Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Si u festua 20, 25, 50 e 70-vjetori i Pavarësisë! Pamjet nga rivarrimi i Ismail Qemalit te inaugurimi i Muzeut të Krujës

7 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
Si u festua 20, 25, 50 e 70-vjetori i Pavarësisë! Pamjet nga rivarrimi i Ismail Qemalit te inaugurimi i Muzeut të Krujës

Nga Kreshnik KUÇAJ

Shqipëria e ka festuar gjithnjë në mënyra të ndryshme përvjetorin e shpalljes së pavarësisë, sidomos përvjetorët jubilarë ku janë përdorur simbolika të veçanta apo janë inauguruar vepra që i kanë qendruar kohës.

Festimet e para të përvjetorit të Pavarësisë në vitin 1913 janë të vetmet imazhe fotografike që ekzistojnë, e që shpeshherë konsiderohen si imazhe të momentit të ngritjes së flamurit me 28 nëntor 1912 në Vlorë.

Si u festua 20 vjetori i Pavarësisë. Rivarrimi i Ismail Qemalit dhe vepra e Odhise Paskalit  

Një ndër ceremonitë më të mëdha të zhvilluara kanë qenë ato të 20 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në nëntor të vitit 1932. Krahas festimeve të shumta, një element i këtyre festimeve që duhet evidentuar është rivarrimi i Ismail Qemalit, në një ceremoni të posaçme nga Kanina e Vlorës në qytetin e Vlorës.

Festimet e 20 vjetorit të pavarësisë parashikonin një program thuajse 1 javor që kulmuan deri në mesnatën e datës 28 nëntor.

Në këto manifestime merrnin pjesë përfaqësues nga autoritetet kryesore të vendit,deputetë, trupi diplomatik dhe në emër të mbretit si përfaqësues ishte inspektori i përgjithshëm i ushtrisë gjenerali Leon De Ghilardi.

Krahas koncerteve të shumta u zhvillua edhe një tur ciklistik nga Tirana në Vlorë dhe një kurs motociklistik Tiranë-Durrës.

Në mëngjesin e 28 nëntorit të vitit 1932, në qytetin e Vlorës, në sheshin e Flamurit u bashkuan një grup i madh njerëzish për të kremtuar ditën e shënuar.  Prefekti i Vlorës Abedin Nepravishta do të mbante një fjalë të rastit, për të vijuar më pas me një takim në bashki e më tej automjetet do të niseshin drejt Kaninës ku ishte i varrosur Ismail Qemali.

Eshtrat e themeluesit të Pavarësisë u vendosën në një arkivol të mbuluar me flamurin e me elemente të tjera kombëtare. Një automobil me eshtrat e Qemalit do të vijonte rrugëtimin drejt Vlorës i shoqëruar nga një numër i madh njerëzisht që e bënë rrugën në këmbë.

Rivarrimi i Atit të Pavarësisë do të bëhej në kopshtin e qytetit të Vlorës, në një ceremoni të posaçme ku do të mbanin fjalime përfaqësues të mbretit, qeverisë, Parlamentit dhe autoritetet lokale të Vlorës etj.

Në varr u vendosën mbi 50 kurora lulesh nga të gjitha autoritetet e Shqipërisë. Varri i bërë prej mermeri ishte vepër e skulptorit shqiptar Odhise Paskali ndërsa shpenzimet ishin paguar nga Ahmet Zogu.

Si u festua 25 vjetori i Pavarësisë! Programi simbolik me 25 pika, nga kërkimi i eshtrave të Skënderbeut, Panteoni, Lahuta e Malësisë te konkursi për himnin e ri   

Manifestime të mëdha që do të mbaheshin me rastin e Pavarësisë ishin edhe ato të 25 vjetorit në vitin 1937. Për kremtimet e 25 vjetorit të Pavarësisë do të ngrihej një komison shterëror i posaçëm që do të hartonte një program simbolik me 25 pika.

Programi i festimeve të 25 vjetorit të pavarësisë parashikonte organizimin e një serë aktiviteteve të ndryshme në periudhën 20 nëntor deri me 28 nëntor.

Referuar programit të botuar në revistën “Leka” të vitit 1937, për festimet ishin ngritur komisione të posaçme.

