Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Si u ndërtua Hollivudi, kryeqendra e kinemasë botërore

4 vjet ago
in Kryesore, Kultura
Kinema / Nëse po kërkoni një film Tirana Today jep rekomandimin për sot

Hollivudi është një lagje e qytetit të Los Anxhelosit në SHBA, por edhe një metonimi. Kjo pasi ky vend është prej kaq shumë kohësh i lidhur me kinemanë sa që në disa raste themi Hollivud për të thënë kinema.

Megjithatë, Hollivudi lindi para kinemasë dhe pa kinema. Kinemaja në Hollivud mbërriti vetëm në fillim të shekullit XX, sepse ishte një vend me një klimë të mirë, me shumë hapësirë dhe me peizazhe të larmishme.

Historia e Hollivudit nis në vitet 1880, kur Harvi Uillkoks, një prohibicionist i pasur nga Kansasi, bleu 40 hektarë tokë rreth 15 milje në veriperëndim të Los Anxhelosit. Duket se plani i tij fillestar ishte të ndërtonte një fermë të madhe.

Por disa vite më vonë u bind se do të bënte më shumë para duke e ndarë në pjesë atë tokë të madhe në mënyrë që ta shiste me shumë. Në këtë mënyrë ai iu përkushtua bashkë me gruan e tij Daeida krijimit dhe planifikimit të tij që do të bëhet një qytet, në mënyrë që t’i bënte më tërheqëse pjesët e ndryshme.

Emri Hollivud u shfaq për herë të parë në vitin 1887. Qarkullojnë histori të ndryshme se pse çifti e zgjodhi këtë emër. Një version thotë se vjen nga një burrë me origjinë kineze, që i tha njëherë Uillkoks, duke i shtrembëruar pak fjalët, se po transportonte dru(hauling wood).

Një tjetër varian pretendon se emrin ia vendosi gruaja e tij Daeida, pasi u takua me një grua në një udhëtim me tren nga një vend tjetër në Ilinois i quajtur Hollivud.

Qyteti u rrit shpejt dhe rreth vitit 1900 kishte 500 banorë, shumë prej të cilëve merreshin me bujqësi dhe blegtori,aktivitetet e të cilëve ishin përqendruar kryesisht rreth rrugës kryesore, që më pas do të quhej “Avenue Prospect”, dhe që më vonë do të bëhej Bulevardi Hollivud. Midis atyre 500 banorëve, më i famshmi ishte padyshim Pol dë Longpri, një piktor francez të cilin zonja Uillkoks e kishte njohur rastësisht dhe e kishte ftuar të jetonte në Hollivud, duke shpresuar ta bënte elegante dhe artistike atë zonë.

Dhe meqë ishte gjithashtu shumë besimtare, dhe shumë larg çdo lloj vesi. Përdorimi i alkoolit në Hillivudit ishte i ndaluar, dhe po ashtu edhe hapja e ndonjë aktiviteti jo serioz. Zonja Uillkoks – tanimë e ve dhe e martuar sërish – donte të krijonte “një komunitet të mbushur plot me të kulturuar dhe të krishterë”.

Ndërkohë, Los Anxheles kishte arritur në 100 mijë banorë. Për t’u zhvendosur midis të dyjave duheshin të paktën nja dy orë, dhe midis tyre kishte kryesisht vreshta, korije agrumesh dhe fusha elbi.

Në vitin 1910 Hollivud, që kishte arritur në rreth 5 mijë banorë, u bë pjesë e qytetit të Los Anxheles, për të shfrytëzuar rrjetet e tij të ujit dhe energjisë elektrike. Ndërkohë, diku tjetër kinemaja po zhvillohej me shpejtësi.

Kjo falë eksperimenteve në vitin 1878 nga britaniku EduardMajbrixh; falë teknologjisë dhe filmave të fundit të shekullit XIX nga vëllezërit Lumier dhe falë studimeve në Shtetet e Bashkuara, të shpikësit dhe sipërmarrësit Tomas Edison, i cili që në vitin 1894 kishte arritur të transmetonte projeksione të imazheve lëvizëse në Nju Jork përmes kinetoskopit.

Duke u bazuar në këto arritje, shumë të tjerë kishin filluar që të realizonin filma. Sidomos

në Fort Li të NjuXhersit, jo shumë larg Nju Jorkut. Prandaj,në një moment në fillim të shekullit XX, “kryeqyteti i kinemasë amerikane” ishte në bregun lindor.

Për shembull, filmi “The Great Train Robbery” i vitit 1903 u xhirua midis Nju Jorkut dhe Nju Xhersit. Por kishte dy probleme:i pari ishte moti i keq, qëshpesh e vështirësonte xhirimin e filmit. Dhe i dyti, ishte fakti që kompania “MotionPicture Patents” (e themeluar në vitin 1908 nga Edison) gjobiste ata që përdornin pa leje kinetoskopin.

