E enjte, 20 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Si u ndërtua Hollivudi, kryeqendra e kinemasë botërore

Hollivudi është një lagje e qytetit të Los Anxhelosit në SHBA, por edhe një metonimi. Kjo pasi ky vend është prej kaq shumë kohësh i lidhur me kinemanë sa që në disa raste themi Hollivud për të thënë kinema.

Megjithatë, Hollivudi lindi para kinemasë dhe pa kinema. Kinemaja në Hollivud mbërriti vetëm në fillim të shekullit XX, sepse ishte një vend me një klimë të mirë, me shumë hapësirë dhe me peizazhe të larmishme.

Historia e Hollivudit nis në vitet 1880, kur Harvi Uillkoks, një prohibicionist i pasur nga Kansasi, bleu 40 hektarë tokë rreth 15 milje në veriperëndim të Los Anxhelosit. Duket se plani i tij fillestar ishte të ndërtonte një fermë të madhe.

Por disa vite më vonë u bind se do të bënte më shumë para duke e ndarë në pjesë atë tokë të madhe në mënyrë që ta shiste me shumë. Në këtë mënyrë ai iu përkushtua bashkë me gruan e tij Daeida krijimit dhe planifikimit të tij që do të bëhet një qytet, në mënyrë që ti bënte më tërheqëse pjesët e ndryshme.

Emri Hollivud u shfaq për herë të parë në vitin 1887. Qarkullojnë histori të ndryshme se pse çifti e zgjodhi të emër. Një version thotë se vjen nga një burrë me origjinë kineze, që i tha njëherë Uillkoks, duke i shtrembëruar pak fjalët, se po transportonte dru(hauling wood).

Një tjetër varian pretendon se emrin ia vendosi gruaja e tij Daeida, pasi u takua me një grua në një udhëtim me tren nga një vend tjetër në Ilinois i quajtur Hollivud.

Qyteti u rrit shpejt dhe rreth vitit 1900 kishte 500 banorë, shumë prej të cilëve merreshin me bujqësi dhe blegtori,aktivitetet e të cilëve ishin përqendruar kryesisht rreth rrugës kryesore, më pas do të quhej Avenue Prospect”, dhe që më vonë do të bëhej Bulevardi Hollivud. Midis atyre 500 banorëve, më i famshmi ishte padyshim Pol dë Longpri, një piktor francez të cilin zonja Uillkoks e kishte njohur rastësisht dhe e kishte ftuar të jetonte në Hollivud, duke shpresuar ta bënte elegante dhe artistike atë zonë.

Dhe meqë ishte gjithashtu shumë besimtare, dhe shumë larg çdo lloj vesi. Përdorimi i alkoolitHillivudit ishte i ndaluar, dhe po ashtu edhe hapja e ndonjë aktiviteti jo serioz. Zonja Uillkoks – tani e ve dhe e martuar sërish – donte të krijonte një komunitet të mbushur plot me të kulturuar dhe të krishterë.

Ndërkohë, Los Anxheles kishte arritur në 100 mijë banorë. Për t’u zhvendosur midis të dyjave duheshin të paktën nja dy orë, dhe midis tyre kishte kryesisht vreshta, korije agrumesh dhe fusha elbi.

Në vitin 1910 Hollivud, kishte arritur rreth 5 mijë banorë, u bë pjesë e qytetit të Los Anxheles, për të shfrytëzuar rrjetet e tij të ujit dhe energjisë elektrike. Ndërkohë, diku tjetër kinemaja po zhvillohej me shpejtësi.

Kjo falë eksperimenteve në vitin 1878 nga britaniku EduardMajbrixh; falë teknologjisë dhe filmave të fundit të shekullit XIX nga vëllezërit Lumier dhe falë studimeve në Shtetet e Bashkuara, të shpikësit dhe sipërmarrësit Tomas Edison, i cili që në vitin 1894 kishte arritur të transmetonte projeksione të imazheve lëvizëse në Nju Jork përmes kinetoskopit.

Duke u bazuar në këto arritje, shumë tjerë kishin filluar realizonin filma. Sidomos

në Fort Li të NjuXhersit, jo shumë larg Nju Jorkut. Prandaj,në një moment në fillim të shekullit XX, kryeqyteti i kinemasë amerikane ishte në bregun lindor.

