Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si po i trajton Gjermania dosjet e policisë sekrete komuniste, STASI

4 vjet ago
in Bota
Si po i trajton Gjermania dosjet e policisë sekrete komuniste, STASI

Foto nga Nina Ruecker/Getty Images)

Nga Katja Hoyer “The Specator”

“Oh letrat që i dërgoja mamasë time!”- psherëtiu pastori gjermano-lindor Gernot Fridrih ndërsa tërhiqte rastësisht njërën nga faqet e dosjes voluminoze prej 3000 faqesh. Që nga janari i vitit 1992, Gjermania ka ndërmarrë një eksperiment unik për përballjen me të kaluarës së saj:çdokush mund të kërkojë dhe shohë dosjen e tij në arkivat e STASI-t.

E themeluar në vitin 1950 si “Shpata dhe Mburoja” e Partisë Komuniste të Gjermanisë Lindore, Ministria e Sigurimit të Shtetit, e njohur më mirë si STASI, i kaloi 40 vitet e ekzistencës së saj duke mbledhur informacione për kundërshtarët politikë, të vërtetë dhe të imagjinuar.

Ajo krijoi një nga shtetet më policore më të egër në botë, duke lënë në hije edhe Gestapon famëkeqe të nazistëve. Ndërsa ky i fundit operonte me rreth 1 agjent për 10.000 qytetarë, në kulmin e tij STASI kishte 1 agjent për çdo 180 gjermano-lindorë.

Shkalla e mbikëqyrjes së Republikës Demokratike Gjermane mori përmasa të tilla, saqë STASI nisi të rekrutonte qindra mijëra punonjës, por edhe informatorë të rastësishëm që mund të siguronin informacione për individë apo komunitete të tëra.

Bashkëpunëtorë të tillë mund të ishin kolegë pune, fqinjë apo miq, dhe motivimet e tyre për të bërë këtë punë, varionin nga stimujt monetarë deri tek hakmarrje personale. Shumë nga bashkëpunëtorët ndiheshin të sigurt, pasi mendonin se aktivitetet e tyre në STASI do të mbeteshin përgjithmonë sekret.

Por rënia e Murit të Berlinit ndryshoi gjithçka. Në total, mbi 2.2 milion njerëz kanë kërkuar qasje në 5 milion skedarët e arkivave. Ashtu si Gernot Friedrih, shumë nga qytetarët u tronditën nga ajo që zbuluan. Dosja e tij e madhe përmbante një planimetri të detajuar të banesës së tij, dhe komentet e bëra nga një kolegu i tij pastor, që ishte detyruar nga STASI të bashkëpunonte.

“Kur i lexoj këto, më duket sikur ata flasin për dikë tjetër”- thotë Fridrih i hutuar. Po çfarë krime kishte bërë ai, që STASI ndjeu nevojën ta mbante nën mbikëqyrje? Ai donte të udhëtonte dhe e donte rrezikun dhe aventurën.

Fridrih vazhdonte të vizitonte në mënyrë të paligjshme Bashkimin Sovjetik, duke futur fshehurazi bibla në Rusi dhe vendet e bllokut lindor. “Sovjetikët kishin frikë nga Biblat, sikur ato të ishin bomba!”- thotë ai duke buzëqeshur, teksa sheh shënimet e bollshme të policisë sekrete mbi aktivitetet e tij.

Pas një vale masive kërkesash në fillim të viteve 1990, kërkesat e bëra në Agjencinë e Arkivave të STASI-it janë pakësuar, edhe pse ka rreth 4.500 të tilla në muaj. Megjithatë, agjencia u mbyll të enjten e kaluar, 68 vite pasi tanket ruse shtypën një revoltë të madhe në Gjermaninë Lindore.

Ndërsa dokumentet po fillojnë ngadalë të shndërrohen në prova historike, është e drejtë që dosjet të transferohen në Arkivat Federale të Gjermanisë. Në muajt e parë pas rënies së regjimit në Gjermaninë Lindore, qasja e shpejtë në dosjet e policisë sekrete, konsiderohej më e rëndësishme sesa arkivimi sistematik i tyre.

Kështu 16.000 thasë me dokumente qëndruan atje ku ishin, në Magdeburg dhe Berlin, gjë që do të thoshte që historianët do të kishin shumë të vështirë të bënin punën e tyre kërkimore. Arkivi Federal do të nisë tashmë detyrën e gjatë dhe të mundimshme të katalogimit, dixhitalizimit dhe ruajtjes së këtyre dokumenteve të rëndësishme për të ardhmen.

