Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Si shqiptarja ndihmoi në vendosjen e marrëdhënieve midis Perandorisë Britanike dhe asaj Osmane

8 vjet ago
in Të Gjitha
Si shqiptarja ndihmoi në vendosjen e marrëdhënieve midis Perandorisë Britanike dhe asaj Osmane

Londër – Britania ishte e përçarë si kurrë më parë. Vendi i kishte kthyer shpinën Evropës, dhe sundimtarja e saj ishte e vendosur për të lidhur marrëdhënie tregtare me Lindjen. Po sa më shumë që kjo histori tingëllon si Britania e sotme, ajo përshkruan gjithashtu vendin ishullor në shekullin XVI, gjatë epokës së artë të monarkes së saj më të famshme, Mbretëreshës Elizabeta I.

Një nga aspektet më të habitshme të Anglisë Elisabetiane, është se politika e saj e jashtme dhe ajo ekonomike, ishte e diktuar nga një aleancë e ngushtë me botën islame, një fakt që sot  injorohet nga ata që nxisin retorikën populiste të sovranitetit kombëtar. Që nga momenti i ngjitës së saj në fron në vitin 1558, Elizabeta filloi përpjekjet për ndërtimin e lidhjeve diplomatike, tregtare dhe ushtarake me sundimtarët myslimanë në Iran, Turqi dhe Marok – dhe me arsye të forta. Në 1570, kur u bë e qartë se Anglia protestante nuk do të rikthehej më në besimin katolik, Papa e shkishëroi Elizabetën, dhe kërkoi që ajo të hiqte dorë nga kurora e saj.

Shumë shpejt, Spanja Katolike u rreshtua kundër saj, çka parathoshte një pushtim të pashmangshëm. Tregtarëve anglezë u ndalohej të tregtonin në tregjet e pasura të Holandës Spanjolle. Izolimi ekonomik dhe politik, kërcënonte shkatërrimin e vendit të ri protestant. Elizabeta reagoi duke iu afruar botës islame. Rivalja e vetme e Spanjës ishte Perandoria Osmane, e sunduar nga Sulltan Murati III, e cila shtrihej nga Afrika Veriore, duke kaluar përmes Evropës Lindore, deri në Oqeanin Indian. Osmanët kishin luftuar Habsburgët për dekada, duke pushtuar pjesë të Hungarisë.

Elizabeta shpresonte se një aleancë me sulltanin osman, do të ofronte lehtësimin shumë të nevojshëm nga agresioni ushtarak spanjoll, dhe do t’u mundësonte tregtarëve të saj të depërtonin në tregjet fitimprurëse të Lindjes. Gjatë viteve 1580, ajo nënshkroi marrëveshje tregtare me osmanët, të cilat do të zgjasnin më shumë se 300 vjet, duke i garantuar tregtarëve të saj qasje të lirë tregtare në territoret osmane.

Ajo lidhi një aleancë të ngjashme me Marokun, me premtimin e heshtur të mbështetjes ushtarake kundër Spanjës. Ndërsa kjo histori është e shquar si një shkëmbim i përzemërt i shekullit XVI midis Perëndimit Protestant dhe Lindjes Islame, ajo ka një moment të papritur.

Për t’iu afruar Shtëpisë së Madhërisë, Mbretëresha Elizabeta I i dërgoi Sulltan Muratit si dhuratë një kryevepër të zejtarisë, një orë të çmuar. E ashtuquajtura orë, ishte në fakt një ornament, “një vepër arti, e stolisur me bizhuteri”, mbi të cilën sipas dorëshkrimeve, teknikët e kualifikuar që përgatitën dhuratën “kishin punuar për shumë vite, duke u munduar ta kompletonin dhe përsosnin atë”.

Ndonëse Elizabeta kishte menduar t’ia jepte dhuratën e çmuar Muratit III, në kohën kur përfundoi udhëtimi i gjatë detar nga Londra në Stamboll, ishte i biri i tij Mehmeti III ai që priti me entuziazëm të dërguarit e mbretëreshës britanike, duke mbledhur të gjithë oborrin mbretëror dhe përgatitur një festë madhështore. Mehmeti iu përgjigj dhuratës së famshme, me dërgimin në Londër të dhuratave të çmuara në stilin turk.

Mrekullia mekanike, nuk ishte dhurata e vetme që iu dorëzua Mehmetit III. Pati edhe një ceremonial, ku mysafirët u paraqitën me një letër personale shoqëruese nga vetë Mbretëresha Elizabeta, për nënën e Sulltanit, Valide Safije, e lindur në Shqipëri, që kishte një ndikim të madh mbi Sulltanin.

Sulltanesha ishte e kënaqur. Ajo i shkroi një letër falënderimi Elizabetës në osmanishten e vjetër, në të cilën ajo premtonte të përdorte përpjekjet e saj më të mira, për të garantuar që djali i saj të respektonte traktatin e bashkëpunimit tregtar që ai kishte nënshkruar me Anglinë: “Qofsh edhe t’i përherë e përkushtuar ndaj kësaj miqësie! Dhëntë Zoti, që ajo të mos prishet asnjëherë!”. Sulltanesha shqiptare e shoqëronte letrën e saj drejtuar monarkes britanike me një sërë dhuratash – një mantel, një brez, dy shami me qëndisma ari, tre peshqirë dhe një kurorë të stolisur me perla dhe gurë të çmuar rubini.

Tags: britanikemarrëdhënievendihmoiOsmanePerandorisëshqiptarjavendosjen

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
(Video) Kur ish-shefi i antidrogës denonconte lidhjet e Samir Tahirit me drogën

(Video) Kur ish-shefi i antidrogës denonconte lidhjet e Samir Tahirit me drogën

(Video) Ish-shefi i antidrogës: Tahiri hante drekë me Habilajt, sa herë vinte në Vlorë

(Video) Ish-shefi i antidrogës: Tahiri hante drekë me Habilajt, sa herë vinte në Vlorë

City bën detyrën/ Liverpool ‘7 ballë’ në Slloveni, Reali ngec në Madrid

City bën detyrën/ Liverpool ‘7 ballë’ në Slloveni, Reali ngec në Madrid

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com