Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Si ndikoi eklipsi në shpikjen e llambës elektrike nga Thomas Edison

9 vjet ago
in Të Gjitha
Si ndikoi eklipsi në shpikjen e llambës elektrike nga Thomas Edison

 

Një eklips diellor i plotë, mund të jetë një përvojë krejtësisht surreale. Ndërsa dita e diellit zbehet, hijet e pazakonta të hënës spërkatin peizazhin, ndërsa dielli zëvendësohet nga një top i zi që qëndron pezull në qiell, me një aureolë drite që dridhet përreth.

Të qenit njësh me “shtegun e plotësisë” – në të cilën dielli është tërësisht i mbuluar – është krahasuar me një përvojë shpirtërore, e cila ndikon thellësisht tek burrat dhe gratë e vdekshme. Madje, edhe tek ata që janë të destinuar të mbeten të pavdekshëm si Thomas Edison.

Përballja e shkencëtarit dhe shpikësit të famshëm me këtë fenomen qiellor,ndodhi gjatë verës së vitit 1878. Në moshën 31-vjeçare, Edisoni kishte realizuar tashmë shumë më tepër, nga sa mund të ëndërrojnë shumica e njerëzve gjatë jetës së tyre.

I quajtur ndryshe si “Magjistari i Menlo Park” – vendi i laboratorit të tij Nju Xhersi – ai sapo kishte shpikur gramafonin, të cilën ia prezantoi triumfalisht presidentit amerikan Rutherford B. Hayes në Uashington. Sidoqoftë, shpikësi kryesisht i vetmuar, dëshironte të merrej seriozisht si shkencëtar.

I nxitur nga pritjapati fonografi i tij nga ana e Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA, ai e pranoi ftesën e kësaj të fundit për t’iu bashkuar një ekspedite në Perëndim të vendit, për të parë eklipsin e plotë diellit në 29 korrik. Ndërsa ishte lënë kryesisht në harresë deri pak kohë më parë, eklipsi i vitit 1878 ka qenë në fakt një ngjarje e madhe për komunitetin shkencor, dhe është përshkruar në librin e ri “Eclipse” nga David Baron.

Meqë studiuesit evropianë i shihnin disi me përbuzje homologët e tyre matanë Atlantikut, ky qe edhe një shans që amerikanët të linin shenjë në studimin e aktivitetit kozmik.

Vetë Edisoni kishte për qëllim ta përdorte këtë ngjarje për të promovuar “tasimetrin” e tij, një termometër shumë i ndjeshëm, i projektuar për të matur nxehtësinë e nxitur nga atmosfera e diellit, koronën.

Pasi mbërriti në Uajoming në fundin e muajit korrik, ai e testoi pajisjen e tij mbi yllin e madh e të kuq, Arkturus, duke regjistruar ndryshimet minutë pas minute në yllin e ndritshëm por të largët.

Për fat të keq, ngjarja kryesore tregoi një histori të ndryshme. Ndërsa moti u kthjellua në29 korrik, erërat që kishin mbetur nga stuhia e ditëve të mëparshme, kërcënoi të shkatërrojë  pajisjen e Edisonit. Kur ndodhi eklipsi i plotë i diellit për afro 3 minuta, tasimetri u tregua tepër i ndjeshëm ndaj shkarkesave dominante të koronës, dhe nuk arriti të jepte ndonjë lexim të saktë.

Eksperimenti me tasimetrin, ishte reflektim i përpjekjeve së përgjithshme, gjë që çoi në disa zbulime, por nuk arriti të gjeneronte ndonjë zbulim që do të trondiste publikun.

Megjithatë, progresi ndodh shpesh në mënyra më pak të drejtpërdrejta. Pasi një pjesë e  shkencëtarëve mblodhën pajisjet e tyre dhe u larguan, Edisoni vazhdoi së bashku me disa kolegë të tjerë të eksplorojnë Perëndimin e madh, duke vizituar majat Josemite, dhe zbritur në thellësitë e një miniere në Nevada, gjatë gjithë kohës duke fjetur nën yjet e natës.

Imagjinata e tyre u shfrenua, dhe me mendjet që përpunonin ende pamjet e eklipsit të fundit, miqtë filluan të flasin me njëri-tjetrin mbi parimet e ndriçimit dhe transmetimit të energjisë elektrike. Kur Thomas Edisoni u kthye në Menlo Park në fundin e muajit gusht, ai vendosi menjëherë të punonte për shpikjen që do të saldonte përfundimisht vendin e tij në histori.

Vitin që pasoi, ai prezantoi llambën inkandeshente praktike për shtëpitë e banimit, duke i nxjerrë fizikisht dhe metaforikisht njerëzit nga errësira. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce  

Tags: eklipsillamba elektrikeshpikjaThomas Edison

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Trump shton 4.000 ushtarë në Afganistan

Trump shton 4.000 ushtarë në Afganistan

Atentatit me eksploziv, Qarri: Nuk e di pse ma kanë vënë eksplozivin

Tërmet në Itali, autoritetet: Janë zhdukur disa persona dhe ka shumë të plagosur

Tërmet në Itali, autoritetet: Janë zhdukur disa persona dhe ka shumë të plagosur







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike
Aktualitet

Policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike

by mirseda
21:41 | 17/04/2026
0

Pas hedhjes së molotovëve jashtë Kryeministrisë, protestuesit tentuan të largoheshin drejt godinës së Kuvendit. Protestuesit kanë tentuar...

Protesta e PD/ Një polic përfundon te Trauma me djegie dhe çarje në kokë

Protesta e PD/ Një polic përfundon te Trauma me djegie dhe çarje në kokë

21:35 | 17/04/2026
Situata e tensionuar në protestën e PD/ Ndalohen 4 persona, u kapën me çantë me molotovë

Situata e tensionuar në protestën e PD/ Ndalohen 4 persona, u kapën me çantë me molotovë

21:30 | 17/04/2026
Protesta e PD zhvendoset te Parlamenti, policia përdor ujë me presion për shpërndarjen e turmës

Protesta e PD zhvendoset te Parlamenti, policia përdor ujë me presion për shpërndarjen e turmës

21:24 | 17/04/2026
Tensione në protestë/ Gaz lotsjellës e spraj në drejtim të deputetëve, edhe Luçiano Boçi i lënduar

Tensione në protestë/ Gaz lotsjellës e spraj në drejtim të deputetëve, edhe Luçiano Boçi i lënduar

21:20 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com