Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Si i theu rregullat Princeshë Diana

9 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Si i theu rregullat Princeshë Diana

Kur flitet për princeshë Dianën na vjen në mendje një ikonë mode, stilin e së cilës shumë zonjusha e ndjekin edhe në ditët e sotme. Ajo ishte një princeshë rebele e cila edhe sot e kësaj dite mbahet mend për gjërat e shumta që ka kaluar në jetën e saj. Duke qenë se kanë kaluar 20 vite nga ndarja nga jeta e Dianës, në “Kensington Palace” është hapur një ekspozitë në të cilën janë të gjitha veshjet e princeshës.

Meqenëse Diana ka pasur një jetë të vrullshme dhe shumë intensive, shumë njerëz e kanë cilësuar si viktimë, ndërkohë që në ekspozitat e kanë paraqitur si një femër të fortë dhe të pavarur. Me kalimin e kohës ajo mësoi se si të vishej në mënyrën më të mirë në publik por gjithashtu mësoi se si t’i thyente rregullat e veshjes. Një koleksion i kohëve të fundit për “Asos” ishte një homazh i drejtpërdrejtë që paraqiste veshje të ndryshme të saj. “Ajo sinjalizoi në heshtje një largim nga kodet mbretërore të mbushura me shkëlqim” thotë Eleri Lynn, kuratorja e ekspozitës dhe tregon për BBC se moda është ciklike dhe gjithmonë ka tendenca për t’u rikthyer.

 

Diana nuk ishte e vetmja princeshë që kishte tendenca, edhe princeshë Margaret u cilësua si një njeri që e ndiqte shumë modën. Ndërkohë që edhe shtypi luante një rol të rëndësishëm kur vinte puna te gardëroba e saj. Ajo mësoi shpejt se si të përdorë imazhin për të transmetuar mesazhet dhe qëllimet që kishte.

Princesha ndërmori disa rreziqe në lidhje me modën sipas Lynn. Ajo i dinte mirë rregullat e veshjeve mbretërore dhe ndonjëherë i pëlqente t’i thyente, madje ishte dhe shumë e guximshme në këtë pjesë. Ajo ishte e para princeshë që vishte pantallona në një mbrëmje. Parapëlqente stilin e veshjeve të nxehta dhe preferonte ngjyrën e zezë.

Ishte një lloj përmbysje delikate. Fotografia zyrtare e muajit të mjaltit me Charles, princin e Uellsit në Balmoral duhet të ishte veshur me xhaketën e dredhur të kostumit të Bill Pashley-it, ndërkohë që Diana i theu rregullat me formën voluminoze të xhaketës. Tendencat e gjelbra, të formës jo zyrtare referonin një stil ndryshe.

“Mesazhi ishte i qartë për të projektuar statusin dhe madhështinë  në periudhën e Tudorit”, thotë Lynn.

“Familja Mbretërore Moderne” jepte mesazhe diplomatike me veshjet e tyre. Diana ishte e ndërgjegjshme për atë që kërkohej prej saj dhe bashkëpunoi me dizajnuesit për të përcjellë mesazhe përmes diplomacisë së butë mbretërore, që ishte pjesë e punës së saj.

Catherine Walker dhe Co ishin dy dizajner që krijuan shumë veshje për Dianën. Walker ishte projektuesi i saj më i vjetër, që ndërroi jetë në vitin 2010.

Kur Diana thyente tabutë!

Për të promovuar modën britanike në mbarë botën, Diana dhe bashkëpunëtorët e saj vazhduan të shtonin stile të ndryshme, një nga ato edhe “Twist and Tweaks”, pavarësisht nga ajo që lejonte tradita dhe historia. Ajo vishej gjithmonë me shumë “class” saqë në një të ardhme të shpejtë u quajt “Dinastia Di”. Lynn tregon se Diana luante përmes fustanit të saj për të përcjellë ndjenjën e saj të argëtimit.

Ndarja e Dianës me princin Charls i dha asaj një liri për të eksploruar edhe me dizajnerë që nuk ishin britanikë. Ajo filloi të vishej me fustane të ndryshme si Versace, apo të pozonte për revistën Harper’s Bazaar. Të gjithë këto veprime ajo i bënte për t’u dukur  në formën më të mirë dhe për t’i përcjellë publikut që Diana ja kishte hedhur ndarjes me princin. Ajo u vlerësua shumë nga opinioni publik për nismat që kishte ndërmarrë në lidhje me bamirësinë dhe tregoi se ishte një njeri human.

Diana filloi të ndryshojë stilin e të veshurit me kalimin e kohës. Ajo vishej me kostume të thjeshta, me kombinime të ndryshme klasike këmishësh dhe përçoi një stil të ri mode. Ajo shquhej për humanizmin që kishte ndaj në New York hapi një ankand për të dhuruar 79 veshjet e saj më të bukura dhe fitimet e tyre t’i çonte për bamirësi te të prekurit nga HIV. Ajo bëri një veprim të madh duke lënë publikun me gojë hapur. Theu tabutë e mëdha dhe preku fëmijë që vuanin nga sëmundja AIDS dhe HIV. Në takimet e shumta, ajo mundohej të vishej në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ajo vishej në një mënyrë të tillë që përçonte afrimitet dhe ngrohtësi, duke promovuar thjeshtësinë, ashtu siç ndodhte edhe në vizitat e saj në spitalet e fëmijëve, ku ajo vishej thjesht dhe me rroba me ngjyra. Fustani blu me lule i David Sassoon-it në vitin 1988 u cilësua nga princesha si një nga fustanet e saj më të dashura, sepse fëmijët e pëlqenin atë. Davidi kishte stiluar edhe një kapelë që kombinohej me fustanin por princesha refuzoi ta vinte sepse sipas saj s’mund të përqafosh fëmijët “nën një kapelë”. Trashëgimia e saj preku nismat humanitare që ajo ndërmori dhe njerëzit për të cilët u përkujdes. “Duke lënë mënjanë stilin e saj të paimitueshëm , Diana ka shumë më shumë se për çfarë të kujtohet sesa thjesht për fustanet e saj të shndritshme.”

Përshtati për Tirana Today, Anisa Hajdari

TË LIDHURA

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

22:41 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri
Aktualitet

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon
Aktualitet

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Next Post
“Colours of Albania” zhvendoset në ambientet e muzeut “Marubi”

“Colours of Albania” zhvendoset në ambientet e muzeut "Marubi"

Vau i Dejës, plagoset me armë zjarri një 23 vjeçar, shapllet në kërkim autori

Vau i Dejës, plagoset me armë zjarri një 23 vjeçar, shapllet në kërkim autori

Nga Macron tek Renzi: Kundërsulmi i centristëve

Nga Macron tek Renzi: Kundërsulmi i centristëve







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com