Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Si vijnë kuqezinjtë përballë Izraelit, standardi i ‘minutave’ që u shkel nga vetë Panucci

7 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Si vijnë kuqezinjtë përballë Izraelit, standardi i ‘minutave’ që u shkel nga vetë Panucci

Kombëtarja shqiptare ka para një ndeshje mjaft të rëndësishme, transfertën me Izraelin, e cila do të tregojë se si do të jetë ecuria e kuqezinjve në Ligën e Kombeve. Në dy ndeshjet e para të luajtura në këtë kompeticion, të besuarit e Panuccit nuk bindën. Një fitore me shumë fat 1-0 në shtëpi dhe një humbje në Skoci me rezultat 2-0, ku më shumë u dhurua nga gabimet se e fituan ata, tregon se situata nuk është e mirë në këtë grup.

Duket se brenda ekipit ka pakënaqësi ndaj trajnerit Christian Panucci i cili bën listën e lojtarëve që do të grumbullohen dhe skemat se si do të zbresin në fushë. Fakt është se në ndeshjet e fundit kombëtarja nuk ka bindur në fushë, loja ka qenë shumë e vakët dhe me shumë gabime. Një standard i trajnerit ka qenë se lojtarët që nuk aktivizohen në ekipet e tyre nuk do të grumbullohen, por është vetë ai që e shkel.

Ishte Abazaj që ngriti zërin i pari kur pa veten jashtë liste pasi nuk aktivizohet tek Anderlecht, por në këtë listë ka edh lojtar tjerë që nuk luajnë edhe janë ftuar. Panucci u revoltua me Kristalin dhe e ‘sulmoi’ në konferencën për shtyp duke iu drejtuar se duhet të punojë fort që të jetë pjesë e kombëtares. Por Abazaj ka të drejtë të ngrejë zërin pasi ndaj tij është përdorur standard tjetër nga ai i Gavazajt dhe Grezdës, të cilët nuk aktivizohen në ekipet respektive por ftesa nuk mungoi.

Nëse rezultatet do të ishin pozitive në këto ndeshje dhe në fushë do të kishte një ekip që bind, padyshim që Panucci nuk do kritikoheshe për zgjedhjet që bën. Por problem është edhe se ai mori një ekip që kishte shkruar historinë me De Biasin dhe pritej shumë akoma nga ai grup. Ndryshimet e shumta që ka bërë trajneri duke zëvendësuar shumë lojtarë njëherësh është duk sjellë pasojat e saj derisa grupi i ri të konsolidohet. Por edhe në këtë pikë duket se trajneri nuk është duke zgjidhur gjërat si duhet, pasi në çdo ndeshje ndryshon formacioni dhe k emra të rinj, që do të thotë se akoma nuk është krijuar një bazë e ekipit edhe pe shumë ndeshje janë luajtur.

Edhe në grumbullimin para transfertës me Izraelin dhe miqësores me Jordaninë tekniku Italian ka disa emra të rinj të listë, por mbetet për tu parë se si do të paraqiten në fushë djemtë kuqezi. Liga Kombeve është një shans i artë për Shqipërinë që të jetë pjesë e “Euro 2020”, por edhe një shans i Panuccit për tu konfirmuar si trajneri i suksesshëm tek kuqezinjtë, pasi deri në këto momente nuk e ka fituar besimin e tifozëve.

Portierët: Thomas Strakosha, gardiani kuqezi është pjesë e Lazios dhe është duke kaluar një formë shumë të mirë,pavarësisht atyre dy gabimeve në derbin me Romën. Vendi i titullarit është i abonuar që nga sezoni që lamë pas dhe jo më kot është zgjedhja e parë edhe në kombëtaren shqiptare. Etrit Berisha është pjesë e Atalantës, por këtë sezon ka ngrohur vetëm stolin, trajneri Gasperini e kishte paralajmëruar një vit më parë se ai do të ishte sezoni i tij i fundit si titullar dhe se duhet të gjente skuadër tjetër. Duke qenë se nuk luan ka kaluar si zgjedhje e dytë e Panuccit, pasi cilësitë e tij nuk diskutohen. Ndërsa Alban Hoxha pavarësisht se luan tek Partizani ka treguar se sjell një siguri kur futet brenda katërkëndëshit të portës, por trajneri u beson më shumë portierëve që luajnë në kampionatet e huaja.

Mbrojtja: Ky është reparti që ka pasur më shumë probleme që nga momenti që Panucci ka marrë drejtimin e kombëtares, Shqipëria pëson shumë gola. Elseid Hysaj është garancia më e madhe e kuqezinjve në prapavijë, por edhe kur duhet të sulmojmë. Shkodrani luan për Napolin dhe nën drejtimi e Carlo Ancelottit po përmirësohet. Forma e tij nuk ka qenë më e mira, por në ndeshjet e fundit me napolitanët duket se është ringjallur. Ndërsa të flasim për paraqitjet me kombëtaren ka qenë larg pritshmërive, nuk dihet nëse Hysaj nuk jep atë që jep tek Napoli kur luan për Shqipërinë apo janë skemat e Panuccit dhe bashkëlojtarët që nuk i përshtaten.

