Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si ndihmon Google Earth për të luftuar krimet ekologjike

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Si ndihmon Google Earth për të luftuar krimet ekologjike

Lista e krimeve që kryhen në sektorin e mjedisit në Lindjen e Mesme është e gjatë: rafineri të improvizuara nafte që lëshojnë tymra duke ndotur ajrin në Sirinë e Veriut, gjueti ilegale kafshësh të rralla në Jemen dhe firma që i hedhin plehrat direkt në rrugët ku kalojnë ujërat në Irak, janë disa shembuj që ilustrojnë këto krime. Si mund të dokumentohen krimet që kryhen kundër ambientit, për të mos folur për dënimin e njerëzve që janë përgjegjës për to?

Ka pak kohë që për këtë gjë janë vënë në përdorim Open- Source- Intelligence, pra informacione falas që publikohen në platformat e mediave sociale si përshembull Facebook dhe Instagram, si dhe fotografimet satelitore dhe materialet kartografike me akses publik, që ofron Google Earth.

Kjo metodë nuk është krejt e re, dhe është zhvilluar nga studimet e bëra për pasojat që konfliktet e armatosura kanë mbi ambientin, shpjegon Wim Zwijnenburg, i cili punon për organizatën ambientaliste hollandeze, Pax. Natyra ka qenë shpesh viktimë lufte: në Siri për shembull është sulmuar enkas industria e naftës, dhe pellgjet e naftës janë përhapur madje nëpër lumenj. Po ashtu gjatë sulmeve janë shkatërruar impiantet e pastrimit të ujit.

“Një nga problemet me të cilat kemi hasur ne, është gjetja e të dhënave të besueshme. Mediat sociale dhe fotografimet satelitore që ofrohen falas na kanë ndihmuar që të krijojmë një ide të qartë,” thotë ai. Këto instrumente ndihmojnë edhe gjatë kërkimeve për ndotje ambienti, që nuk kanë lidhje me ndonjë luftë.

Mungojnë dokumentimet sistematike

Zwijnenburg ka publikuar disa raporte që janë përpiluar në bazë të të dhënave me qasje publike të faqeve të internetit që drejtohen nga rrjeti Bellingcat. Studimet e tij kanë të bëjnë kryesisht me ndotjen e rrugëve të ujit Shatt al- Arab në jug të Irakut, derdhjet e naftës në Iran dhe ndotjen e ajrit dhe ambientit nga rafineritë provizore në Veri të Sirisë.

Disa nga informacionet kanë qenë të njohura edhe më parë, sidomos brenda për brenda vendeve, pranon Zwijnenburg. Por në shumë raste ai ka parë se mungojnë dokumentimet sistematike, sepse autoritetet nuk kanë kapacitetin ose vullnetin për ti bërë ato.

Zhvillime të ngadalta, pasoja të mëdha ndaj mjedisit

Shpesh synimi është që të vërehen tendencat afatgjata, thotë Doug Weir, drejtor për sektorin e studimeve dhe politikës  në Conflicz and Environment Observatory (CEOBS) me qendër në Yorkshire, në Britaninë e Madhe. Nëpërmjet serive të fotografimeve satelitore të bëra nga Planet Labs dhe Google Earth, “mund të hedhësh vështrimin tek diçka që mund të zhvillohet ngadalë, por që ka pasoja të mëdha.” Në rastet kur është e mundur, studimet mbështeten edhe nga dëshmitarë okularë.

Të dhënat satelitore përdoren po ashtu për të dokumentuar krimet që bëhen në sektorin e peshkimit dhe në atë të pyjeve, shpjegon avokatja hollandeze Pauline Verheij, nga zyra avokatore Ecojust. Sepse nëpërmjet tyre tregohen sektorë të bllokuar të detrave ose pyjeve. Fotografimet satelitore ndihmojnë dokumentimin e futjes ilegale të varkave të peshkimit ose shpyllëzimit ilegal të pyjeve.

Verheij ka përdorur vetë mediat sociale për të mbledhur dëshmi për një rast gjuetie ilegale në Vietnam, gjatë kohës kur punonte për Wildlife Justice Commision, një organizatë të krijuar nga ajo dhe të tjerë për tu marrë me hetime në sektorin ekologjik. “Njerëzit shpesh përdorin mediat sociale  si Facebook- u dhe WeChat për të gjetur blerës për produktet ilegale të kafshëve të egra,” thotë ajo.

