Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si e ngriti Putini ‘Perandorinë e tij Laramane’ të tiranëve, dhe shteteve të dështuara

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Si e ngriti Putini ‘Perandorinë e tij Laramane’ të tiranëve, dhe shteteve të dështuara

Nga Simon Shuster/ Edhe në kohërat më të këqija, Rusia kishte qenë një mike e besueshme e Sudanit të Omar Al-Bashirit. Moska vazhdoi t’i shiste armë, gjatë mizorive që regjimi i tij kreu në rajonin e Darfurit gjatë viteve 2003-2007. Dhe kur Gjykata Ndërkombëtare Penale, e paditi Al-Bashirin në vitin 2009 për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si dhe lëshoi një urdhër arresti për të, Rusia ndërhyri.

Në vend se të arrestonte Al-Bashir kur udhëheqësi sudanez shkoi në Soçi në vitin 2017, presidenti rus Vladimir Putin e priti atë në rezidencën e tij zyrtare, dhe e publikoi takimin në televizionin shtetëror. Siç doli më vonë, miqësia e qëndrueshme e Rusisë, ishte gati të korrte frytet e veta.

Presidenti i jashtëligjshëm, kishte shkuar me një ofertë: Sudani, i tha ai Putinit, mund të jetë posta e Rusisë në Afrikë. Ajo që ai donte në këmbim, ishte “mbrojtja nga veprimet agresive amerikane” në rajon. Provat tregojnë se Putini ia garantoi këtë. Bisedimet mes 2 liderëve, i hapën portat një vërshimi masiv të kompanive ruse në Sudan, nga konsulencat politike, tek minierat dhe ndihmat ushtarake, sipas dokumenteve që zotërohen nga “Time”.

Ndërsa gjeologët ruse, nisën kërkimet për ar pranë brigjeve të lumit Nil vitin e kaluar, forcat e armatosura ruse hartuan plane për përdorimin e porteve dhe bazave ajrore të Sudanit, si baza të saja ushtarake. Dhe Sudani, është vetëm fillimi. Gjatë viteve të fundit, Kremlini ka eksploruar sërish botën në kërkim të ndikimit.

Në të gjithë Afrikën, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine, “Time” ka gjetur gjurmë të përpjekjeve të Kremlinit, gjatë muajve të fundit përmes intervistave me zyrtarë lokalë, operativë rusë dhe lojtarë të tjerë, si dhe përmes verifikimit të dokumenteve të siguruara nga “Qendra e Dosjes”, një njësi private hetimore e financuar nga Mikhail Khodorvski, një biznesmen dhe kritik rus, i dënuar para disa viteve me burg nga Putini.

Fushata ruse, shtrihet nga zona të mëdha konfliktuale si Venezuela, Libia dhe Siria, në skajet më të panjohura të Afrikës. Ajo që spikat është një vullnet i ri i Rusisë, madje një dëshirë e zjarrtë e saj, që të përfshihet në luftëra, dhe të kultivojë kudo regjime, të cilat Moska i sheh si një shans për të pohuar veten në skenën globale.

Por ndryshe nga Lufta e Ftohtë, kur Lindja komuniste konkurroi me Perëndimin kapitalist si e barabartë, gara e re po zhvillohet në një botë të ndryshuar. Amerika e Trump, nuk ka më interes për punët e jashtme, idealet demokratike apo edhe aleancat. Dhe Kina, me një ekonomi 8 herë më të madhe se Rusia, e ka zëvendësuar atë si alternativa kryesore ndaj Perëndimit.

Megjithatë, Putin ka arritur ta ngrejë Rusinë në një pikëpamje globale, shumë më të madhe se sa pesha e saj, përmes një kombinimi të oportunizmit, luftës dhe kauzës së përbashkët me despotët izoluar, të cilëve Moska u ofron armë, mbrojtje dhe respekt.

Kjo u bë e qartë më 23 mars, kur 2 avionë me trupa ruse dhe pajisje ushtarake zbarkuan në Venezuelë, për të mbështetur diktatorin Nikolas Maduro. Misioni ishte menduar si një sfidë ndaj SHBA-së, e cila njeh legjitimitetin e rivalit të Maduros, Huan Guaido. Në Siri, Rusia shpëtoi diktaturën e Bashar Al-Asadit, me një fushatë ushtarake që i detyroi Shtetet e Bashkuara të braktisnin shpresat për ta larguar atë, duke rritur ndikimin e mikut të tij të vetëm të Asadit në botë, Iranit.

Dhe në luftën komplekse për kontrollin e Libisë, fraksione të ndryshme kanë kërkuar mbështetjen e Kremlinit, shpesh në këmbim të qasjes në fushat e naftës dhe burimeve të tjera, që i dëshiron edhe SHBA-ja. Lëvizjet e Moskës, kanë kapur gafil shumë zyrtarë perëndimorë. Vetëm vitin e kaluar, Rusia furnizoi me armë të paktën 23 vende.

Ajo fitoi të drejtën për të ngritur baza në Detin e Kuq, dhe kanalin e Suezit. Ajo ka arritur marrëveshje të mëdha energjetike gjatë 3 viteve të fundit me Turqinë, Indinë dhe Kurdistanin e Irakut. Rusia madje i solli talebanët në Moskë vjeshtën e kaluar, për të ndërmjetësuar paqen në Afganistan.

