Romela Begaj ka dalë pozitive në testin e dopingut. E shpallur kampione bote një muaj më parë, sportistja ka rezultuar pozitive me doping.
Lajmi ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes që ditën e premte, por ende nuk është bërë zyrtar, shkruan TCH.
Romela Begaj shkëlqeu në Botërorin e Anahajmit në Kaliforni, duke fituatr titullin në shkëputje, ndërsa doli nënkampione në dygarësh. Ky ishte dhe rezultati më i mirë i marrë ndonjëherë nga një peshëngritës kuqezi.