Ermir Lenjani rikthehet në kombëtare pas një mungese të gjatë. Ai i mbulon të dy pozicionet në krah, pasi luan mjaft mirë edhe si mbrojtës edhe si mesfushor i avancuar. Tek Sion duket se shqiptari ka gjetur vetveten dhe në ndeshjen e fund ka gjetur edhe golin gjë që rrit optimizmin se në kombëtare do të bëjë paraqitje të mira. Egzon Binaku mund të quhet basti i fituar i Panuccit, pasi ndaj Izraelit ishte i papërmbajtshëm në fushë dhe ndihmoi shumë edhe në fazën e sulmit. Ndërsa ndaj Skocisë nuk ishte ai që pritej. Por djaloshi që aktivizohet tek Malmo padyshim që e meriton ftesën dhe mundësinë për tu rritur sa më shumë, pasi premton të jetë e ardhmja e kombëtares.

Mërgim Mavraj edhe kur ishte pa skuadër ishte pjesë e kombëtares, ndërsa tani ai është bashkuar me grekët e Aris të Selanikut dhe ka zhvilluar vetëm një ndeshje me ta. Më pas ai ka pasur një problem shëndetësor dhe nga mjekët u vlerësua se nuk mund të luante, por kjo nuk e ndaloi kombëtaren që ta grumbullonte. Frederik Veseli është kthyer në një titullar të padiskutueshëm tek Empoli në Serie A dhe padyshim e meriton të jetë pjesë e kombëtares. Në dy ndeshjet e fundit nuk ka sjellë garancinë e duhur, por duke parë ndeshjet e mira që zhvillon në kampionatin italian dhe moshën që ka është futbollist premtues. Ndërsa Herdi Prenga luan në Inter Zapresic në Kroaci dhe minutat për të nuk kanë munguar, por mbrojtësi është një element i ri në kombëtare dhe duhet të aktivizohet nga pak për tu përshtatur sa më mirë dhe të shmangë gabimet.

Berat Gjimshiti është pjesë e Atalantës dhe ka qenë titullar në ndeshjet e para të Serie A. Minutat kane qenë të shumta për të, por Atalanta është duke marrë rezultate mjaft negative. Gjimshiti ka treguar se ka mjaft potencial, por edhe në ndeshjen me Skocinë e Izraelin tregoi se kërkon të ketë në krah një shok me shumë eksperiencë, pasi me Veselin nuk po funksionon dhe po bëjnë shumë gabime. Kastriot Dermaku është një risi tek kuqezinjtë. Ai ishte i grumbulluar nga kombëtarja e Kosovës në dy ndeshjet e fundit por nuk u aktivizua për asnjë minutë. Ndërsa tani e shohim të grumbulluar me kuqezinjtë, duket sikur ajo ‘lufta e talenteve’ mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka përfunduar asnjëherë. Ai është 26 vjeç dhe luan për Cosenze në Itali. Mbete për tu parë cilësitë e tij. Ndërsa Enea Mihaj është një emër mjaft i njohur tashmë për të gjithë, ai refuzoi disa herë Shqipërinë me shpresën për të luajtur me Greqinë por nuk ndodhi. Në fund ai u pa në listën e Panuccit, por vetëm pak minuta u aktivizua në ndeshjen me Skocinë, më shumë për ta regjistruar në kombëtare e të mos ketë mundësi të largohet.

Mesfusha: Një repart mjaft i vështirë për tu analizuar, pasi kemi parë ndryshime të shumta edhe kur kemi luajtur mirë, por ka edhe pikëpyetje të mëdha se pse nuk thërritet Kaçe i cili gjithmonë që aktivizohet ndryshon ndeshjen.

Andi Lila është titullar tek Pas Gianina, por në kombëtare nuk a gjetur minuta për tu aktivizuar në ndeshjet e fundit. Nëse do të merret parasysh logjika e Panuccit, Lila nuk aktivizohet pasi mosha e tij është e madhe dhe duhet të ndërtojmë një ekip për të ardhmen. Ledian Memushaj po shkëlqen pasi u rikthye tek Pescara, madje ka dhuruar edhe asiste. Në ndeshjet e fundit trajneri italian e aktivizoi jashtë pozicionit të ti, a thua nuk kishte futbollistë të tjerë që luajnë në atë pozicion.

Ylber Ramadani aktivizohet në Danimarkë me skuadrën e Vejle, ai është titullar dhe ka bërë paraqitje mjaft të mira në mesfushë. Ndërsa Emanuele Ndoj luan në Itali me Brescin dhe në ndeshjet e fundit nuk tregoi më të mirën në kombëtare duke gabuar shumë topa dhe nuk sillte aspak siguri në mesfushë.

