Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si të vjedhësh zgjedhjet në dritën e diellit!

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Si të vjedhësh zgjedhjet në dritën e diellit!

Nga Nic Cheeseman & Brian Klaas “Foreign Policy”/Në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë në 2004, mbështetësit e opozitës në një bastion të opozitës dolën në votime në masë, duke shpresuar të rrëzonin presidentin e atëhershëm, Viktor Janukoviç.

Ata shkuan në qendrat e votimit, votuan kundër regjimit dhe u larguan. Katër minuta më vonë, fletëvotimet e tyre ishin bosh. Votuesit e opozitës nuk e dinin:atyre u ishin dhënë stilolapsa të mbushura me bojë që zhdukej brenda pak minutash.

Kutitë e votimit u mbushën me grumbuj votash të pa shënuara, dhe për pasojë të pavlefshme. Por pavarësisht këtyre mashtrimeve të ulëta, Janukoviç humbi. Vëzhguesit e zgjedhjeve, e zbuluan trukun e bojës që zhdukej – dhe shumë hile të tjera – që çuan në përsëritjen e zgjedhjeve. Por humbja e Janukoviç ishte e pazakontë. Sot kandidatët fitojnë shumicën e zgjedhjeve për dy arsye.

Së pari, ata gëzojnë shumë avantazhe të ligjshme, të tilla si aftësia për të diktuar agjendën politike. Së dyti, një përqindje shumë e lartë votash manipulohen. Shumica e zyrtarëve, kanë mësuar t’i transformojnë zgjedhjet nga një kërcënim për pushtetin e tyre, në diçka që mund të përdoret për ta forcuar atë.

Ata kanë kuptuar se si t’i organizojnë zgjedhjet, duke çuar në paradoksin më të madh politik të kohës sonë: Ka më shumë zgjedhje se kurrë më parë, e megjithatë bota po bëhet gjithnjë e më pak demokratike. Sot, zgjedhjet mbahen thuajse kudo.

Shumica dërrmuese e qeverive, kalojnë të paktën nëpër plebishitet e fushatave zgjedhore, dhe janë të angazhuara në rrafshin retorik për t’i lejuar qytetarët të votojnë për të zgjedhur udhëheqësit që do t’i qeverisin.

Megjithatë, në shumë vende, kjo zgjedhje është pak më shumë se sa një iluzion; gara është që në krye të herës e manipuluar. Gjatë dekadës së fundit, ka pasur një rënie graduale në cilësinë e demokracisë në botë. Në vitin 2017, sipas “Freedom House”, 71 vende pësuan rënie në të drejtat politike dhe liritë civile, me vetëm 35 vende që shënonin rritje.

Bota është bërë më autoritare çdo vit që nga viti 2006, dhe ritmi i rënies demokratike duket se po përshpejtohet. Sot, gati 2 në 3 qytetarë në botë jetojnë nën një sistem qeverish, që nuk është plotësisht demokratik.

Me fjalë të tjera, ne ndodhemi në mesin e një recesioni serioz demokratik. Në studimin tonë, ne zbulojmë një fakt të jashtëzakonshëm: Regjimet autoritare që mbajnë zgjedhje dhe i manipulojnë, rezultojnë të jenë më të qëndrueshme, se ato që nuk mbajnë fare zgjedhje.

Ne kemi udhëtuar në mbarë globin, duke kryer hulumtime në terren në 11 vende të ndryshme të përhapura në Afrikën Sub-Sahariane, Lindjen e Mesme, Azinë Juglindore dhe vendet ish-komuniste të Europës Lindore.

Intervistuam më shumë se 500 personazhe, duke filluar nga kryeministrat dhe presidentët që kanë manipuluar zgjedhjet tek zyrtarët zgjedhorë të nivelit të ulët; nga ambasadorët tek punonjësit e ndihmës lokale; dhe nga kandidatët e opozitës tek rebelët dhe komplotistët e grushtit të shtetit, të zhgënjyer me gjendjen e demokracisë në vendet e tyre.

Sipas tyre mënyra më e mençur për të kandiduar në zgjedhje, është ta bësh këtë përpara se të jenë shtypur fletët e votimit. Nëse tenton të manipulosh procesin me armikun e armatosur dhe kutitë e mbushura, ke dështuar. Sot, autokratët më të efektshëm, i vjedhin zgjedhjet shumë mirë para ditës së votimit.

