Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Si u ndërtua Parisi “fantazmë”, të për mashtruar bombarduesit gjermanë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Si u ndërtua Parisi “fantazmë”, të për mashtruar bombarduesit gjermanë

Të mërkurën e parë të çdo muaji, një tingull therës çan ajrin e Parisit: Në mesditë një rrjet sirenash anti-ajrore lëshojnë sinjalin e tyre të alarmit, i dëgjueshëm në çdo cep të qytetit. Kjo praktikë ka nisur që para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, dhe vazhdon ende sot për të provuar nëse sistemi është efektiv, në rastin e një kërcënimi të ri ushtarak apo një katastrofe të madhe.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, sulmet ajrore kanë qenë një burim i vërtetë paniku, që u shtua me shpejtësi me avancimin teknologjik të prodhimit të armëve: Përtej Kanalit të La Manshit, në Britani, qenë hedhur më shumë se 5.000 bomba, të cilat shkaktuan qindra të vdekur, mijëra të plagosur dhe dëme të pallogaritshme materiale.

Por francezët, ishin përgatitur më mirë, siç tregohet edhe në një foto e publikuar në vitin 1920 nga “The Illustated London News: Faux Paris:një Paris fantazmë u ndërtua në mënyrë të fshehtë ndërmjet viteve 1917-1918 në rrethinat veriore të qytetit, një kopje në madhësi natyrale e pikave kryesore të qytetit, për të mashtruar bombarduesit gjermane.

Një Paris i ndërtuar për t’u shkatërruar, me Harkun e Triumfit, Shamps Elizenë, dhe madje edhe një tren të rremë në lëvizje, dhe me llambat e ndezura rrugë për të tërhequr vëmendjen e avionëve armiq.

Për të ndriçuar këtë qytet fantazmë, u punësua inxhinieri elektrik, Fernand Jacopozzi, i njohur si personi i parë që ndriçoi Kullën e vërtetë Eifel. U përdorën dritat me ngjyra, të kuqe, të verdhë dhe të bardhë që përdoreshin zakonisht në furra për të imituar shkëlqimin e shtëpive, dyqaneve dhe fabrikave gjatë natës, për shkak se bombarduesit gjermanë, të njohur si Gotha, vepronin kryesisht gjatë natës.

Kopjet e rreme të ndërtesave dhe monumenteve u ndërtuan me dru dhe pastaj pikturoheshin, pëlhura të tejdukshme u përdorën për të imituar çatitë prej qelqi të fabrikave, ndërsa treni në lëvizje, me vagonët e tij të drunjtë, kishte drita anash për të simuluar dritaret.

Kjo strategji ishte e mundur, për shkak se teknologjia e radarëve nuk ishte zhvilluar ende, dhe taktikat e Gotha-s bazoheshin thjesht tek fluturimi mbi këto zona dhe bombardimi i tyre, duke hedhur nga një bombë mbi çdo objektiv, dhe fluturuar tej sa më shpejt që të ishte e mundur.

Pozicioni i Parisit fantazmë, rreth 25 kilometra nga Katedralja e Notre Dame, u zgjodh për shkak se në atë pikë lumi Senë ka një trajektore të ngjashme me atë që rrjedh në qendër të Parisit; u përzgjodhën 3 fusha për të përfunduar Parisin fantazmë, por që nuk përfunduan dot para fundit të luftës.

Në shtatorin e vitit 1918,. ndodhi sulmi i fundit ajror gjerman mbi kryeqytetin francez, por qyteti fantazmë nuk u bombardua asnjëherë. Fernand Jacopozzi, u dekorua me medaljen prestigjioze të Legjionit të Nderit, edhe pse ndoshta pak njerëz ishin në dijeni të motivit të këtij nderimi të madh.

Në vitet që pasuan, qyteti-hije, u çmontua me shpejtësi dhe fshehurazi, pasi u konsiderua një projekt në thelb i padobishëm, ndoshta sepse gjermanët kishin dijeni mbi të, por kush mund të ishte i sigurt për këtë? Shtetet e Bashkuara, përdorën një strategji të ngjashme, por shumë më efektive gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke krijuar një ushtri të tërë fantazmë, të përbërë nga tanke dhe aeroplanë të rremë, që shërbyen për t’i mashtruar gjermanët dhe shmangur vëmendjen  e tyre nga qëllimet më të rëndësishme.

Kjo bëri që nazistët të humbasin burime të vlefshme kundër objekteve butaforike dhe dritave shumëngjyrëshe. Në këtë rast, mund të thuhet se divizioni 23 i ushtrisë amerikane, u dëshmua të ishte shumë më efektiv.

Tags: bombarduesit gjermanefantazmemashtruarndertuaParis

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
FIER/ Hidhet nga kati i tetë, vdes 19-vjeçarja. Shoqërohet bashkëjetuesi 19 vite më i madh

FIER/ Hidhet nga kati i tetë, vdes 19-vjeçarja. Shoqërohet bashkëjetuesi 19 vite më i madh

Shtypi i ditës, 7 korrik 2017

Shtypi i ditës, 7 korrik 2017

Shtypi nga bota, 7 korrik 2017

Shtypi nga bota, 7 korrik 2017







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet
Bota

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet

by mirseda
22:13 | 20/10/2025
0

Presidenti i Republikës Sprska Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

22:10 | 20/10/2025
Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

21:53 | 20/10/2025
SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

21:11 | 20/10/2025
Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com