Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Sikur Katedralja Notre-Dame…

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Sikur Katedralja Notre-Dame…

Nga Edmond Tupja 

Sikur Katedralja NotreDame të kishte pasur fatin e zi të lartohej në Shqipëri dhe befas, një ditë të mallkuar, ta shihte veten të përfshirë nga flakët, çfarë do të kishim fituar ne shqiptarët prej djegies së saj?

Ndoshta shumëkujt kjo pyetje mund t’i duket kryekëput absurde, krejt jashtë kohës e jashtë hapësirës, por sipas historianëve tanë, kisha e xhami të vjetra, madje… edhe sinagoga, të cilat janë djegur, ka pasur në vendin tonë, por ato i zhdukën luftërat e dyndjet e shumta, për të përfunduar në vitin 1967 me çmendurinë e llahtarshme të Enver Hoxhës, që kulmoi me rrafshimin e të gjitha faltoreve apo me transformimin e tyre në depo, palestra apo stalla, ndër të tjera.

Po, lexuese e lexues të respektuar të kësaj rubrike të përjavshme, pyetja e saposhtruar më sipër mund t’ju duket vërtet absurde, por ja që ish-kolegu dhe miku im Françesk Armadhi guxoi dhe ma bëri atë pa më lënë kohë të mendoja e t’i jepja një përgjigje të kënaqshme, qoftë edhe pjesërisht. Po, është e vërtetë, madje, në mënyrë arrogante, ai nxitoi të përgjigjej vetë.

Sipas atij, nëse Katedrales Notre-Dame në Shqipërinë e sotme çmendurisht socialiste do t’i kishte rënë zjarri dhe nëse ai vetë do të kishte qenë i pari i vendit, i Kuvendit apo edhe i bashkisë, do të kishte bërë të pamundurën që zjarri të shuhej sa më shpejt duke i hedhur… duke i hedhur nga toka e nga qielli, me sasira të mëdha, benzinë e vetëm benzinë!

Unë shtanga, por pas disa sekondash ndërhyra dhe: “Po ti qenke ose i pirë, ose i çmendur,– i thashë, pafund i indinjuar,– po, po, i çmendur, më keq se Hitleri, Stalini apo, sidomos Enveri!… Ç’lloj shakaje është kjo?”, kurse ai, si të ishte duke monologuar, ma ktheu pa u shqetësuar: “Jo, aspak, madje, po ta kisha në dorë, do të bëja çmos që pas disa javësh zjarri t’i binte edhe Pallatit të Kulturës, në mënyrë që ky të digjej me gjithë TOB-in dhe Bibliotekën Kombëtare, pa harruar Teatrin Kombëtar, që nuk e shoh dot kur i kaloj pranë dhe dëgjoj ata aktorë, regjisorë e përkrahësit e tyre që po e pengojnë shkatërrimin e dobishëm dhe të domosdoshëm të asaj ndërtese, e cila po sfidon modernitetin e Tiranës mrekullisht të betonuar”.

Ai heshti një grimë dhe, duke përfituar nga kjo, unë u hodha e i thashë: “Sigurisht që ti nuk e ke me gjithë mend, apo jo?”, por ai, me një ngërdheshje sardonike dhe me një shkëlqim sysh mefistolian, vazhdoi: “Në këtë mënyrë, përveç ndihmave në formë parash që do të na vinin nga brenda e jashtë shtetit (diasporë, UNESCO etj., etj.), përveç parave që do të nxirrnim nga taksa e solidaritetit që do të krijonim me rastin e këtyre djegieve, përveç parave të drogës që mezi presin të pastrohen për të mirën e brezave të ardhshëm, do të ndërtonim në hapësirat e lëna bosh nga djegia e këtyre institucioneve, kulla, kulla pa mbarim, kulla fantastike, kulla të papara që do t’i kishin zili Amerika, Brazili, vendet e Gjirit, Australia e tërë të ngjashmit e tyre”.