Facebook-u është përdorur edhe për Jemenin. Një grup lokal ambientalist ka dokumentuar tregtinë ilegale të kafshëve të rralla, që jetojnë atje, duke publikuar fotografi në të cilat gjuetarët bëjnë poza para aparatit fotografik, me leopardët e vrarë.

Kriminelët në bankën e të akuzuarve?

Por a mund të përdoren dëshmi të tilla në gjyq? “Përgjigja e shkurtër është Po,” thotë Verheij. “Por varet vërtet nga gjykata. Ju duhet të gjeni një prokuror lokal ose një autoritet hetimor, që është i interesuar për krimet ambientaliste.”

Dhe kjo, thotë Verheij më tej, është pjesa më e vështirë. “Shumë nga këto krime bëhen në vende ku qeveritë janë të dobta, ku mungon interesi për këto tema ose ku ka korrupsion. Në disa vende qeveritarët fitojnë shumë para, duke mos i dhënë rëndësinë e duhur krimeve të tilla.”

Edhe interesat ekonomike luajnë një rol të veçantë. “Në Irak, industria e naftës është burim i rëndësishëm të ardhurash, prandaj është e vështirë ta kritikosh atë,” thotë Zwijnenburg.

Mjedisi shpesh nuk është i rëndësishëm sa duhet

Po ashtu shpesh ndodh që krimet ambientaliste nuk kanë prioritet në sistemin e drejtësisë. Në Irak për shembull, pjesëtarë të grupit terrorist “Shteti Islamik”, i kanë vënë zjarrin puseve të naftës. Disa nga dorasit u dërguan në gjyq, por krimet ambientaliste nuk luajtën ndonjë rol në proces, thotë Doug Weir.

Edhe nëse ndodh që shpesh të gjendesh në qorrsokak, për avokaten hollandeze Pauline Verheij, puna që bën është e rëndësishme. “Kjo punë mund të kontribuojë për të rritur vetëdijen edhe tek pala tjetër, ata që blejnë gjëra të tilla ose që përfitojnë prej tyre.”/DW/

Tags: Google Earthkrime ekologjike

TË LIDHURA

Rusia kryen sulme vd*kjeprurëse në Odesa
Bota

Rusia kryen sulme vd*kjeprurëse në Odesa

12:33 | 20/06/2025
Macron ngre alarmin: Rafale po telefonon, siguroni Evropën!
Bota

Macron ngre alarmin: Rafale po telefonon, siguroni Evropën!

12:05 | 20/06/2025
Suedi/ Tramvaji del nga shinat dhe përpl*set me një piceri
Bota

Suedi/ Tramvaji del nga shinat dhe përpl*set me një piceri

10:21 | 20/06/2025
Next Post
Vetëm 19 vjeç/ Kush është talenti nga Berati që debutoi në Bundesligën gjermane

Vetëm 19 vjeç/ Kush është talenti nga Berati që debutoi në Bundesligën gjermane

“21 janari i Edi Ramës”

Nota franceze dhe mllefi shqiptar me vaksinat

Pas helmimit, lideri opozitar rus Navalny niset drejt Moskës

Pas helmimit, lideri opozitar rus Navalny niset drejt Moskës

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasja për hitin e verës, Gjesti ‘provokon’ me deklaratën për Eglin
Showbizz

Përplasja për hitin e verës, Gjesti ‘provokon’ me deklaratën për Eglin

by mirseda
12:51 | 20/06/2025
0

Gjesti, fituesi fenomenal i ”Big Brother Albania Vip 4”, vijon që të jetë një nga emrat më...

Rusia kryen sulme vd*kjeprurëse në Odesa

Rusia kryen sulme vd*kjeprurëse në Odesa

12:33 | 20/06/2025
Macron ngre alarmin: Rafale po telefonon, siguroni Evropën!

Macron ngre alarmin: Rafale po telefonon, siguroni Evropën!

12:05 | 20/06/2025
Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

11:54 | 20/06/2025
“Homeland Justice” sulmon Bashkinë e Tiranës, hakerat mesazh: Kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët

“Homeland Justice” sulmon Bashkinë e Tiranës, hakerat mesazh: Kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët

11:33 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com