Personi i cili u gjet i vrarë dhe më pas i djegur në një automjet në Fushë-Krujë është Xhaferr Osmani, nga Mitrovica e Kosovës.
Është kjo përgjigja e analizës së ADN-së, e dalë këtë të enjte.
57-vjeçari Xhaferr Osmani u gjet i karbonizuar më datë 5 Maj, në fshatin Derven të Fushë-Krujës. Ai kishte hyrë në Shqipëri me datën 29 Prill, ndërsa ishte raportuar i zhdukur nga familjarët më datë 4 Maj.
Rrethanat e kësaj ngjarjeje vijojnë të mbeten ende mister