Përçartja e tij më kalli datën, aq sa harrova se ç’datë ishim. Gjithsesi, edhe u besoja, edhe nuk u besoja veshëve të mi. Atëherë, e kapa nga jaka e xhaketës ishkolegun e mikun tim Françesk Armadhi dhe e shkunda fort. Ai ia plasi të qeshurit, më shtyu dhe klithi: “Rrofshin kullat!”, pastaj, me një qetësi olimpiane, m’i nguli sytë dhe shtoi: “Më mirë me kullat e betonit sesa me kullat e zakonit”, duke më tundur gishtin kërcënueshëm, para se të më kthente pa pikë elegance shpinën e të largohej me hap gati ushtarak. Atëherë, nxora celularin dhe nxitova t’i telefonoja urgjencës psikiatrike, por “Abonenti, të cilit sapo i telefonuat, mund të ketë fikur celularin” qe krejt përgjigjja që mora.

Pa e humbur durimin, i telefonova Policisë, por më erdhi e njëjta përgjigje tashmë ankthiogjene: “Abonenti, të cilit sapo i telefonuat, mund të ketë fikur celularin”. E njëjta gjë ndodhi kur i telefonova edhe Bashkisë së Tiranës, ndonëse përgjigjja qe paska ndryshe: “Numri, të cilit i keni telefonuar, nuk ekziston”. Mandej, sërish pa e humbur simiten e Xhaferit, i telefonova Kryeministrisë, por më kot dhe, kësaj radhe, vetja m’u duk si i ati i Zeqos poshtë thanës së shtetit shqiptar.

Papritmas, mend thirra “Eureka!” dhe si i çliruar nga ankthi që po më torturonte, formova numrin me tri shifra të zjarrfikësve të Tiranës dhe prita derisa dikush, me një çuditërisht si zë të regjistruar, por gjithsesi të sjellshëm, më informoi se i tërë ekipi, me përjashtim të skuadrës së gatishmërisë maksimale, kishte shkuar në Francë për të mësuar nga përvoja e zjarrfikësve parizianë në shuarjen e zjarrit, që i kishte rënë Katedrales NotreDame.

Tags: Edmond TupjaKatedraljaNotre Dame

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, autobusi përplaset me një “Range Rover”

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, autobusi përplaset me një “Range Rover”

Përdorimi i gjuhës si manipulim

Përdorimi i gjuhës si manipulim

Ndocaj sulmon Pjerin Ndreun: Servil i Ramës, lezhjanët s’duan ta shohin me sy

Ndocaj sulmon Pjerin Ndreun: Servil i Ramës, lezhjanët s’duan ta shohin me sy







JU REKOMANDOJMË

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Amfiteatri pranë Liqenit Artificial merr emrin Mirush Kabashi, homazh për ikonën e skenës shqiptare
Aktualitet

Amfiteatri pranë Liqenit Artificial merr emrin Mirush Kabashi, homazh për ikonën e skenës shqiptare

by mirseda
20:36 | 18/04/2026
0

Amfiteatri pranë Liqenit Artificial mori zyrtarisht emrin “Mirush Kabashi” në nder të aktorit të madh të teatrit...

E reja i dha fund jetës me fostoksinë, i akuzuari ende në arrati

E reja i dha fund jetës me fostoksinë, i akuzuari ende në arrati

20:34 | 18/04/2026
Holanda aktivizon fazën e parë të planit për krizën energjetike

Holanda aktivizon fazën e parë të planit për krizën energjetike

20:31 | 18/04/2026
Bosi i mafias shqiptare drejtonte aktivitetin nga burgu, arrestohen dy të rinj për trafik droge

Bosi i mafias shqiptare drejtonte aktivitetin nga burgu, arrestohen dy të rinj për trafik droge

20:29 | 18/04/2026
Përplasen dy makina në aksin Milot-Lezhë, 2 të plagosur! Radhë të gjata në të dyja kahet

Përplasen dy makina në aksin Milot-Lezhë, 2 të plagosur! Radhë të gjata në të dyja kahet

20:12 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com