Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si po e vret teknologjia, lirinë e fjalës

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Si po e vret teknologjia, lirinë e fjalës

Nga Allister Heath, “The Telegraph”/Asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq e lehtë të komunikohet, të shprehen pikëpamjet vetjake, të shkruhet, botohet, diskutohet ose transmetohet.

Sidoqoftë, në vend se të sillnin epokën e artë të fjalës së lirë dhe racionalitetin që prisnin shumë prej nesh, teknologjitë që synonin të na çlironin, po përdoren për të mbytur shprehjen e lirë, dhe për të shmangur mospajtimin.

“Ju s’mund ta thoni këtë”, “duhet të thoni këtë”: Në mediat sociale, në universitete, dhe gjithnjë e më shumë në çdo institucion tjetër në mbarë vendin, ka nisur një betejë e shëmtuar, dhe liria po humbet.

Shumëllojshmëria e pikëpamjeve, që mund të shprehen pa pasur frikë nga ndëshkimi, është ngushtuar në mënyrë dramatike, pjesërisht për shkak se kemi humbur gjuhën dhe mënyrat e nevojshme, për t’u mos u marrë vesh në një mënyrë konstruktive.

Cilido që ka një mendim të ndryshëm – mbi Brexit, çështjet sociale, mbi çdo gjë – etiketohet si i “çmendur”. Nuk ka më asnjë ndjenjë të proporcionalitetit, vetëm një vlerësim të pakuptimtë.

Ashtu si në gjuetinë e shtrigave në së kaluarën, barra e provës ka ndryshuar: Ju duhet të provoni që nuk jeni fajtor për fyerjen e ndjenjave të të tjerëve, gjë që është e pamundur.

Strategjia, për dhjetëra mijëra aktivistë që punojnë në paketat digjitale, është të ngacmojë, të turpërojë dhe të shkatërrojë cilindo që nuk pajtohet me ta, dhe që guxon të shprehë një mendim tjetër, ose që nuk arrin të shfaqë në mënyrë të përshtatshme virtytet e veta.

Sulmet personale shiheshin dikur si një formë e keqe; sot ato janë të racionalizuar, duke përdorur teori të rreme.

Realiteti në epokën e lajmit të rremë, nuk ka më rëndësi: Nëse dikush beson se dikush ka thënë ose menduar diçka, atëherë duhet të jetë e vërtetë. Edhe një ndjesi e mjegullt, është e mjaftueshme.

Askush nga segmentet e ndjeshme të së majtës apo të djathtës, nuk është e imunizuar nga ky shpërthim katastrofik i nihilizmit; çdo gjë dhe gjithçka është një lojë e ndershme.

Shihni rastin e Viktoria Atkins, ministren Britanike të Grave, që tha se është “pak e ndjeshme”  ndaj numrit të adoleshentëve që i nënshtrohen trajtimit të ri-rreshtimit gjinor.

Ajo u vu menjëherë në shënjestër për t’u “asgjësuar”. Është një përpjekje për imponimin e “licencave të fjalës” dixhitale: Ata që nuk  i binden ortodoksisë moderne të momentit, nuk kanë të drejtë të dëgjohen.

Qëllimi është të inkurajohet vetëcensurimi, i drejtuar nga një ushtri vigjilentësh. Dhe është një metodë që po funksionon: Askush nuk vjen kurrë në mbrojtje të atyre që denigrohen, dhe Britania e politikës tradicionale është tërhequr në heshtje, duke siguruar që diskutimi publik të dominohet nga zërat më inatçorë.

Policia e re morale, është shumë e ngjashme me të vjetrën, ose të paktën me atë që ka ekzistuar gjatë kohëve të mesjetës. Ata po synojnë të zbatojnë një fe të re për ateistët perëndimorë. Kjo është një bërthamë e pështirë: Si munden këta njerëz, të mos shohin dot se çfarë po bëjnë?

Ka të mira dhe të këqija, tekste të shenjta (kryesisht parimet e marksizmit kulturor), dokumente mbështetëse (dyshime “të provuara” nga shkencëtarë socialë të paragjykuar, shumica e të cilave nuk mund të përsëriten), një priftërim në mëkatin origjinal, shkishërimet (për ata që vënë në dyshim doktrinën), rrëfime (zakonisht në Twitter), pendime dhe natyrisht një Inkuizicion të vazhdueshëm.

Realiteti është se fjala e lirë, nuk është vetëm për një sistem ligjor që ju lejon, me disa kufizime, të shkruani ose të rishkruani atë që dëshironi. Jo, liria e fjalës përshkruan një sistem të tërë etik, që i jep vlerat më të mëdha të drejtës së njerëzve për të shprehur bindjet e tyre, për të mos rënë dakord me njëri-tjetrin, për të menduar për veten, për të debatuar, për të diskutuar dhe po, edhe për të gabuar.

Ky është një element integral i karakterit liberal klasik, dhe për një kohë të shkurtër, një qasje e tillë u bë normë në shumë vende perëndimore. Liria e vërtetë e shprehjes, nënkupton njëfarë hapjeje, kurioziteti, aftësie për të dëgjuar, së paku herë pas here të tjerët, dhe për të mësuar të jetosh me të ndryshmin.