Në listën e aktiviteteve të planifikuara për t’u realizuar për rastin e 25 vjetorit ishin organizimi i ekspozitave të ndryshme dhe i manifestimeve folkloristike, konferenca të ndryshme nëpër qytete të ndryshme, një konkurs për himnin e ri të flamurit ku fituesi merrte 2 mijë franga ari, një ekspozitë arti me seksion fotografik, koncerte me muzikë të huaj e shqiptare, shfaqje teatrore, botime të ndryshme historike e studimore për Shqipërinë, mes të cilave edhe Lahuta e Malësisë e Gjergj Fishtës.

Po ashtu, në programin e 25 vjetorit të pavarësisë ishte edhe zbulimi i monumentit të Skënderbeut, riemërtimi i shkollave duke u vendosur emra atdhetarësh që nuk jetonin më dhe krijimi i Panteonit Kombëtar në kryeqytet.

Po ashtu, me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë parashikohej shpallja e monumenteve kombëtare për kështjellat e Shqipërisë, ndërtesën e Kongresit të Lushnjes, varrin e Ismail Qemalit, mauzoleumin e Nënës Mbretëreshë dhe për kishat e xhamitë e vendit me vlerë historike dhe arkeologjike.

Në program parashikohej gjithashtu që në Lezhë të kërkohej varri i Skënderbeut me qëllim që në rast se gjendeshin eshtra të silleshin në Tiranë për t’u vendosur në Panteonin Kombëtar dhe në Lezhë të ngrihej një përmendore e përshtatshme. Nëse nuk gjendeshin eshtra, atëhere duhej të sillej balta e vendvarrimit për t’u vendosur në Panteon.

Programi parashikonte gjithashtu të zhvilloheshin parada festive e kampionate sportive në disiplina të ndryshme. Në këtë kuadër, ishte parashikuar edhe një kampionat futbolli ku fituesi të merrte kupën e 25 vjetorit të Pavarësisë.

Një event tjetër i parashikuar ishte inagurimi i stacionit radiofonik shqiptar ku Ahmet Zogu do t’i drejtohej edhe me një mesazh të rastit popullit shqiptar.

Po ashtu, ishte parashikuar edhe themelimi i një arke për përkrahjen shoqërore dhe i atij që do të emërtohej “qarku i gjakut shqiptar”. Ndërkohë, me 28 nëntor parashikohej që në të njëjtën orë kur u ngrit flamuri në Vlorë në 1912, të ngrihej flamuri në të gjithë Shqipërinë.

Vlora dhe kryeqyteti u zbukuruan me motive kombëtare. Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u vendos një shqiponjë e madhe ndërsa në shtylla të ndryshme nëpër bulevard u vendosën shqiponja të vogla dhe flamuj kombëtare.

Në Tiranë në këto manifestime mbërritën shqiptarë nga të gjitha trojet, të veshur me kostume kombëtare duke krijuar në këtë mënyrë një kolorit veshjesh.

Si u festua 50 vjetori i Pavarësisë në 1962! Nga bustet e vëllezërve Frashëri te “Ylli i Artë” për Vlorën  

Gjatë periudhës së regjimit komunist, festimet e përvjetorit të Pavarësisë së 1912 do të realizoheshin sëbashku me festimet për Çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë. Më vendim të posaçëm nga data 26 deri me 29 nëntor të vitit 1962 qeveria do të kryente funksionet në qytetin e Vlorës ku 50 vite më parë ishte shpallur pavarësia.

Në kuadrin e këtyre festimeve, punonjës të ndërmarrje në mbarë vendin kishin marrë përsipër që të realizonin para afateve detyrat e parashikuara në planin zhvillimor të radhës. Gjatë këtyre ditëve do të zhvilloheshin ceremoni të shumta inaugurimesh për fillimin e punimeve për fabrika të reja.

Në Elbasan u inaugurua fillimi i punimeve për ndërtimin e fabrikës së metalurgjisë së zezë ndërsa në Tiranë u inaugurua fillimi i punimeve për ngritjen e fabrikës së pllakave të drurit. Po ashtu, u pre shiriti dhe nisi nga prodhimi Fabrika e Mobiljeve në Elbasan ndërsa në Shkodër u bë inaugurimi i fillimit të punimeve në 3 vepra të reja industriale.

Një event i rëndësishëm i mbajtur në këto ditë ishte edhe Konferenca e Studimeve Albanologjike ku morën pjesë albanologë të ndryshëm nga vende të ndryshme. 600 linguistë, historianë e bashkëpunëtorë shkencorë të Universitetit të Tiranës morën pjesë në këtë konferencë që u konsiderua me shumë rëndësi për jetën shkencore.

