Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Situata ndërmjet Gjermanisë dhe NATOS-s e pa zakontë, ja çfarë pritet të ndodhë

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Situata ndërmjet Gjermanisë dhe NATOS-s e pa zakontë, ja çfarë pritet të ndodhë

Një libër i ri përshkruan një riorientim në politikën e sigurisë të Gjermanisë duke u larguar nga NATO-ja dhe duke u drejtuar tek BE-ja. Por autori thotë se mungojnë parakushtet e nevojshme.

Ekspertë të rëndësishëm të sigurisë në Gjermani nuk e shikojnë më SHBA-në si aleaten më të rëndësishme dhe mendojnë që Berlini duhet të përqendrohet në çështjet e mbrojtjes më tepër te BE-ja në vend të NATO-s. Ky është rezultati i një anketimi të 200 ekspertëve të mbrojtjes nga radhët e politikës, sipërmarrjeve, organizatave ndërkombëtare dhe medieve, të cilat i ka publikuar Qendra Kërkimore e Brukselit “Friends of Europe” së bashku me një libër. Në të pohohet se vendi më i fuqishëm ekonomikisht i Evropës, në çështjet e mbrojtjes ka jetuar deri tani me shpenzimet e partnerëve të tjerë dhe tani duhet të bëjë më tepër për mbrojtjen e vet.

Autori i studimit, gazetari Paul Taylor, mendon se bota e Angela Merkelit ka ndryshuar në vitet e fundit në atë masë sa nuk njihet më, dhe tani duhet të ndryshojë vetë kancelarja. “Dy goditje të rënda në formë shoku e nxorën Merkelin nga një lloj gjendje vetëkënaqësie në politikën e mbrojtjes, po në të njëjtën mënyrë ato tronditën Gjermaninë në pozicionin e saj të rehatshëm në mes të Evropës, të rrethuar nga aleatë të NATO-s dhe partnerë të BE”, thotë Taylor për DW. Këto dy goditje në formë shoku qenë aneksimi prej Rusisë i Krimesë në vitin 2014 dhe kriza e refugjatëve e vitit 2015.

“Merkeli mori me këtë rast vendime, që rrezikuan karrierën e saj politike, por edhe që ndryshuan vështrimin e saj ndaj Evropës”. Taylor pohon se Merkeli kishte porositur dhe i kishin përgatitur harta me një zonë Shengeni të shenjuar me ngjyrë, kështu që për secilin binte menjëherë në sy, që “kufijtë” e Gjermanisë në të vërtetë janë ato me Rusinë dhe Ukrainën, me Afrikën e Veriut dhe me Lindjen e Afërt dhe të Mesme

Pa investuar më shumë para nuk bëhet

Taylor-i thotë se Merkeli vuri re që ushtria gjermane, Bundeswehri, përmes shkurtimeve me vite të tëra të buxhetit, është dobësuar. Në vitin 2016, sipas Taylorit, ajo nisi një kthesë. Megjithatë, sipas tij do të zgjasë shumë, rreth 15 vjet, për ta sjellë aviacionin për shembull në nivelin e duhur. Taylori beson se problemi nuk janë paratë, por mentaliteti. “Hija e historisë ua vështirëson punën shumë gjermanëve, por njëkohësisht ua rehaton.”

Merkeli ka lënë të kuptohet se mund të ketë një ndryshim kursi. Fjalia e saj e famshme “Ne evropianët duhet ta marrim vërtet fatin në duart tona” kishte lidhje me deklaratat me dy kuptime të Donald Trumpit për mbrojtjen kolektive të NATO-s, të cilët ai duket se po e vinte në dyshim, shkruan dw.