Për shembull, filmi The Great Train Robbery i vitit 1903 u xhirua midis Nju Jorkut dhe Nju Xhersit. Por kishte dy probleme:i pari ishte moti i keq, shpesh e vështirësonte xhirimin e filmit. Dhe i dyti, ishte fakti që kompania MotionPicture Patents (e themeluar në vitin 1908 nga Edison) gjobiste ata që përdornin pa leje kinetoskopin.

Për këtë arsye, disa kompani kinematografike u zhvendosën në perëndim, në kërkim të

një klime më të mirë, dhe me synimin për të pasur sa më shumë hapësirë ​​midis tyre dhe emisarëve të kompanisë që kujdeseshin për interesat e Edisonit.

Pasi xhiruan disa filma në shtete si Misuri, Kolorado ose Arizona, grupet e para të kineastëve mbërritën edhe në Kaliforni, dhe prej andej në këtë qyte në veri-lindje të LosAnxhelosit, që deri para disa vitesh nuk donte ndonjë aktivitet rekreativ.

Në përgjithësi, pranohet se filmi i parë në HollivudOldCalifornia”u xhiruan nga kineasti i njohur D.W. Grifit, mestafin e tij kishte shkuar fillimishtLos Angeles. Por më pas ishte përpjekur të zhvendosej pak më në periferi të qytetit,në kërkim të peizazheve të ndryshme dhe më shumë atmosferë rurale.

Old California”u shfaq në kinema vitin 1910, duke shënuar fillimin e një dekadë në të cilën shumë regjisorë dhe kompani prodhimi eksperimentuan në Hollivud, dhe më pas vendosën të qëndronin atje përgjithmonë, duke arritur të zhvillonin teknologji dhe praktika

u dhanë atyre mundësimos shqetësoheshin më nga kompania që mbronte patentat e Edisonit.

Hollivud, kompanitë kinematografike që brenda pak vitesh do të krijonin atë mekanizëm shumë efektiv të prodhimit të njohur si sistemi i studios, gjetën hapësira të mëdha, krahëpune me kosto më të ulët se sa ato në bregun lindor, një klimë butë për pjesën më të madhe të vitit, dhe një zonë ku me udhëtime relativisht të shkurtra, mund të gjeje peizazhe dhe mjedise shumë të larmishme.

Lufta e Parë Botërore dhe Gripi Spanjoll ishin thelbësore për suksesin e Hollivudit. E

para sepse krijoi probleme të mëdha për kinemanë evropiane,dhe shumë më pak për kinematografinë amerikane, e cila ndërkohë varej kryesisht nga Hollivudi.

Nga ana tjetër, gripi spanjoll e goditi vërtet Kaliforninë, si dhe çdo zonë tjetër të Shteteve

të Bashkuara, por në Los Angeles (dhe në Hollivud) situata u menaxhua shumë më mirë se gjetkë. Në fund të viteve 1920, Hollivudi e kapërceu Depresionin e Madh, duke u shndërrua përfundimisht si kryeqendrën e kinemasë botërore.

Lexo edhe :   Dashuria për SHBA-në nuk ka nevojë për ndërmjetës
Lexo edhe :   Dashuria për SHBA-në nuk ka nevojë për ndërmjetës

burimi: https://www.ilpost.it/2021/05/09/hollywood-perche-li

Përshtatur për Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Einxhel në gjendje të rëndë psikologjike, ja si ia shpreh dashurinë DJ Dagz

DJ Dagz është eleminuar nga shtëpia e "Big Brother Vip", dhe e dashura e tij Einxhel e ka përjetuar shumë keq. Moderatorja shfaqet e...

Dashuria për SHBA-në nuk ka nevojë për ndërmjetës

Nga: Luçiano Boçi Ka një përpjekje të shfrenuar për t’i ndarë anëtarët e PD-së sot apo drejtuesit e saj ndër vite, në pro dhe antiamerikanë....

Meta dekreton zgjedhjet pas takimit me Ballën, nuk “pyet” Bashën e Kryemadhin

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka nxjerrë dekretin ku në 6 mars në 6 Bashki të vendit do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme vendore. Në...

Një zgjidhje për opozitën!

Nga: Lutfi Dervishi Zhvillimet e sotme në opozitë kanë brengosur jo vetëm anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e opozitës, por mbi të gjitha kryeministrin e vendit!...

Biden parashikon se Rusia ‘do të hyjë’ në Ukrainë. Gati për luftë?

Presidenti Joe Biden, të mërkurën parashikoi se Rusia "do të zhvendoset" në Ukrainë, duke përmendur shqetësimet ekzistenciale të presidentit të vendit, Vladimir Putin, edhe...