Kjo është një qasje, një sjellje, dhe jo ​​thjesht një grupim ligjesh, një “e drejtë njerëzore” apo një amendament kushtetues; ajo bazohet në një qasje realiste dhe të përulur ndaj kufijve të njohurive njerëzore. Fjala e lirë, e kuptuar në këtë mënyrë, është mishërimi i liberalizmit perëndimor, i vlerave të iluminizmit që e kanë transformuar botën për mirë.

Sigurisht, do të ketë gjithnjë disa kufij, dhe me të drejtë. Por një shoqëri ku shumica e fjalës është teknikisht e lejuar, por çdo devijim nga normat arbitrare dhe shumë të kontrolluara, shkakton veprimin e menjëhershëm të turmave të zemëruara, nuk është më e lirë.

Miqtë e vërtetë të fjalës së lirë, e shijojnë realisht jetesën në një shoqëri intelektualisht të larmishme, të karakterizuar nga një përplasje e vazhdueshme e vizioneve, ku idetë mbahen nën vëzhgim.

Në librin e saj “Miqtë Volterit”, shkrimtarja britanik Evelin Holl, i përmblodhi mendimet e saj në një mënyrë të veçantë: “Unë nuk e miratoj atë që thoni, por do të mbroj deri në vdekje të drejtën tuaj për ta folur”, një frazë që shpesh i atribuohet gabimisht filozofit francez.

Ajo citohet aq shpesh, sa që është bërë një klishe. Sot, e dëgjojmë më rrallë. Ky revolucion, nuk u nxit vetëm nga teknologjia: Me rënien e komunizmit, elitat kanë përqafuar një formë të re të kolektivizmit kulturor.

Individualizmi është diçka e së shkuarës: Vlefshmëria e një argumenti, nuk vlerësohet më dhe objektivisht. Përkundrazi, e vetmja gjë që ka rëndësi, është grupimi që i përket folësi apo shkrimtari. Çelësi qëndron tek kategoria e personit që flet; dhe ajo tek ajo që ai thotë.

Disa njerëz u përkasin grupeve të fuqishme (si burrat e bardhë), të tjerët janë të shtypur (shumica, por jo të gjitha pakicat). Çdo argument i bërë nga të parët është i paragjykuar, dhe mund të etiketohen sipas dëshirës si një formë dhune, një mënyrë për të shkaktuar “agresione të vogla” ndaj këtyre të fundit.

Ky është një mohim i arsyes, një hap masiv drejt epokave të errëta, por kjo kornizë e racionalizon sjelljen banditeske të ekstremistëve të Twitter. Kjo e bën të lehtë mbytjen e pikëpamjeve dhe shpërfilljen e kritikëve, që sipas tyre vuajnë nga vetëdija e rreme.

Ajo i ka fuqizuar ata, si për shembull liderin e Partisë Laburiste, Xheremi Korbin, të cilët dëshirojnë që shteti të kontrollojë gazetat. Rënia e fjalës së lirë, është sot kërcënimi më i madh me të cilën përballet Britania e Madhe dhe Perëndimi. Pa lirinë për të menduar lirisht, për të pyetur, për të mos rënë dakord, ne nuk jemi asgjë. Kur do të kemi më në fund guximin të ngrihemi, dhe të rimbyllim në kutinë e tyre totalitarët e rinj?

Shënim: Allister Heath, është gazetar dhe komentator britanik. Ai është kryeredaktori i “Sunday Telegraph”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: fjalëslirinëteknologjiavret

TË LIDHURA

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
Next Post
Video/Këngëtarja e njohur maskohet si grua e moshuar, flet shqip

Video/Këngëtarja e njohur maskohet si grua e moshuar, flet shqip

Protestat/ Vasili nxjerr jashtë loje Bashën: Do bëjmë çmos për të larguar Ramën me bandat e tij

Protestat/ Vasili nxjerr jashtë loje Bashën: Do bëjmë çmos për të larguar Ramën me bandat e tij

79 vjet nga nisja e Luftës së Dytë Botërore, ja sa të vrarë dhe dëme ekonomike pati Shqipëria

79 vjet nga nisja e Luftës së Dytë Botërore, ja sa të vrarë dhe dëme ekonomike pati Shqipëria







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

by mirseda
21:32 | 20/12/2025
0

Një incident është shënuar gjatë ditës së sotme në bulevardin “Ismail Qemali”, ku një grua rreth 35...

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Rama pret trupin diplomatik në mbrëmjen e fundvitit: Krenarë për Shqipërinë!

Rama pret trupin diplomatik në mbrëmjen e fundvitit: Krenarë për Shqipërinë!

20:52 | 20/12/2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Berisha i përgjigjet demokratit në Kurbin: Ja pse na duhen

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Berisha i përgjigjet demokratit në Kurbin: Ja pse na duhen

19:27 | 20/12/2025
Takim në Kurbin, Berisha: Shqipëria në diktaturë, lista s’është e plotë

Takim në Kurbin, Berisha: Shqipëria në diktaturë, lista s’është e plotë

18:54 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com