Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Më sill një libër të Primo Levit padre, atë me titull “A është vallë njeri”?

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Fëmijët e periferive klithin në heshtje

Nga Gjergj Meta/Kjo kërkesë më befasoi krejtësisht dhe shkundi të gjitha siguritë e mia në çastin që e dëgjova. Po jua tregoj se si dhe çfarë ndodhi.

Të shtunave paradite, ngaqë nuk ka priftërinj për të mbuluar të gjitha zonat në Mirditë, marr makinën e shkoj vetë në disa fshatra për të kremtuar meshën.

I kisha dhënë fjalën një familjeje se, pas meshës, do ta vizitoja. Donin të bekonin shtëpinë, pasi u kishte lindur një djalë vetëm para një jave.

Sapo mbarova meshën, u nisa e shkova te shtëpia e Sandrit. Nuk mund ta përshkruaj se çfarë gjeta atje.

Ishin 13 pjesëtarë brenda një shtëpie të ulët me vetëm tri dhoma e një si punë mjedisi të përbashkët të pashtruar, me një sobë drush, që ngrohte sadopak shtëpinë.

U ulëm aty e më sollën fëmijën e vogël të sapolindur. Një mrekulli. Në një krevat afër sobës rrinte e shtrirë edhe gjyshja e shtëpisë, e sëmurë, e cila ishte rreth 90 vjeçe. Na nxorën llokume dhe pak kokakola.

Filluam të bisedonim dhe ndërkohë, gati si vjedhurazi, duke dashur të mos bija në sy, hidhja shikimin rreth e rrotull në atë shtëpi që nuk ngjasonte fare as me banesat më të varfra, që kisha parë në kohën e komunizmit.

Nga bashkëbisedimi doli se në atë shtëpi banonin katër persona të sëmurë me paaftësi të ndryshme. E gjithë familja jetonte vetëm me 27 mijë lekë në muaj, edhe këto ishin lekë kempi ose ndonjë lloj asistence sociale.

Por ende nuk jemi aty ku dua të dal. Bëmë një lutje të gjithë bashkë dhe kësaj here u thashë fëmijëve aty, që ta bënin edhe ata lutjen.

Dy vajza të vogla të familjes u lutën duke thënë se donin të luteshin për mamin, babin dhe vëllanë. Kur pyeta vëllanë e tyre 9 vjeç se për çfarë donte të lutej, ai m’u përgjigj: “Jam dakord me lutjen e motrave të mia”.

Qeshën të gjithë me këtë përgjigje të bukur. Ndërsa po përfundonim vizitën, një nga burrat e shtëpisë, Sandri, më tha: “Shiko padre, është dikush, këtu afër nesh, më keq se ne. Jeton i vetmuar, nuk ka asnjeri, është i vjetër dhe këto ditë i kanë hequr edhe ndihmën ekonomike”.

“Sa i vjetër është?”- e pyeta.

“Pak më shumë se 60 vjeç”.

“A mund të quhet i vjetër një njeri te të gjashtëdhjetat?” – mendova.

“Po, – i thashë, – do të shkojmë ta shohim”.

Teksa largoheshim, e zonja e shtëpisë më zgjati disa vezë dhe një monedhë për bekimin e shtëpisë, ndërsa Sandri na priu drejt kullës së Zefit.

Kështu quhej “plaku” gjashtëdhjetëvjeçar. Shkuam në këmbë, pasi ishte afër e gjithashtu makina nuk shkonte deri atje, gjithsesi.

Kur arritëm në oborr, Sandri thirri me të madhe: “O Zef!”

Ai kishte ndezur radion e po dëgjonte diçka. E uli zërin dhe ne ndërkohë kishim hyrë, pasi dera ishte e hapur. Nuk kishte asgjë brenda.

