Emri i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, sipas “Time”, është një ndër pesë emrat e personave “të arratisur gjeopolitikë” të vitit 2018. Shtypi amerikan e vuri Haradinajn në radhë të të kërkuarve si: Carles Puigdemont, Fethullah Gulen, Julian Assange dhe Mikheil Saakashvili.
“Nuk është gjithmonë mirë të kërkohesh. Në një kohë të dramës së madhe gjeopolitike, këtu është një vështrim i një pjese të vogël të personazheve “më të kërkuar” që kanë magjepsur vëmendjen e botës dhe çfarë tregojnë historitë e tyre specifike rreth gjendjes së globit në 2018”, nis shkrimi i Times.
Artikulli, i botuar në faqen e internetit të revistës, thotë se Haradinaj, i cili tani është kryeministër i Kosovës, ku “Si një komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai u akuzua për kryesimin e torturës dhe vrasjes së serbëve, por duke pasur mungesë të provave, ai u pastrua nga krimet e luftës nga OKB në 2008 dhe 2012. Kjo nuk ishte mjaftueshëm mirë për Serbinë, e cila refuzon ta njohë Kosovën si një vend të pavarur dhe kërkon që Haradinaj të ekstradohet për t’u përballur me drejtësinë në gjykatat e saj”, shkruan revista Time.
Më tej për kryeministrin kosovar shkruan: “Por nuk është vetëm Serbia që kërkon që Haradinaj të përballet ligjërisht. Me urdhër të aleatëve perëndimorë dhe të ndihmuar nga fondet e BE, Parlamenti i Kosovës në vitin 2015 ra dakord të ngrejë një Gjykatë Speciale për krime lufte, me bazë në Holandë, por që vepron nën juridiksionin e Kosovës. Kjo është konsideruar si një ndihmë për të arritur stabilitetin gjeopolitik në Ballkan. Vetëm tani që paditë do të vijnë, Haradinaj dhe anëtarët e tjerë të elitës politike të Kosovës po kërkojnë mënyra për të prishur hetimet.
Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, të cilët udhëhoqën fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Slobodan Millosheviçit të Serbisë në luftë, janë po aq të ndjeshëm ndaj perceptimit të normave dhe vlerave perëndimore. Ndoshta Haradinaj dhe aleatët e tij thonë se Kosova është shumë e vogël për fuqitë e rëndësishme gjeopolitike për t’u kujdesur; realiteti është që, për të ruajtur paqen, ata nuk mund të përballojnë”. TIRANA TODAY