Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si duhet lexuar sot Karl Marksi?!

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Si duhet lexuar sot Karl Marksi?!

Ai ishte filozofi më me influencë që ka pasur ndonjëherë Gjermania. Karl Marks lindi më 5 Maj 1818 në Trier, një qytet i vogël gjerman pranë Moselit.

Që në vitet e rinisë, Marks luftoi për idetë liberale të kohës së tij. Për këtë arsye atij i duhej të shkonte në ekzil, fillimisht në Paris, pastaj në Londër.

Në Angli ai ishte mjaft i interesuar për kushtet e punës së punëtorëve, që atëherë në fillesën e kapitalizmit shtypeshin e punonin në kushte të vështira.

Rreziku i dogmës

I ndikuar nga kjo eksperiencë, ai hartoi në vitin 1847 “Manifestin komunist”, në të cilin bashkë me shokun e idealit, Friedrich Engels, kërkonte shanse të barabarta për të gjithë.

Me këtë manifest shënohet edhe lindja e komunizimit si ideologji. Sipas studiuesit të shkencave politike, Richard Löwenthal, komunizimi ishte më shumë se një analizë shoqërore, ai ishte në sytë e përkrahësve të tij gati si një fe.

“Ndikimi historik i Marksit bazohej në lidhjen e veçantë të njohurive të reja shkencore dhe vizionit entuziast utopik që i frymëzoi pionierët e lëvizjes punëtore në një lloj feje të kësaj bote. E një ideologji që përmbush funksionin e fesë rrezikohet gjithmonë që të ngrijë në një dogmë në mendjet e besimtarëve dhe priftërinjve të saj.”

Më vonë Marks shkroi librin e tij të famshëm, “Kapitali”, që botohet në vitin 1867 e që u kthye në bazën teorike të ideologjisë komuniste.

Marks analizon se puna e shumicës shërben për fitimet e mëdha një pakice. Ishte kjo vepër, së cilës sundimtarët komunistë të mëvonshëm i referoheshin gjithmonë. Lenini, Stalini, apo Mao Ce Duni. Në emër të Karl Marksit ata ngritën diktaturat komuniste, shumë vite pas vdekjes së Karl Marksit, filozofi nga Trier nuk arriti të përjetojë se çfarë pasojash pati vepra e tij.

Njollosja e Karl Marksit

Komunizmi si realitet e njollosi emrin e Marksit. E vetëm tani, 30 vjet pas rrëzimit të komunizmit, ai po fillon të kuptohet më ndryshe. Sociologu nga Universiteti i Trierit, Martin Endreß thotë se “historiani Eric Hobsbawm e ka quajtur “epokën e ekstremeve” shekullin e 20-të, një epokë që vetëm pas vitit 1989 e dha mundësinë për të vështruar disi më ndryshe Marksin.

“Endreß thotë se nuk mund të injorohet funksionalizimi politik i analizave të Marksit. „Por të paktën po bëhet e mundur të mënjanohet para-dënimi njëdimensional i veprës së Marksit. Për të kuptuar se çfarë bën me veprën e Marksit marksizmi, leninizmi, stalinizmi apo totalitarizma të tjerë si maoizmi.”

Vepra e Marksit u përdor nga sundimtarët komunistë, marksizmi, leninizmi e stalinizmi u kthyen në simbol të diktaturës komuniste

Marksi nuk ishte vetëm një teoricien i madh, por edhe një shkrimtar i shkëlqyer. Deri më sot “Manifesti komunist” të habit me elegancën gjuhësore të tij.

Teoria dhe arti i fjalës e bën Marksin një autor klasik të studiuar në të gjitha universitetet gjermane. Filozofi i njohur gjerman Ernst Bloch e kujton kështu kohën e universitetit.

“Në vitet 1920-1925 në Heidelberg e universitete të tjera gjermane ishte si test inteligjence për një student gjerman të ishte marksist. Dhe një student që donte të merrej seriozisht duhej të njihte Marksin.”

Marksi aktual

Analizat shoqërore të Marksit janë aktuale deri më sot. Me to mund të kuptosh e përshkruash padrejtësinë e shfrytëzimin, jo vetëm në Evropë, por në të gjithë botën. Sociologu Martin Endreß përmend një shembull konkret.

“Punën e fëmijëve, që Marksi e kritikonte ashpër dhe që angazhohej për ndalimin e saj e kemi sot në koncernet e tekstilit që veprojnë globalisht në Azi apo Azinë Juglindore.

Aty shohim një zhvendosje të asaj që Marks analizoi për perëndimin. Fillimisht kemi zhvendosje të prodhimit për shkak të krahut të lirë të punës.

Pastaj zhvillohen, si në Kinë, reparte prodhimi të mira, që sjellin një nivel më të lartë rroge.

Prodhimi vazhdon të shtegtojë në vende të tjera më të varfra, Kjo do të thotë që vëzhgojmë një koncept të Marksit edhe sot, rritjen relative të standardit të jetesës duke ruajtur në të njëjtën kohë shfrytëzimin.

Në vitin 1883 Karl Marks ndërroi jetë në Londër. Një filozof plot kundërshti, një njeri që kishte shumë ide teorike, por që praktikën nuk e mori shumë seriozisht.

Në këtë 200-vjetor të lindjes, Karl Marks po përkujtohet më miqësisht në Gjermani. Po fillohet të kuptohet, se ai nuk është përgjegjës për gjithçka u krye në emër të veprës së tij./Deutsche Welle

Tags: Karl Marksilexuarsot

TË LIDHURA

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..
Bota

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Tronditëse në Australi, një 27-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj  459 fëmijëve
Bota

Tronditëse në Australi, një 27-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj 459 fëmijëve

09:59 | 05/02/2026
Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës
Bota

Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

09:38 | 05/02/2026
Next Post
“Vritini të gjithë”, Kupa e Botës në rrezik nga ISIS

“Vritini të gjithë”, Kupa e Botës në rrezik nga ISIS

Bëri Shqiponjën me duar, politikania greke shpërthen kundër Eleni Foureira

Bëri Shqiponjën me duar, politikania greke shpërthen kundër Eleni Foureira

Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për Arbër Çekajn, 8 ditë pas kapjes së kokainës

Pse për opozitën Arbër Çekaj është një peshk i vogël?!







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet në Durrës, prokuroria sekuestron disa dokumente në bashki
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës, prokuroria sekuestron disa dokumente në bashki

by mirseda
12:57 | 05/02/2026
0

Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestrimin e dokumenteve që lidhen me projektin për rehabilitimin e argjinaturës së...

Spiropali takime në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për çështjet e sigurisë

Spiropali takime në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për çështjet e sigurisë

12:44 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

10:53 | 05/02/2026
Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:31 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com