Në listën e aktiviteteve të këtyre ditëve ishte edhe inaugurimi në Tiranë i busteve të vëllezërve Frashëri dhe i bustit të patriotit arbëresh Jeronim de Rada.

Në Elbasan u ngrit monumenti i lëvruesit të gjuhës shqipe Konstandin Kristoforidhi ndërsa në Valikarth ku Skënderbeu zhvilloi betejën legjendare kundër turqve u ngrit një monument.

Ndërkohë qyteti i Vlorës u zbukurua me rastin e festimeve dhe delegatë të ndryshëm nga i gjithë vendi u nisën në Vlorë për të marrë pjesë në festimet e planifikuara. Qeveria e zhvendosur këto ditë në Vlorë, sëbashku me Komitetin Qendror dhe Presidiumin zhvilluan mbledhje të përbashkëta. Qytetit të Vlorës iu dorëzua një çmim i posaçëm “Ylli i Artë”.

Pjesë e aktiviteteve ishin edhe nderimet për Bajram Currin, Selam Musain etj. si vlerësim për kontributin e tyre pas shpalljes së Pavarësisë së vendit. Ndërkohë, u inaugurua në Vlorë edhe shtëpia muze ku kishte pasur selinë qeveria e përkohshme e Vlorës.

Një event tjetër që u mbajt me rastsin e 50 vjetorit ishte edhe çelja e një ekspozite kombëtare të arteve figurative me piktura, skulptura e grafikë që përfaqësonin luftën e Shqipërisë për liri e pavarësi.

Në mbrëmjen e 27 nëntorit u mbajt një mbledhje e madhe kushtuar 50 vjetorit të pavarësisë. Me rastin e festimeve ishin organizuar shumë shfaqje e koncerte.

Me 28 nëntor, në sheshin e Flamurit u zhvillua një manifestim i madh, ku u ngrit flamuri. Ceremonia u shoqërua me krisma topash. Po ashtu, u dorëzua edhe stafeta e 50 vjetorit të Pavarësisë ndërsa u mbajtën marshe e manifestime të mëdha të punonjësve të Vlorës.

Paralelisht me manifestimet në Vlorë, edhe në Tiranë u mbajtën organizime të ndryshme festive ku u ngrit flamurit.  Festimet do të mbylleshin me një shfaqje fishekzjarresh në Tiranë dhe në Vlorë.

Kremtimet e 70 vjetorit të Pavarësisë, inaugurimi i Muzeut të Krujës dhe i monumentit të Bajram Currit  

Festime të mëdha u realizuan edhe në vitin 1982, me rastin e 70 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Gjatë ditëve të festave të nëntorit të vitit 1982 u inaugurua edhe Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” i njohur edhe si Muzeu i Krujës. Përurimi i muzeut u bë më 1 Nëntor 1982 në kështjellën e Krujës.

Më rastin e 70 vjetorit të pavarësisë së vendit, u inaugurua edhe monumenti i Bajram Currit në Tropojë.

Po ashtu, u çel edhe një ekspozitë kombëtare kushtuar 70 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë ndërsa u mbajt një konferencë kombëtare për historinë.

Ashtu si në përvjetorët e tjerë, nuk do të mungonin koncertet festive e mbledhjet ceremoniale në qytetin e Vlorës./ Scan Tv

TË LIDHURA

Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët
Aktualitet

Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët

21:26 | 13/06/2025
Vranë 33-vjeçarin shqiptar në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy të rinjtë
Aktualitet

Vranë 33-vjeçarin shqiptar në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy të rinjtë

19:31 | 13/06/2025
Policia shqiptare trajnohet nga SHBA – forcim kundër krimit
Aktualitet

Policia shqiptare trajnohet nga SHBA – forcim kundër krimit

19:29 | 13/06/2025
Next Post
Policia nis aksionin për kapsollet, ja masat e marra

Policia nis aksionin për kapsollet, ja masat e marra

Christian Panucci, trajneri i ri i Kombëtares shqiptare

“Lajme abuzive”, FSHF sqaron njëherë e mirë situatën me Panuçin

“Është e jona Shqipëria” mesazhi me këngë labçe i Saimir Tahirit

"Është e jona Shqipëria" mesazhi me këngë labçe i Saimir Tahirit

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!
Bota

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!

by mirseda
22:50 | 13/06/2025
0

Ushtria amerikane ka ndihmuar në rrëzimin e raketave iraniane që po shkonin drejt Izraelit, thanë dy zyrtarë...

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

22:46 | 13/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

22:01 | 13/06/2025
49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

21:44 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com