Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

S’ka më punë përmes partisë e krushqisë, Rama bën bilancet për shëndetësinë

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
S’ka më punë përmes partisë e krushqisë, Rama bën bilancet për shëndetësinë

Kryeministri Edi Rama tha sot se në sistemin shëndetësor janë punësuar 153 mjekë, dhe 820 infermierë dhe të tjerë janë në radhë për tu punësuar. Ai shtoi më tej se pas janarit do kemi 300 mjekë të rinj specialistë, të cilët në bazë të meritës dhe rezultateve, do mund të zgjedhin se ku duan të kontribuojnë.

“Nuk dua të zgjatem më shumë, por dua të them se gjatë këtij viti, gjatë këtij vitit të braktisjes së Shqipërisë nga mjekët e infermierët, sipas mediave, mediat është llafi që bie, se në fakt ju e dini se çfarë janë. Këtë vit janë punësuar në sistem 153 mjekë dhe 820 infermierë dhe të tjerë janë në radhë për t’u punësuar.

Ajo që është e rëndësishme është që ne kemi garantuar rrugën e meritokracisë për mbi 4 mijë infermierë që duan të hyjnë në sistem, janë në Shqipëri. Nuk janë në Gjermani. Janë në portalin infermierë për Shqipërinë, por ndryshe nga ç’ka ndodhur për 25 e kusur vjet, nuk hyjnë më në punë as përmes partisë, as përmes krushqisë, as përmes parasë. Por vetëm nëpërmjet pikëve të fituara në testimin kombëtar të infermierëve.

Pas janarit do kemi 300 mjekë të rinj specialistë, të cilët po ashtu në bazë të meritës dhe rezultateve, do mund të zgjedhin se ku dhe nëse duan të kontribuojnë. Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë jashtë zonave të tyre të banimit, do t’i paguajmë aq sa do merrnin sikur ta fillonin punën si mjekë në Gjermani, që ditën e parë që do të arrinin.

Aq marrin të gjithë mjekët që shkojnë jashtë Tiranës, apo qendrës së tyre të banimit që punojnë në shërbimin tonë kombëtar shëndetësor në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Marrin rrogën si çdo mjek dhe marrin pastaj mbi rrogën 2 mijë deri në 2500 dollarë në muaj. Po të llogarisësh taksat që paguajnë këtu që janë 5-fish më të ulëta, se sa do paguanin në Gjermani. Ta bëjnë vetë llogarinë se si është më mirë, por një gjë është e sigurt; se as kemi e as do kemi mungesë mjekësh dhe infermierësh në sistemin tonë shëndetësor”, deklaroi Rama.

 

TË LIDHURA

Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime
Aktualitet

Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime

19:30 | 31/10/2025
Mark Fleming, Zv/Ndihmës Sekretar Shteti, takime në SPAK me mazhorancën dhe opozitën.
Aktualitet

Mark Fleming, Zv/Ndihmës Sekretar Shteti, takime në SPAK me mazhorancën dhe opozitën.

19:29 | 31/10/2025
Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese
Politikë

Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese

18:42 | 31/10/2025
Next Post
Ligji për portalet, organizatat ndërkombëtare thirrje Ramës të tërhiqet

Ligji për portalet, organizatat ndërkombëtare thirrje Ramës të tërhiqet

Melania Trump në Irak, të gjithë vëmendjen e marrin këpucët e saj

Melania Trump në Irak, të gjithë vëmendjen e marrin këpucët e saj

Video/20 qytetet më të vizituara në botë për vitin 2018

Video/20 qytetet më të vizituara në botë për vitin 2018







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime
Aktualitet

Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime

by mirseda
19:30 | 31/10/2025
0

Një aksion policor është duke u zhvilluar në qytetin e Bilishtit, ku forca të shumta policore janë...

Mark Fleming, Zv/Ndihmës Sekretar Shteti, takime në SPAK me mazhorancën dhe opozitën.

Mark Fleming, Zv/Ndihmës Sekretar Shteti, takime në SPAK me mazhorancën dhe opozitën.

19:29 | 31/10/2025
Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese

Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese

18:42 | 31/10/2025
Serbia në prag të krizës energjetike, Vuçiç i kërkon SHBA-ve të tërheqin sanksionet

Serbia në prag të krizës energjetike, Vuçiç i kërkon SHBA-ve të tërheqin sanksionet

18:40 | 31/10/2025
Lamtumirë”/ Balluku për Nanon: Arkitekti i së majtës moderne, la gjurmë në historinë e vendit

Lamtumirë”/ Balluku për Nanon: Arkitekti i së majtës moderne, la gjurmë në historinë e vendit

18:39 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com