Në një oxhak të një stili të vjetër kullash digjeshin disa shkopinj. Më tregoi një stol për t’u ulur, por ishte vetëm një e ne ishim pak më shumë. Nuk u ula, por fillova të bisedoja menjëherë me atë e ta pyesja si ndihej. Zefi ishte një burrë ashtu siç ma kishte përshkruar Sandri.

Dukej i vjetër, ishte i parruar dhe paksa i kërrusur e jo shumë i gjatë. U prezantova.

“Të njoh, – më tha – të kam ndjekur në televizion, kur ke dalë nëpër emisione. E di edhe nga je”.

Po u vija mendjen me kujdes fjalëve që thoshte dhe mënyrës se si fliste. Në një çast përdori një fjalë që më ngacmoi. Nuk e mbaj mend në çfarë konteksti, por përdori fjalët: “kriter determinant”.

E pyeta menjëherë nëse kishte mbaruar shkollën. “Po, – tha – kam mbaruar të mesmen në Tiranë, por kur ndoshta ti ende nuk kishe lindur”.

Dhe qeshi. “A merresh me lexime? – i thashë.

“Po, – m’u përgjigj menjëherë – Kam lexuar dhe lexoj shumë sapo më bien libra në dorë”.

E nisi të më tregonte disa gjëra nga jeta e tij dhe se si një ndër autorët që i kishte pëlqyer më së shumti ishte Primo Levi. E dëgjoja me vëmendje.

Ndërkohë, një nga murgeshat që ishte me mua e pyeti nëse merrte ilaçe. Ngaqë ajo është infermiere dhe punon në spital, ka instinktin e menjëhershëm kur sheh përballë dikë që ka nevojë për shërbime mjekësore.

Merrte ilaçe për tensionin, por ngaqë tani nuk përfitonte më as ndihmën ekonomike, e kishte të vështirë t’i blinte të gjitha, pavarësisht rimbursimit.

E ndërsa motra po interesohej për ilaçet dhe mënyrën se si do t’ia sillte, nëpërmjet dikujt nga fshati, që vinte në Rrëshen herë pas here, unë po vrisja mendjen se çfarë mund të bëja për atë.

“Ndoshta duhet ta bëj publik rastin, – mendova me vete – të bëj një video, ta hedh në Facebook, të kërkoj ndihmë ekonomike për atë dhe për familjen tjetër. Apo më mirë ndoshta të shkruaj një artikull e të kritikoj qeverinë që i ka hequr ndihmën ekonomike”.

Këto kohët e fundit po kritikojmë të gjithë, por askush nuk e ka mendjen e askush nuk dëgjon, sepse kritika ka pësuar inflacion. Edhe kjo kritika na ka lodhur.

Por ka edhe diçka tjetër: asnjëherë nuk duhen bërë hesapet pa hanxhiun. Unë po bëja hesape me varfërinë e tij e po përcaktoja në mendjen time se çfarë nevojash kishte, por pa e pyetur se çfarë mendonte ai për veten.

Atëherë iu ktheva Zefit dhe e pyeta: “Zef, më vjen keq për gjendjen në të cilën ndodhesh. Çfarë mund të bëj për ty?”.

Me shumë qetësi dhe me një zë paksa të ndrojtur më tha: “Më sill një libër të Primo Levit, padre. Atë me titull “A është vallë njeri?”. Shtanga dhe nuk fola më. Vërtet, llogaritë i kisha bërë gabim. (Panorama)

Tags: ështëLevitlibernjeripadrePrimosilltitullvalle

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Kjo video vërteton që marinsat janë vërtetë të “çmendur”

Kjo video vërteton që marinsat janë vërtetë të “çmendur”

Dy shtete të tjera kanë probleme me kufijtë detarë, Sllovenia padi kundër Kroacisë

Dy shtete të tjera kanë probleme me kufijtë detarë, Sllovenia padi kundër Kroacisë

“Biznesi” me të vdekurit/Punonjësi i funeralit, ‘drejtor nate’ në spital

“Biznesi” me të vdekurit/Punonjësi i funeralit, ‘drejtor nate’ në spital







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com