëtar”, të humbur me rënien e regjimit fashist të Miklosh Hortit në Luftën e Dytë Botërore. Në Irak, thuajse të gjithë të rinjtë që kanë dalë nga sundimi ISIS-it në Mosul, fillimisht e mirëpritën stabilitetin dhe sigurinë që u ofroi Shtetit Islamik, pavarësisht brutalitetit të tij, në mesin e kaosit që pasoi pushtimin amerikan.

Në botën e demokracisë liberale dhe të drejtave të njeriut, dhuna – sidomos forma ekstreme e gjakderdhjes masive – konsiderohet përgjithësisht si patologjike, ose si shprehje e keqe e natyrës njerëzore. Por në pjesën më të madhe të historisë dhe kulturave, dhuna ndaj grupeve të tjera është pretenduar nga autorët e krimit, si një çështje sublime e virtytit moral. Sepse pa një pretendim për virtyt është e vështirë, nëse mos e pakonceptueshme, të vrasësh një numër të madh njerëzish të pafajshëm në funksion të dëmtimit të drejtpërdrejtë të të tjerëve.

Që prej Luftës së Dytë Botërore, revolucionarët dhe kryengritësit që dëshirojnë të sakrifikojnë veten për kauza dhe grupime, kanë mbizotëruar me shumë më pak fuqi zjarri dhe fuqi punëtore, sesa ushtritë shtetërore dhe forcat policore të cilave u janë kundërvënë. Ndërkohë, sipas World Values ​​Survey, shumica e evropianëve nuk besojnë se demokracia është “absolutisht e rëndësishme” për ta; dhe në Francë dhe Spanjë gjejmë pak dëshmi të gatishmërisë për të sakrifikuar shumë për demokracinë – në kontrast me gatishmërinë për të luftuar dhe vdekur në mesin e mbështetësve të xhihadit militant.

Por si mund t’u rezistojmë, konkurrojmë dhe kapërcejmë këtyre presioneve kundër-kulturore në epokën aktuale? Ndoshta për disa, një ri-ngjitje dhe ri-rrënjosje e vlerave tona komunitare të qeverisë përfaqësuese dhe tolerancës kulturore, përbën një lloj përgjigje. Ruajtja e asaj që ka mbetur nga fauna dhe flora e planetit, dhe shmangia e katastrofave mjedisore, mund të ofrojë për të tjerët një drejtim të ri. Ose brezi i ardhshëm, nëse lejohet, mund të ofrojë mënyra të reja të të kuptuarit.

Megjithatë, asnjë mesazh kundërthënës nuk do të përhapet në një boshllëk social, në hapësirën abstrakte të ideologjisë apo kundër-narrativës. Mjetet e angazhimit janë kritike, duke kërkuar njohuri të ngushta mbi komunitetet e rrezikuara. Më shpesh, njerëzit bashkohen me grupet radikale, përmes rrjeteve sociale ekzistuese.

Ky lloj grupimi sugjeron, se rekrutimi i madh nuk ndodh kryesisht nëpërmjet thirrjeve të drejtpërdrejta ose pas ekspozimit individual ndaj mediave sociale (çka do të krijonte një model më të shpërndarë të rekrutimit). Përkundrazi, rekrutimi përfshin shpesh regjistrimin e grupimeve të familjes, miqve dhe udhëtarëve të tjerë nga lokalitete specifike (lagjet, universitetet, burgjet).

Kërkimi ynë mbi historinë e sulmeve të frymëzuara nga ISIS-i në Evropën Perëndimore, tregon qartazi se përpjekjet fillestare nga ana e tyre që janë të autorizuar drejtpërdrejti nga Shteti Islamik, dhe pa përfshirjen e rrjeteve sociale, kryesisht kanë dështuar. Megjithatë, teksa kjo përfshirje u zgjerua dhe u thellua, sulmet u bënë progresivisht më vdekjeprurëse.

Në hulumtimin tonë, ne gjejmë një lidhje të dobët por të gjerë midis qarqeve xhihadiste në Barcelonë, dhe pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, Magrebit, Levantit dhe më gjerë, që shtrihen pas në kohë, edhe përpara sulmeve të 11 shtatorit në SHBA. Fokusi i nevojshëm i angazhimit duhet të jenë të rinjtë, të cilët përbëjnë shumicën e rekrutëve të sotëm radikalë, dhe kategoritë më të prekshme të së nesërmes.

Vullnetarët në shërbim të Al-Kaedës, ISIS-it dhe shumë grupimeve ekstreme nacionaliste, janë shpesh të rinj në fazat e transitore të jetës së tyre – emigrantë, studentë, njerëz mes gjetjes së një vendi të qëndrueshëm pune dhe partnereve të tyre të jetës.

Pasi kanë lënë shtëpitë dhe prindërit e tyre, ata kërkojnë familje të reja, miq dhe udhëtarë të tjerë për të gjetur qëllimin e tyre në jetë dhe rëndësinë në shoqëri. Na lipset një strategji për të ridrejtuar rininë e radikalizuar, duke u marrë me pasionet e tyre, në vend se t’i injorojmë apo t’u frikësohemi atyre, apo të kënaqim veten duke u bërë thirrje të tjerëve të moderojnë ose thjesht t’i denoncojnë ata.

Natyrisht që ka kufizime ndaj tolerancës, dhe rreziqeve të dhunës më të keqe në zbutjen e të patolerueshmes. Ndarjet tona partiake, përfshijnë dallimet reale mbi vlerat, të cilat politikanët dhe ekspertët rreth tyre i hiperbolizojnë si të jenë kërcënime ekzistenciale. Por ekziston ende një bazë e madhe e përbashkët, në një botë ku të gjithë, përveç atyre që kanë shkuar shumë larg, mund ta jetojnë jetën me më shumë sesa një minimum lirie dhe lumturie, nëse i jepet gjysmë mundësie. Pikërisht për këtë shans, disa nga paraardhësit tanë kanë luftuar revolucione, luftëra civile dhe botërore.

Shënim: Scott Atran është antropolog dhe autor i librit “Të bisedosh me armikun”

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: ISISislamikrizekulturashperplasjeqytetërimeshradikalxhihadi

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Rama: Do të bëjmë një riorganizim rrënjësor të administratës, ja kur do mësoni emrat e zv/ministrave

Rama: Do të bëjmë një riorganizim rrënjësor të administratës, ja kur do mësoni emrat e zv/ministrave

U19/ Fiton Ukraina nga një gabim në mbrojtje, Qirko më i miri në fushë

U19/ Fiton Ukraina nga një gabim në mbrojtje, Qirko më i miri në fushë

Lila: Fitojmë dhe futemi në histori

Lila: Fitojmë dhe futemi në histori







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës
Aktualitet

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

by mirseda
22:37 | 07/01/2026
0

Në Durrës, në zonën e njohur si ish-Këneta, efektivët dhe mjetet e Komandës Mbështetëse të Forcave të...

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

22:32 | 07/01/2026
Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

22:15 | 07/01/2026
Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

21:38 | 07/01/2026
Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

20:53 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com