Ulricke Francke nga Qendra Kërkimore European Council on Foreign Relations mendon që presioni nga Uashingtoni nxit një orientim të ri në politikën e sigurisë të Gjermanisë: drejt BE. “Qeveria Trump e minon gatishmërinë në rritje në popullin gjerman për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen dhe për t’u angazhuar më shumë”, thotë Francke, “sepse Trumpi konsiderohet si luftënxitës dhe gjermanët janë të shqetësuar se SHBA nën Trumpin mund të nisin një luftë dhe NATO-ja të tërhiqte në të edhe Gjermaninë”.

BE-ja si rrugëdalje?

Taylor mendon se gjërat në Gjermani duhet të ndryshojnë rrënjësisht. Ai për shembull propozon që Bundestagu t’i aprovojë paraprakisht në bllok misione të caktuara të Bundeswehrit në NATO dhe në një njësi të tjera multinacionale, në vend që të veprojë si tani për çdo mision të veçantë. Taylor shprehet edhe për një zbutje të rregullave të eksportit të armëve dhe e quan më efektive, kur përcaktimet e eksportit të armatimit të formulohen dhe të zbatohen në kuadër të BE.

“Në letër, në 12 muajt që prej referendumit të Brexitit BE ka avancuar më shumë se sa në 25 vitet e shkuara”. Fundi i bllokadës britanike për shkak të Brexitit do t’i përshpejtojë proceset vendimore në të ardhmen. Por Taylor e këshillon Berlinin dhe Parisin që ta kërkojnë edhe më tej bashkëpunimin me Britaninë e Madhe, e cila nga të gjitha vendet e Evropës shpenzon më shumë për mbrojtjen.

Tags: e pa zakonteGjermanisëja çfarëNATOS-sndërmjetpritetsituatatë ndodhë

TË LIDHURA

Qeveria franceze bën thirrje për armëpushim për Krishtlindje në protestat e fermerëve
Bota

Qeveria franceze bën thirrje për armëpushim për Krishtlindje në protestat e fermerëve

19:30 | 19/12/2025
Putin: Trump po bën përpjekje serioze, “topi” është në dorën e Kievit dhe BE-së
Bota

Putin: Trump po bën përpjekje serioze, “topi” është në dorën e Kievit dhe BE-së

16:45 | 19/12/2025
Marrëveshje në Bruksel arrihet pa përdorur asetet e ngrira ruse
Bota

Marrëveshje në Bruksel arrihet pa përdorur asetet e ngrira ruse

13:48 | 19/12/2025
Next Post
Dominojnë “ujqërit” në pjesën e parë, Taku dopiet (Video)

Dominojnë “ujqërit” në pjesën e parë, Taku dopiet (Video)

Regjisori rus triumfon për të dytën herë në Londër

Regjisori rus triumfon për të dytën herë në Londër

Në Itali të gjithë e duan Buffon, shikoni çfarë kanë bërë ultrasit e Lacios(Video)

Në Itali të gjithë e duan Buffon, shikoni çfarë kanë bërë ultrasit e Lacios(Video)







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Qeveria franceze bën thirrje për armëpushim për Krishtlindje në protestat e fermerëve
Bota

Qeveria franceze bën thirrje për armëpushim për Krishtlindje në protestat e fermerëve

by mirseda
19:30 | 19/12/2025
0

Protestat e fermerëve francezë vazhdojnë edhe sot, por udhëheqësit e sindikatave kanë kërkuar një “armëpushim të Krishtlindjeve”....

Përplasje mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK; USB me prova, kusht për deputetët

Përplasje mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK; USB me prova, kusht për deputetët

19:08 | 19/12/2025
Aksident Fier–Berat: Zetori përplas makinën dhe përfundon në kanal, një i plagosur

Aksident Fier–Berat: Zetori përplas makinën dhe përfundon në kanal, një i plagosur

18:50 | 19/12/2025
Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur

Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur

18:19 | 19/12/2025
Bahamas njeh Kosovën; Begaj falënderon dhe vlerëson vendimin

Bahamas njeh Kosovën; Begaj falënderon dhe vlerëson vendimin

18:16 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com