Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si mund të mësojmë të jetojmë me Covid-19?

4 vjet ago
in Bota
Si mund të mësojmë të jetojmë me Covid-19?

Nga Ian Sample “The Guardian”

Votimi i dhomës së ulët të parlamentit britanik për të vonuar zbatimin e hapit të katërt të udhërrëfyesit anglez për daljen nga bllokimi, e ka përqendruar vëmendjen tek fakti se kur dhe si ky vend mund “të mësojë të jetojë me virusin”, siç është shprehur vetë kryeministri Boris Xhonson.

Ndërsa rritja e rasteve në Blekbërn – një nga vatrat e para të nxehta të variantit Delta – mund të ketë arritur kulmin tani për tani, Instituti anglez i Shëndeti Publik pret që rritjet e fundit të rasteve ditore në pjesën veriperëndimore të vendit të pasqyrohen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Se çfarë do të thotë kjo për spitalet dhe jetën e njerëzve, do të bëhet më e qartë në 4 javët e ardhshme. Po çfarëdo që të bëjë tani kjo valë e re, pikëpamja dominuese në mesin e shkencëtarëve të vjetër është se koronavirusi është këtu për të qëndruar.

Një vlerësim i tillë u përmend edhe në konferencën për mediat që dha të hënën Boris Xhonson. Patrik Valans, këshilltari kryesor shkencor i kreut të ekzekutivit, tha se virusi “do të jetë me ne përgjithmonë”. Nga ana tjetër, profesor Kris Uiti, zyrtari kryesor mjekësor i Anglisë, paralajmëroi se sëmundja e Covid-19 dhe vdekjet prej saj do të na shoqërojnë“për pjesën tjetër të jetës sonë”.

Por çfarë do të thotë të jetosh me koronavirusin? Sian Grifits, profesoreshë në Universitetin Kinez të Hong Kongut, që bashkë-drejtoi hetimin mbi epideminë e SARS-it për llogari të qeverisë sëHong Kongut, tha se kjo kërkon një ekuilibër të ri midis njohjes së ekzistencës së virusit mes nesh, fakti që ai duhet menaxhuar, dhe njohurive që na duhen për t’u rikthyer tek jeta që nuk është e fokusuar tek ky virus.

“Unë nuk mendoj se do të jetojmë në një shoqëri të kufizuar. Ne do të kalojmë në një shoqëri më të kujdesshme, në një shoqëri ku e kuptojmë shkencën dhe procesin, dhe ku kemi mësuar shumë nga traumat që shkaktoi pandemia aktuale”- thotë ajo.

Profesoreshë Deim Xhonson, president i Akademisë së Shkencave Mjekësore, thotë:“Kjo gjë do të thotë se do ketë më shumë vdekje nga koronavirusi, me valët e sezonit dimëror që mund të paraqesin një kërcënim të veçantë. Por të mësosh të jetosh me Covid-19 nuk ka të bëjë me atë sesa vdekje mund të tolerojë shoqëria.

Ne po shohim çdo dimër rritje të numrit të vdekjeve të shkaktuara nga viruset e frymëmarrjes. Dhe në këtë rast nuk jemi duke bërë një vlerësim të numrit të vdekjeve që mund të tolerojmë. Por themi se dëshirojmë që t’i minimizojmë ato vdekje, duke ndërmarrë një fushatë vaksinimi”.

Xhonson thotë që ne nuk do të zgjohemi një ditë dhe do të vendosim papritmas të përballemi me virusin. Procesi tashmë ka filluar, me ndryshime në sjelljet tona në një pandemi, të cilat ka të ngjarë të vazhdojnë edhe shumë më tepër kohë pas heqjes së kufizimeve zyrtare.

“Ajo që duam është të bëjmë gjërat më elementare që na garantojnë një jetë normale, dhe të minimizojmë rrezikun e infektimit, pa pasur nevojë që të përjetojmë këto mbyllje të tmerrshme”- thotë ajo. Higjiena e mirë, puna në distancë, mbajtja e maskës, ajrosja më e mirë, mos shkuarja në punë ose përzierja me njerëzit kur kemi simptoma, çiklizëm sesa marrje transporti publik, shmangie fluturimesh të panevojshme – të gjitha këto dhe më shumë do të luajnë një rol të rëndësishëm në botën e post-Covid, tha ajo.

Programi i vaksinimit është shumë jetik sa i përket kohës kur mund të rikthehemi në një lloj normaliteti të përafërt me atë që kishim dikur. Deri në vjeshtë, shumica e të rriturve do të kenë mundësinë të marrin që të dyja vaksinat.