Migjen Basha është dilema më e madhe e ndeshjes me Skocinë, pyetja është pse Panucci e lë në stol kur ai shkëlqen me Izraelin. Nëse një ekip luan mirë dhe fiton, atëherë lojtarëve duhet tu japësh besim, pavarësish ndryshimeve taktike që duhen bërë për t’iu përshtatur kundërshtarit. Baha sjell siguri dhe është i vetmi që bën lidhjen mbrojtje-sulm. Taulant Xhaka është i njëjtë me atë futbollistin luftarak që jemi mësuar ta shohim gjithmonë. Ka momente të mira gjatë ndeshjes ku shpërthen dhe zgjidh ndeshjen seç bëri ndaj Izraelit. Edhe me Baselin është duke luajtur vazhdimisht, pra minutat nuk i mungojnë.

Sulmi: Një rikthim i rëndësishëm është ai i Eros Grezdës, i riu i talentuar që shihet si e ardhmja e sulmit kuqezi, pasi k aftësi të luaj në të gjitha pozicionet e avancuara. Tek Rangers nuk ka pasur në dispozicion minutat e duhura nga Gerard, por ka lënë pas një dëmtim dhe është stërvitur mirë, ky është një shans i mirë për të treguar vlerat dhe të fitojë sa më shumë minuta edhe në Skoci.

Rey Manaj është sulmuesi më në formë i kombëtares, ai është kthyer në njeriun gol tek Albacete në Spanjë. Në ndeshjet e fundit ai ka qenë titullar dhe për ironi të fatit minuta e tretë është e ti, pasi ka shënuar në dy ndeshjet e fundit. Enis Gavazaj vjen nga Rusia e largët, me skuadrën e re Yanysey, e nisi mjaft mirë, por tashmë ka humbur vendin e titullarit, por Panucci e quan pjesë të grupit duke lënë mënjanë kriterin e minutave që ka në këmbë.

Yrto Uzuni është risia më interesante e këtij grupi. Nga Laçi kaloi në Kroaci tek Lokomotivo Zagreb dhe është duk zhvilluar ndeshje fantastike. Titullar në çdo ndeshje dhe ka ndihmuar ekipin me asiste dhe gola. Bekim Balaj ë në fund është zhbllokuar para portës tek Akhmat Grozny, stoli ka qenë i pronotuar për shkodranin por në një ndeshje kupe shënon golin e parë për këtë sezon edhe pse nga pika e bardhë e penalltisë.

Giacomo Vrioni pritet të jetë surpriza e kombëtares, i ka mjaftuar vetëm një ndeshje me Shqiërinë U-21 dhe më pas ka ardhur ftesa e Kombëtares. Ai luan tek Venezia dhe është aktivizuar rregullisht te skuadrat e moshave të Italisë, por së fundmi kishte munguar ftesa e këtyre të fund dhe sulmuesi zgjodhi kuqezinjtë.

TIRANA TODAY

Tags: ‘minutave’IzraelitKuqezinjtëpanuccipërballëshkelstandardivetëVijnë

TË LIDHURA

Milan lëviz për mesfushorin shqiptar, oferta për Brugge
Sport

Milan lëviz për mesfushorin shqiptar, oferta për Brugge

19:08 | 24/06/2025
“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova
Aktualitet

“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova

18:47 | 24/06/2025
Ndeshja ndaj Salzburg në Botërorin e Klubeve, Mbappe në dyshim
Sport

Ndeshja ndaj Salzburg në Botërorin e Klubeve, Mbappe në dyshim

18:36 | 24/06/2025
Next Post
Zbardhet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ‘Babalen’

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ‘Babalen’

“The Sun” publikon videon: Ana e errët e Khabib Nurmagomedov (Video)

“The Sun” publikon videon: Ana e errët e Khabib Nurmagomedov (Video)

Të gjithë sulmojnë Vettel, rivali bën avokati: Më shumë respekt

Të gjithë sulmojnë Vettel, rivali bën avokati: Më shumë respekt

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

“Irani do të mbrojë të drejtat e tij legjitime”, Pezeshkian: Të gatshëm për dialog, jo për imponime…
Bota

“Irani do të mbrojë të drejtat e tij legjitime”, Pezeshkian: Të gatshëm për dialog, jo për imponime…

by mirseda
19:29 | 24/06/2025
0

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha të martën se vendi i tij nuk kërkon të sigurojë armë bërthamore,...

Inter, mesfushori: Do respektoj kontratën, nuk largohem

Inter, mesfushori: Do respektoj kontratën, nuk largohem

19:12 | 24/06/2025
Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare

Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare

19:10 | 24/06/2025
Milan lëviz për mesfushorin shqiptar, oferta për Brugge

Milan lëviz për mesfushorin shqiptar, oferta për Brugge

19:08 | 24/06/2025
“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova

“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova

18:47 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com