Ky do të ishte në çdo rast një proces i dhimbshëm për ata që vuajtën nga autoritetet e RDGJ-së. Agjencia e Arkivave të STASI-t, hodhi dritë mbi këta kapituj të errët të historisë gjermane. Ajo siguroi transparencë, dhe për disa edhe mundësinë për të ngritur padi dhe për të kërkuar kompensim për padrejtësitë e shkaktuara ndaj tyre.

Ndërsa ish-gjermano-lindorët do të vazhdojnë të jenë në gjendje të kërkojnë qasje në dosjet e tyrr, selia e Arkivave Federale në Koblenz, duket se është ende larg përmbushjes së këtij detyrimi.

Partia e krahut të djathtë, AfD, e cila është veçanërisht e popullore në ish-Lindjen, është përpjekur të pengojë transparencën duke pretenduar se dosjet po zhduken për të mbrojtur “ata që shtinin dikur mbi mur”, aludim ndaj faktit se disa ish-politikanët komunistë janë tanimë pjesë e partisë së ekstremit të majtë, Die Linke.

Argumenti se vetëm 2 për qind e dosjeve janë dixhitalizuar deri më tani, proces që mund ta përshpejtojë Arkivi Federal, nuk ka gjasa që ta zbusë debatin e nxehtë rreth trashëgimisë së shtetit policor të Gjermanisë Lindore.

Kreu i Agjencisë së Arkivave të STASI-it, Roland Jan, deklaroi për revistën “Spiegel”, se shpërbërja e departamentit të tij nuk ishte një veprim që synon të fshehë të vërtetat e pakëndshme, por është e kundërta.

Pas 30 vitesh gjermanët kanë filluar të mendojnë për brezat e ardhshëm. Nëse synohet që historianët të hedhin plotësisht dritë mbi atë epokë, qasja në këto dosje do të duhet të jetë më pak personale dhe më sistematike. Sot ka më pak Gernot Fridrih-ë që kërkojnë të shohin dosjet e tyre.

Por individët privatë, do të jenë ende në gjendje të kenë qasje në dosjet e tyre apo të të afërmve të tyre të ngushtë. Historianët si unë janë të lumtur të shohin që dosjet e STASI-it zhvendosen nga departamenti i tyre i përkohshëm në një shtëpi më të përhershme, dhe të menaxhuar në mënyrë profesionale në Arkivat Federale.

Ky është një veprim racional për të ruajtur kujtimet e dhimbshme në analet e historisë. Gjermania është unike midis kombeve perëndimore, në aspektin që i duhet të integrojë historitë dhe trashëgiminë e dy shteteve, brenda kornizës së një rrëfimi kolektiv. Shpërbërja e Agjencisë së Arkivave të STASI-it, është pjesë e asaj lufte të dhimbshme të pajtimit të Gjermanisë me veten e saj.

Shënim:Katja Hoyer është historiane anglo-gjermane. Libri i saj i fundit titullohet “Gjaku dhe hekuri:Shkëlqimi dhe rënia e Perandorisë Gjermane 1871-1918”.

burimi: https://www.spectator.co.uk/article/the-politics-of-germany-s-stasi-archives

Përshtatur për Tirana Today

 

Tags: dosjetGjermaniaSTASI

TË LIDHURA

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake
Bota

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

08:43 | 02/08/2025
Mediat ukrainase raportojnë sulm masiv ndaj Rusisë, rafineria në flakë
Bota

Mediat ukrainase raportojnë sulm masiv ndaj Rusisë, rafineria në flakë

08:23 | 02/08/2025
“Ne jemi të gatshëm të presim”, Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim
Bota

“Ne jemi të gatshëm të presim”, Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim

22:31 | 01/08/2025
Next Post
Raporti për zgjedhjet, ambasadori i OSBE tregon kur do takohet me Bashën

Raporti për zgjedhjet, ambasadori i OSBE tregon kur do takohet me Bashën

Inter/ Vjen akordi për lojtarin, transferim me kosto totale 120 milion

Inter/ Vjen akordi për lojtarin, transferim me kosto totale 120 milion

Turqia ndalon muzikën në mesnatë, qytetarët shpërthejnë ndaj Erdoganit

Turqia ndalon muzikën në mesnatë, qytetarët shpërthejnë ndaj Erdoganit

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë
Sport

Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë

by mirseda
08:46 | 02/08/2025
0

Milani vijon kërkimin për një sulmues që të shoqërojë Santi Gimenezin në repartin ofensiv, ndërsa në pritje...

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

08:43 | 02/08/2025
Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

08:40 | 02/08/2025
Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

08:38 | 02/08/2025
Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur

Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur

08:34 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com