Autori i cili qëlloi me armë zjarri brenda lokalit ne Përrenjas është vënë në pranga. Policia bën me se është arrestuari i riu Afrim Radiçi, 29 vjeç.
Njoftimi i policisë
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit Pistoletë tip “Zantava” me 3 fishekë, si dhe automjeti i vjedhur.
Më datë 28.11.2018, rreth orës 01:30, në një lokal në fshatin Kakavec, Prrenjas, shtetasi Afrim Radiçi, 29 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Xh.P., 23 vjeç, banues në Kakavec.
Ky i fundit është transportuar në Spitalin e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi Afrim Radiçi në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes ka dalë në rrugë dhe nën kërcënimin e armës ka ndaluar mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit A.B. Ai ka ka marrë mjetin dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Falë reagimit të shpjetë të Policisë Librazhd dhe mirorganizimit të punës u bë e mundur që rreth 60 kilometra nga vendi i ngjarjes. Autori u ndalua në fshatin Dorez.
Policia kapi Afrim Radiçi, autori i dyshuar i dy ngjarjeve, plagosjes me armë të 22 vjeçarit si dhe të rrëmbimit të automjetit nën kërcënimin e armës.
Në cilësinë e provës materiale është sekuesrtruar arma e krimit si dhe automjeti tip “Golf”.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të kësaj ngjarje.