Atë e ndiqnin këmba-këmbës, edhe kur e kishin në burg, edhe kur e internuan në Rrëshen. Raportonin çdo lëvizje, çdo kontakt, si lëvizte në brendësi të shtëpisë, çfarë thoshte kur fliste me vete, se kapte një kopsë të palltos kur kalonte pranë një reparti ushtarak, e të tjera çmenduri.
Këto të dhëna, krejt të pakonceptueshme për kohën, sjell dokumentari më i ri që ka në qendër Musine Kokalarin, kundërshtaren mbase më të guximshme të Enver Hoxhës, dhe komunizmit shqiptar.
Një personazh tejet krenar dhe mendjendritur, që në kohët më të errëta të Shqipërisë dhe shqiptarëve, guxoi të shpaloste programin e socialdemokracisë, një partie tjetër politike, duke tentuar të rivalizonte komunistët qysh në zgjedhjet e para të dhjetorit 1945. Dokumentarin e plotë, me autor gazetarin Ferdinand Dervishi mund ta ndiqni në këtë adresë.