Manipulimet më të mira janë ato që mund të bëhen lehtë dhe ligjërisht, por megjithatë sigurojnë fitore. Format më të këqija të manipulimit parazgjedhor zbulohen lehtësisht, janë të paligjshme dhe kanë pak ndikim.

Vjedhja efektive, siguron që ju të fitoni dhe pa humbur legjitimitetin. Pavarësisht se është parë si demokracia më e fuqishme në botë, SHBA-ja është vendi ku janë përsosur shumë nga teknikat e manipulimit të zgjedhjeve.

Sondazhet e opinionit tregojnë vazhdimisht se Kongresi Amerikan, shihet me sy të mirë nga vetëm 10-20 për qind e amerikanëve. Dhe pavarësisht kësaj, vetëm 8 nga 435 kongresmenët dështuan të rizgjidheshin në detyrë në vitin 2016.

Kjo është një nga normat më të ulëta të qarkullimit të elitave politike në botë – shumë më e ulët se shifra ekuivalente në parlamentet e vendeve në nën Afrikën Sahariane. Dhe kjo realizohet nëpërmjet hileve me hartat zgjedhore, që synojnë të balancojnë votën rurale me atë urbane.

Pasojat e manipulimit janë shpesh të papërfillshme. Shumë zgjedhje që janë manipuluar haptazi, dhe asnjëherë nuk janë vërejtur apo dënuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Gjërat do të përkeqësohen, para se të përmirësohen. Shumë vende perëndimore, po i kthejnë shpinën demokracisë jashtë vendit.

Ndërsa Europa ballafaqohet me sfidat e brendshme të Brexit, dhe me rritjen e populizmit autoritar në Hungari dhe Poloni, është më pak në gjendje të mbështesë demokracinë jashtë kufijve të saj në vende si Madagaskari apo Mianmari.

Një nga gjërat kryesore që ka sot demokracia është se, pavarësisht nga kufizimet e saj, mbetet sistemi politik i preferuar i shumicës së njerëzve që jetojnë në Afrikë, Amerikën Latine dhe Evropë postkomuniste, sipas sondazheve të kryera nga organizata të tilla si Afrobarometri dhe Latinobarometri.

Por kjo mbështetje ka kufij. Nëse demokracia vazhdon të gjenerojë paqëndrueshmëri dhe tension, pa pasur llogaridhënie dhe garantuar gjithëpërfshirje, alternativat autoritare do të fillojnë të duken gjithnjë e më tërheqëse.

Shënim: Ky artikull, u përshtat nga libri më i ri i Nic Cheeseman dhe Brian Klaas “Si të vjedhësh zgjedhjet”

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: diellitdritënVjedhëshZgjedhjet

TË LIDHURA

Rusia dhe Ukraina njoftojnë për sulme të fuqishme ajrore
Bota

Rusia dhe Ukraina njoftojnë për sulme të fuqishme ajrore

18:46 | 14/11/2025
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Aldo Bares për ulje dënimi
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Aldo Bares për ulje dënimi

17:57 | 14/11/2025
Stokholm, autobus përplaset me stacionin: raportohen viktima dhe të plagosur
Bota

Stokholm, autobus përplaset me stacionin: raportohen viktima dhe të plagosur

17:48 | 14/11/2025
Next Post
Video/Silvio Berlusconi ngacmon vajzën e kolegut, shikoni si reagon ajo

Video/Silvio Berlusconi ngacmon vajzën e kolegut, shikoni si reagon ajo

Kryeministri Haradinaj: Në Qershor, rekomandim pozitiv për vizat

Kryeministri Haradinaj: Në Qershor, rekomandim pozitiv për vizat

Emri i Maqedonisë/Kotzias: Të pranojmë një propozim të Nimiç

Emri i Maqedonisë/Kotzias: Të pranojmë një propozim të Nimiç







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

by mirseda
22:40 | 14/11/2025
0

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet në ngarkim të kryebashkiakes Majlinda Bufi, duke e marrë atë të pandehur...

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

22:23 | 14/11/2025
Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

22:06 | 14/11/2025
Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

21:52 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com