“Unë jam grua e vetme, nuk mund të gjej punë, kam dy fëmijë për të rritur, dhe çdo ditë nuk di si tua shpjegoj atyre se pse babai u ka vdekur. Ata e kujtojnë dhe i shikoj me lot në sy. Ai punonte për të mbajtur të gjithë familjen”. Këto janë fjalë të thëna nga vuajtje dhe britma e dhimbjes, por edhe si një apel i fortë i bërë nga nëna shqiptare Mariana Preka. E veja, 33-vjeç, i duhet të rrisë e vetme dy fëmijët e saj, pasi burri i saj Edmond Preka, 36 vjet, vdiq nga një tragjedi e papritur, e tmerrshme, dramatike dhe e vështirë për t’u përpunuar.
Më 8 mars, punëtor i ndërtimit, shumë i vlerësuar dhe i respektuar si jashtë dhe brenda ambientit të punës, do të ishte sulmuar, në fshat e L’Aquila Paganica, nga tre qen dhe kishte përfunduar në një kanal ku ishte mbytur dhe kishte gjetur vdekjen. Ai kishte qenë duke u kthyer gjatë natës për në shtëpi, pasi kishte dalë vonë nga puna.
Për vdekjen e tij janë akuzuar dy persona, Gianluca De Paulis dhe Sara Galeassi, përkatësisht 42 dhe 31 vjeç, pronarë të qenve dhe fqinj të çiftit shqiptar.
“Pronarët e kafshëve do të jetë përgjegjës “, sepse kishin vendosur qentë të konkurronin me njëri-tjetrin në rrugë gjatë natës, dhe nga neglizhenca dhe pakujdesia e tyre, gjeti vdekjen Edmond Preka.
Sot në shtëpinë shqiptarëve jeton vetëm Mariana dhe dy fëmijët e saj, djali 8 –vjeç dhe vajza 5-vjeç.
Mariana është e rrethuar nga kujtime, fotot që i portretizojnë të gjithë së bashku, të lumtur dhe të rrethuar nga dashuria. Dhe vizatimet e shumta të dy fëmijëve, të cilët shpresojnë që së shpejti mund të shohin të atin.
Që nga 8 mars, ku kanë kaluar shtatë muaj, gruaja e re vendosi të thyej heshtjen duke dhënë një intervistë për median italiane “AbruzzoWeb”.
“Duhet të them se pa dashurinë e mbështetjen e kaq shumë njerëzve ne nuk do ta kishim kaluar këtë dhimbje: fëmijët kanë kuptuar çdo gjë, ata janë shumë të zgjuar, djali e lexoi ngjarjen në gazeta. Ata më pyesin me këmbëngulje dhe qajnë, vajza e vogël është e dëshpëruar, nuk e di se çfarë t’i them. Zgjohesha në mes të natës duke menduar se është një makth, pastaj shoh vendin e tij të zbrazët, rrobat e tij ende në dollap. I marr ato dhe u marr erë, diçka që më bën të ndihem më tij”.
Një komunitet i tërë përpiqet të ndihmojë këtë familje, por Mariana nuk dëshiron të jetojë “me ndihmën e të tjerëve”. “Do të doja një punë të thjeshtë dhe të denjë që do të më lejonte të rrisja dhe të shkolloja fëmijët e mi”.
Ajo ka nevoje urgjente për punë, por nuk ka pasur asnjë mundësi: është pa prindër, ka vëllezër e motra, por jetojnë në Shqipëri.
“Ne e duam thellë njëri-tjetrin, i ndiej ata në zemrën time, por nuk mendova të kthehesha në vendin tim, sepse burri dhe unë kishim vendosur që do të qëndronim këtu në L’Aquila”- tha ajo.
Ajo tregon njohjen me Edmondin dhe tregon se është si një histori përrallash. “Unë isha 18, ai ishte i bukur si princ, i mirë dhe parimor. Ai erdhi për të kërkuar dorën time te nëna ime. Erdhëm në Itali sapo u martuam dhe nisën jetën. Tani jam vetëm unë dhe fëmijët, dua një punë, të ndershme që të rris me dinjitet fëmijët e mi dhe t’u jap mundësinë të studiojnë”- bën apel shqiptarja./TIRANA TODAY/