Asnjë nga këto sipërmarrje, nuk ka fituar aq shumë vëmendje, sa përpjekjet ruse për të ndikuar zgjedhjet në SHBA dhe Evropë gjatë viteve të fundit. Por ato burojnë nga i njëjti burim i pakënaqësisë, ndaj poshtërimit që pësoi Rusia me humbjen e Luftës së Ftohtë.

Dhe ato ushqejnë një narrativë të re të rilindjes kombëtare:Rusia është në qendër të vëmendjes kudo që ajo dëshiron, me një udhëheqës që duket se nuk ka frikë të luajë, dhe të improvizojë në përpjekjen e tij për të zbehur ndikimin e Perëndimit mbi çështjet globale.

Ajo që e ka ndihmuar këtë, është politika e “Amerika e Para” e Trumpit, thotë Anders Fog Rasmusen, ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. “Kur SHBA-ja kufizohet dhe nis të tërhiqet, ajo do të lërë pas një boshllëk që do të mbushet nga të ligjtë. Dhe kjo është ajo që po shohim tani”- tha ai për Time.

Edhe SHBA përpiqet të ruajë ndikimin e saj në Afrikë, por në një mënyrë tjetër. Ajo jep më shumë se 8 miliardë dollarë ndihma për Afrikën çdo vit, shumica e saj në luftën kundër AIDS dhe sëmundjeve të tjera. Ndërkohë Kina po planifikon të shpenzojë 60 miliardë dollarë, gjatë 3 viteve të ardhshme për infrastrukturën në të gjithë kontinentin.

Por Rusia ka ndërtuar marrëdhënie në Afrikë, pa ndërtuar ndonjë gjë të madhe – pra pa autostrada, ura, spitale apo universitete të mëdha. Në vend të kësaj, Kremlini është përqendruar në joshjen e elitave:kryekomandantëve, gjeneralëve dhe presidentëve të përjetshëm.

Dëshirat e tyre personale, janë më të thjeshta dhe më pak të kushtueshme për t’u kënaqur, sesa nevojat e popullit të tyre apo ekonomive të tyre.

Sot, ndërsa disa në Perëndim, bëjnë ende predikime për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, vlera që mbron Rusia në skenën botërore është sovraniteti –që thotë se çdo regjim ka të drejtën të qeverisë territorin e vet, pa frikën e ndërhyrjeve të huaja.

E shfrytëzuar gjatë si një fasadë për shtypjen brutale të kundërshtimeve nga regjimet autokratike si Kina, ky parim nisi të përdorej edhe më shumë, kur Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë. Në fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti amerikan e përdori plot10 herë këtë term, ndërsa përqafoi liderët autokratë në Egjipt, Filipine dhe Kinë.

Marrë me shkurtime nga “Time” – Bota.al

Tags: ‘PerandorinëdështuaraLaramane’ngritiPutinishtetevetiranëve

TË LIDHURA

49 aksidente ajrore këtë vit – ja pse po rritet rreziku
Bota

49 aksidente ajrore këtë vit – ja pse po rritet rreziku

09:34 | 14/06/2025
Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!
Bota

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!

22:50 | 13/06/2025
49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet
Bota

49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

21:44 | 13/06/2025
Next Post
I dyshuar për grabitjen në Rinas, gjykata merr vendimin. Çfarë tha Bengasi

I dyshuar për grabitjen në Rinas, gjykata merr vendimin. Çfarë tha Bengasi

Pse nuk duhet të flini me flokë të lagura

Pse nuk duhet të flini me flokë të lagura

Arrestimi i dy mjekëve, kolegët marrin vendimin drastik

Arrestimi i dy mjekëve, kolegët marrin vendimin drastik

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Panik në Kavajë, zjarr me përmasa të mëdha në një pikë grumbullimi hekurash
Aktualitet

Panik në Kavajë, zjarr me përmasa të mëdha në një pikë grumbullimi hekurash

by mirseda
14:51 | 14/06/2025
0

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një pikë grumbullimi hekurash për skrap...

GJKKO lë në fuqi sekuestrot për 3 pasuritë e Arben Ahmetajt

GJKKO lë në fuqi sekuestrot për 3 pasuritë e Arben Ahmetajt

13:49 | 14/06/2025
Aksident në Rrugën e Arbrit, lëndohen dy turistë, përfundojnë në spital

Aksident në Rrugën e Arbrit, lëndohen dy turistë, përfundojnë në spital

13:45 | 14/06/2025
Seanca në Parlamentin Europian, Berisha: Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira

Farsa elektorale/ Berisha liston të gjitha arsyet: Ja pse vota e shqiptarëve vdiq pa rënë në kuti

13:19 | 14/06/2025
Vjedhje, mashtrim dhe shpërdorim detyre/ Në 24 orë arrestohen pesë persona të shpallur në kërkim

Vjedhje, mashtrim dhe shpërdorim detyre/ Në 24 orë arrestohen pesë persona të shpallur në kërkim

12:55 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com