“Murit mbrojtës i mungojnë disa tulla, dhe këto janë disa grupeve të cënueshme, skeptikët ndaj vaksinave, por kryesisht të rinjtë. Dhe derisa të vaksinohen edhe ata nuk mund të themi le të shohim përpara”. Po çfarë duhet të ndodhë përveç vaksinimit?

Dejvid Hejman, profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër dhe kreu i Qendrës për Sigurinë Globale të Shëndetit në thinj-tankun “Chatham House”, thotë se ne nuk do të mësojmë të jetojmë me virusin derisa të marrim përgjegjësinë për rreziqet, ashtu siç bëjmë me gripin, infeksionet seksualisht të transmetueshme dhe viruse të tjera.

“Thelbi nuk është të thuash se do ta pranojmë këtë apo atë numër vdekjesh. Ne duhet të mësojmë se si çdo qytetar të sigurohet që të mos infektojë veten dhe të tjerët. Por kjo gjë nuk ka qenë e mundur, pasi qeveritë nuk e kanë bërë ende këtë fushatë ndërgjegjësimi”- thotë ai.

Hejman tha se transferimi i përgjegjësisë nga autoritetet tek mbajtja e sigurt e vetes dhe të tjerëve, duhet të kishte filluar më herët. “Kishte një mundësi të artë përpara Krishtlindjeve, kur njerëzve mund t`u tregohej për situatat ku mund të infektoheshin, të themi në një festë të zhvilluar në një ambient të mbyllur, dhe se ata duhet të mos harronin se mund të infektonin edhe anëtarët”- thekson ai.

Ndërkohë Xhorxh Davei Smith, profesor i epidemiologjisë klinike në Universitetin e Bristolit, thotë se njerëzit duhet që të binden se vaksinat kanë një ndikim të madh në reduktimin e rrezikut të prekjes nga një formë e rëndë e Covid-19.

Përshtatur për Tirana Today

burimi: https://www.theguardian.com/world/2021/jun/17/how-do-we-learn-to-live-with-covid

Tags: britanicovidhigjenavaksinat

TË LIDHURA

Tragjike në Britaninë e Madhe, foshnja 9-muajshe humb jetën pasi sulmohet nga qeni i familjes
Bota

Tragjike në Britaninë e Madhe, foshnja 9-muajshe humb jetën pasi sulmohet nga qeni i familjes

10:31 | 04/11/2025
Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, një i vdekur dhe tetë të plagosur, mes tyre dhe fëmijë
Bota

Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, një i vdekur dhe tetë të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

09:32 | 04/11/2025
Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën
Bota

Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

21:31 | 03/11/2025
Next Post
Austria, 1 milion vaksina për Ballkanin Perëndimor

Austria, 1 milion vaksina për Ballkanin Perëndimor

Kosovë/ “Kërcënimet nisën në janar”, ish-kryetarja e KQZ-së zbardh prapaskenat

Kosovë: Opozita do ta dërgojë në Kushtetuese shkarkimin e kryetares së KQZ

Greqi/ 56-vjeçarja humb jetën pak minuta pas marrjes së vaksinës Pfizer

Greqi/ 56-vjeçarja humb jetën pak minuta pas marrjes së vaksinës Pfizer







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025




TË FUNDIT

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT-së në Shkodër
Aktualitet

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT-së në Shkodër

by mirseda
10:56 | 04/11/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajonin Shkodër-Lezhë ka ekzekutuar sot masat e sigurisë për një punonjës policie...

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

10:53 | 04/11/2025
Tragjike në Britaninë e Madhe, foshnja 9-muajshe humb jetën pasi sulmohet nga qeni i familjes

Tragjike në Britaninë e Madhe, foshnja 9-muajshe humb jetën pasi sulmohet nga qeni i familjes

10:31 | 04/11/2025
Buxheti i 2026, Rama: Nga janari, do rriten pensionet çdo muaj! Ja sa do jenë për secilën kategori

Buxheti i 2026, Rama: Nga janari, do rriten pensionet çdo muaj! Ja sa do jenë për secilën kategori

10:00 | 04/11/2025
Prokuroria e Tiranës lëshon 8 masa sigurie për disa persona në fushën e farmaceutikës

Prokuroria e Tiranës lëshon 8 masa sigurie për disa persona në fushën e farmaceutikës

09:57 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com