Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Simo Häyhä, snajperi më vdekjeprurës në botë

9 vjet ago
in Të Gjitha
Simo Häyhä, snajperi më vdekjeprurës në botë

Me të paktën 505 vrasje të konfirmuara gjatë Luftës së Dimrit, në vitet 1939-1940, Simo Häyhä është etiketuar si snajperi më vdekjeprurës në histori. Armiqtë e tij sovjetikë i vunë nofkën “Vdekja e Bardhë”.

Simo Häyhä lindi në 17 dhjetor 1905, në Juho dhe Katriina (Nee Vilkko), në komunën Rautjärvi. Kjo zonë gjendej në rajonin e vjetër finlandez të Karelias, e cila tashmë është një territor rus. Ai qe bujk me profesion, por kishte pasione të ndryshme gjatë jetës së tij, ku më të rëndësishmet ishin skijimi në dëborë, gjuetia dhe qitja.

Häyhä luftoi për vendin e tij Finlandën kundër Bashkimit Sovjetik, në atë që historia i referohet si “Lufta e Dimrit”, konflikt që ndodhi në dimrin e viteve 1939-1940. Ai shërbeu 98 ditë në Batalionin e VI-të të Këmbësorisë. Lufta zgjati vetëm 105 ditë, por Simo Häyhä nuk e pa fundin e saj, pasi u plagos dhe u shtrua në spital gjatë javës së fundit të konfliktit.

Gjatë luftimeve, Häyhä u bë i famshëm për shënjestrën ndaj ushtarëve rusë me një saktësi vdekjeprurëse, duke vrarë deri në 25 burra brenda një dite. Shpejt fama e tij mbërriti deri në frontin rus, ndërsa armiqtë filluan ta etiketonin si “Vdekja e Bardhë”.

Në një rast, pasi Häyhä kishte vrarë një snajper armik me një goditje të vetme, rusët u përpoqën ta eliminonin përmes bombardimeve me mortaja kundër pozicionit të tij të qitjes.

Në mënyrë të pabasueshme Simo nuk u vra dhe as u plagos, në një kohë që në një bombardim tjetër pësoi vetëm një gërvishtje të lehtë në shpinë. Ndonëse kalonte shumë kohë në vijën e frontit, Häyhä thoshte se nuk kishte frikë. Ai e trajtonte punën e tij si të ishte në gjueti, dhe gjithmonë mendonte për manovra të reja për t’u fshehur dhe luajtur me armikun.

Ai përdori disa teknika të zgjuara, siç ishte derdhja e ujit mbi dëborën që shtrihej para tij, në mënyrë që shpërthimi të mos e nxirrte zbuluar vendndodhjen e tij. Simo gjithashtu u bë një mjeshtër i përdorimit të tingujve, tymit dhe zjarrit të artilerisë për të mbuluar lëvizjet e tij kur ndryshonte pozicionet. Për shkak të hartave shumë të pakta gjatë luftës, Häyhä u mbështet tek kujtesa e tij për të gjetur pozicionet më të mira për t’u fshehur.

Gjatë natës ai do të vizitonte shpesh pozicionet e tij të “preferuara” të qitjes, duke bërë përgatitjet dhe përmirësimet e nevojshme. Sjellja e tij mund të përshkruhet si obsesive, për shkak të përkushtimit ndaj mirëmbajtjes së armëve. Ai do të pastronte snajperin e tij shumë më shpesh se shumica e ushtarëve të tjerë.

Në temperaturat mesatarisht -20°C të dimrit finlandez, mirëmbajtja e duhur e armës ishte jetike për të shmangur kërcitjen e saj. Armën M /28-30, e kishte në pronësi që para luftës, pa pasur madje as edhe një shikim teleskopik. Kjo pushkë ishte standarde për këmbësorinë finlandeze në fund të viteve 1930, dhe Häyhä preferoi besueshmërinë e modelit dhe qëndrueshmërinë e të shtënës së saj.

Ajo ishte një armë e thjeshtë, por ai ia kishte dalë të përsoste përdorimin e saj, duke preferuar distancën e zakonshme luftarake prej 150 metrash. Me karakterin e tij unik dhe përgatitjen e gjatë, ai u shndërrua në një makth për trupat sovjetike në pyjet dimërore të Finlandës, derisa u plagos në 6 mars 1940, në pyjet e Ulismaa-s, në rajonin e Kollaa-s.

Simo u godit nga një plumb shpërthyes gjatë një sulmi nga ana e rusëve, para se të binte në koma, nga e cila nuk do të dilte deri në një javë më vonë, kur edhe qe nënshkruar tashmë armëpushimi.

Häyhä vuajti nga dhimbjet e vazhdueshme në fytyrë për shumë vite. Pasi mbaroi lufta, Häyhä u kthye në fermën e tij. Bëmat e luftës qenë legjendare në Finlandë dhe ai u bë një lloj “vipi”, megjithatë preferoi të qëndronte më shumë me veten e tij. Kalevi Ikonen, një mik i Häyhä-s kujton se “Simo fliste më shumë me kafshët në pyll, se sa me njerëzit e tjerë”.

Megjithatë, duke marrë parasysh se iu nënshtrua në total 26 operacioneve kirurgjikale në nofull, e folura nuk iu rikthye asnjëherë plotësisht, nuk është e vështirë të kuptohet pse nuk donte të komunikonte me të tjerët, më shumë sesa qe e nevojshme. Deri kur u zhvendos në Institutin Kymi për Veteranët me Aftësi të Kufizuara, në vitin 2001, ai jetoi i vetëm në shtëpinë e tij dhe ndërroi jetë në vitin 2002, në moshën 96-vjeçare.

Simo Häyhä ishte snajperi më i suksesshëm që ka jetuar ndonjëherë, pasi kuptoi gjithçka ndodhte rreth tij. Personaliteti i tij ishte ideal për një snajperist, me gatishmërinë për të qenë i vetëm dhe aftësinë për të shmangur emocionet që shumëkush do të kishte për një punë të tillë.

Duke marrë parasysh shtatin e shkurtër, Simo kishte lindur për gjuetinë dhe përdorimin e snajperit. Gjatë shumë intervistave, ai gjithmonë nënvizonte leksionin e tij më të vlefshëm të jetës: “Lufta nuk është një përvojë e këndshme”- shprehej ai, “por kush tjetër do ta mbronte këtë vend, nëse s’do të ishim të gatshëm ta bënim vetë ne?”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: finlandaKalevi IkonenluftaRautjärvirusSimo Häyhä

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Pse në reklama përtypen gjithmonë dy çamçakëzë?

Pse në reklama përtypen gjithmonë dy çamçakëzë?

Presidenti, Kokëdhima: Marrëveshja për Metën, 4 vite më parë

Presidenti, Kokëdhima: Marrëveshja për Metën, 4 vite më parë

Dritëhijet e skandaleve të Presidentit të ri

Dritëhijet e skandaleve të Presidentit të ri







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Politikë

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

by mirseda
22:27 | 06/11/2025
0

Parlamenti ka miratuar me 105 vota pro ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në seancën...

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

22:25 | 06/11/2025
Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

22:24 | 06/11/2025
Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

21:37 | 06/11/2025
Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

21:30 | 06/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com