Për këtë arsye, disa kompani kinematografike u zhvendosën në perëndim, në kërkim të

një klime më të mirë, dhe me synimin për të pasur sa më shumë hapësirë ​​midis tyre dhe emisarëve të kompanisë që kujdeseshin për interesat e Edisonit.

Pasi xhiruan disa filma në shtete si Misuri, Kolorado ose Arizona, grupet e para të kineastëve mbërritën edhe në Kaliforni, dhe prej andej në këtë qytezë në veri-lindje të LosAnxhelosit, që deri para disa vitesh nuk donte ndonjë aktivitet rekreativ.

Në përgjithësi, pranohet se filmi i parë në Hollivud “OldCalifornia”u xhiruan nga kineasti i njohur D.W. Grifit, qëmestafin e tij kishte shkuar fillimisht në Los Angeles. Por më pas ishte përpjekur të zhvendosej pak më në periferi të qytetit,në kërkim të peizazheve të ndryshme dhe më shumë atmosferë rurale.

“Old California”u shfaq në kinema vitin 1910, duke shënuar fillimin e një dekadë në të cilën shumë regjisorë dhe kompani prodhimi eksperimentuan në Hollivud, dhe më pas vendosën të qëndronin atje përgjithmonë, duke arritur të zhvillonin teknologji dhe praktika

që u dhanë atyre mundësi të mos shqetësoheshin më nga kompania që mbronte patentat e Edisonit.

Në Hollivud, kompanitë kinematografike që brenda pak vitesh do të krijonin atë mekanizëm shumë efektiv të prodhimit të njohur si “sistemi i studios”, gjetën hapësira të mëdha, krahëpune me kosto më të ulët se sa ato në bregun lindor, një klimë të butë për pjesën më të madhe të vitit, dhe një zonë ku me udhëtime relativisht të shkurtra, mund të gjeje peizazhe dhe mjedise shumë të larmishme.

Lufta e Parë Botërore dhe Gripi Spanjoll ishin thelbësore për suksesin e Hollivudit. E

para sepse krijoi probleme të mëdha për kinemanë evropiane,dhe shumë më pak për kinematografinë amerikane, e cila ndërkohë varej kryesisht nga Hollivudi.

Nga ana tjetër, gripi spanjoll e goditi vërtet Kaliforninë, si dhe çdo zonë tjetër të Shteteve

të Bashkuara, por në Los Angeles (dhe në Hollivud) situata u menaxhua shumë më mirë se gjetkë. Në fund të viteve 1920, Hollivudi e kapërceu Depresionin e Madh, duke u shndërrua përfundimisht si kryeqendrën e kinemasë botërore.

burimi: https://www.ilpost.it/2021/05/09/hollywood-perche-li

Përshtatur për Tirana Today

Tags: HollivudikinemaSHBA

TË LIDHURA

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi
Aktualitet

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

22:53 | 26/06/2025
‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali
Aktualitet

‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

22:14 | 26/06/2025
Sulmuesi anglez godet një grua me karrige gjatë një përleshje në Ibiza
Aktualitet

Sulmuesi anglez godet një grua me karrige gjatë një përleshje në Ibiza

21:16 | 26/06/2025
Next Post
Jep dorëheqjen zv. Drejtori i Policisë së Tiranës

Tiranë / Vetëdorëzohet autori i dyshuar i vras*es dhe njëri nga shokët

SHBA-të sanksione të reja kundër Rusisë, dëbojnë 10 diplomatë

Biden: Moska mban përgjegjësi për sulmin ndaj tubacionit

Basha takim me qytetarët në Durrës: Shqipëria nuk është e regjimit Rama-Doshi

Basha takim me qytetarët në Durrës: Shqipëria nuk është e regjimit Rama-Doshi

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

SHBA-ja dhe Irani s’kanë caktuar bisedime bërthamore, por janë në kontakt
Bota

SHBA-ja dhe Irani s’kanë caktuar bisedime bërthamore, por janë në kontakt

by mirseda
08:55 | 27/06/2025
0

Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë duke mbajtur kontakte të vazhdueshme për rifillimin e bisedimeve mbi programin...

Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

08:51 | 27/06/2025
Mertz: Gjermania duhet të jetë forca lëvizëse e BE-së, marrëveshje me SHBA

Mertz: Gjermania duhet të jetë forca lëvizëse e BE-së, marrëveshje me SHBA

08:49 | 27/06/2025
“E bëtë sikur është bërë nami”, Peleshi: Kemi një verë të nxehtë para, do kemi shumë zjarre

Në betejë me flakë banorë, zjarrfikës, administrata dhe policia! Shuhet zjarri në Ksamil

08:45 | 27/06/2025
Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë

22:58 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com