Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Si drogoheshin për të luftuar ushtarët e Hitlerit

8 vjet ago
in Të Gjitha
Si drogoheshin për të luftuar ushtarët e Hitlerit

Evropë, 10 maj 1940. Hitleri dhe gjeneralët e tij nisën sulmin e famshme rrufe, Blitzkrieg, dhe në më pak se 45 ditë pushtojnë Parisin dhe mbarë Francën. Ushtarët e Rajhut të Tretë pushtuan në të njëjtën kohë 4 vende, u përballën me ushtrinë franceze, numerikisht më e madhja në Evropë, dhe rezultuan fitues në një kohë shumë të shpejtë. Tre milionë e 350.000 mijë ushtarë gjermanë, përshkuan qindra kilometra duke anashkaluar brenda pak ditësh linjën e famshme mbrojtëse franceze Mazhino.

Ushtarët francezë, që zotëronin dy herë më shumë topa dhe pothuajse 30 për qind më shumë tanke, u shtypën si milingonat nga “supër ushtarët” nazistë. Hitleri i kishte treguar botës superioritetin e pathyeshëm të taktikave të tij ushtarake, të kombinuara me motivacionin e idealeve të nazizmit. Apo ndoshta historia ishte pak më ndryshe?

Norman Ohler në librin e tij të vitit 2015 “Lëndët toksike. Arma sekrete e Rajhut. Droga në Gjermaninë naziste”, flet gjerë e gjatë mbi lëndën dopante që ndryshoi perspektivën historiografike të Luftës së Dytë Botërore.

Shkrimtari zhvilloi paraprakisht disa studime në Frajburg dhe Koblenc, ndërsa konsultoi të dhënat e Dr.Morel, mjekut të famshëm personal të Hitlerit, i cili pas luftës i tregoi CIA-s se si gjatë viteve të fundit Hitleri ishte shndërruar në një narkoman, plotësisht i ndërvarur ndaj substancave të ndryshme që mjeku i injektonte disa herë gjatë ditës.

Konsulenti shkencor i librit, Hans Momsen, një nga historianët më prestigjiozë të Luftës së Dytë Botërore, i intervistuar nga “Sueddeutsche Zeitung” pretendon se “historia e nazizmit nuk duhet të rishkruhet, por ky libër do të ndryshojë kuptimin e kontekstit të përgjithshëm të ngjarjeve”.

Po çfarë i nxiti nazistët të merrnin drogë? Kjo është pyetja thelbësore, pasi për sa kemi informacion, nazistët drogoheshin thuajse të gjithë, nga shtëpiaket tek pilotët bombardues, pa u brengosur për pasojat.

Për të kuptuar arsyen, duhet të kthehemi pas në kohë, në vitin 1937. Temmler, kompania e njohur farmaceutike gjermane, prodhoi për herë të parë Pervitin-in, substancën narkotike të shpikur nga Fric Haushild, dhe një popullsi gjermane e zhytur në vorbullën e nacionalsocializmit, shyfrytëzoi menjëherë efektet e saj pozitive.

“Temmler”, porositi një nga agjencitë e lajmeve më të suksesshme në Berlin, për të hartuar një plan marketingu sipas modelit të Kompanisë Coca-Cola, që kishte shënuar një sukses të madh global. Në vitin 1938, posterat që reklamonin Pervitin-in gjendeshin të varura kudo në rrugët e kryeqytetit gjerman.

Përveç kësaj fushate, Temmler i dërgoi me postë çdo mjeku në Berlin nga një mostër të substancës narkotike, me shpresë se komuniteti mjekësor do t’ia rekomandonte atë publikut të gjerë. Momenti ishte i përshtatshëm, gjermanët qenë ende të zhgënjyer nga humbja e Luftës së Parë Botërore, dhe ishin duke u përgatitur për t’u përballur me të dytën. Lipsej një energji e pafundme për detyrën që i priste. Për më tepër, Pervitin kushtonte më pak se një kafe…

Pervitin: Një vakt i përditshëm i ushtrisë gjermane

Në vitin 1939 nazistët pushtuan Poloninë, dhe Pervitin luajti një rol thelbësor në aftësinë e ushtarëve për të luftuar ditë-natë të privuar nga gjumi, me një ushqimit të racionuar dhe bindje të verbër ndaj urdhrave të diskutueshëm. Ndaj, në konsultim me psikologun e Rajhut, Oto Ranke, u vendos që substanca narkotike të përfshihej në racionin ditor të ushtarëve, për të pasur në dispozicion burrat më të fortë, euforikë dhe të vendosur, se çdo ushtri tjetër në botë.

Gjatë muajve prill-maj 1940, u shpërndanë mbi 35 milionë tableta Pertivin. Sigurisht, marrja e metamfetaminës nuk është pa pasoja, dhe ato u ndjenë në një periudhë afatgjatë. Letrat e ushtarëve nga fronti kërkonin më shumë Pervitin.

Të gjithë në ushtri, nga gjeneralët dhe oficerët, kapitenët e këmbësorisë dhe ushtarët, u bënë të varur nga metamfetamina. Shkrimtari i mirënjohur gjerman Hajnrih Bël, i angazhuar në frontin e luftës u shkruante të afërmve:”Mos harroni që herën tjetër të më dërgoni sa më shumë Pertivin. Bën mrekulli!”

Ushtarët duhet të merrnin nga 2 tableta Pervitin në ditë, për të qenë në formën më të mirë fizike dhe mendore. Natyrisht, jo të gjithë ushtarët e përdornin Pervitin-in, ndonëse kompania “Temmler” kishte arritur të hidhte në treg “çokollatat e vogla me Pervitin” per shtëpiaket, ndërsa mjeku Leonardo Konti, shefi i shërbimit shëndetësor të Rajhut, arriti që në vitin 1941 ta nxjerrë jashtë ligjit këtë substancë.

“Një komb i tërë, po bëhet i ndërvarur nga drogërat, dhe efektet e Pervitin nuk janë më pozitive pas një përdorimi të stërzgjatur. Vazhdimi i përdorimit të tij, mund të paralizojë segmente të tëra të popullatës”- shkruante Konti në një letër dërguar Adolf Hitlerit.

Efektet e përdorimit të metanfetaminës për një periudhë të gjatë janë në fakt shkatërruese. Varësia ndaj saj shkakton depresion, halucinacione, dehidratim të rëndë trupor dhe të vjella të vazhdueshme. Ndonëse përdorimi i Pervitinit u ndalua ligjërisht, përdorimi i tij për arsye ushtarake u rrit ndjeshëm gjatë operacionit “Barbarossa” në vitin 1941 për pushtimin e bashkimit Sovjetik.

Ushtarët u bënë kaq shumë të pandjeshëm ndaj Pervitinit, sa që këmbët e tyre ngrinin në dimrin e acartë rus pa e kuptuar, duke përfunduar me prerjen e tyre. Përdorimi i Pervitinit u ndalua në mesin e qytetarëve të thjeshtë, po u shpërfill tërësisht në rradhët e ushtrisë.

Si Hitleri, ashtu edhe ushtria e tij u bënë tërësisht të ndërvarur nga substanca narkotike. Vendimet e Fyhrerit rezultuan pak logjike, mbi të gjitha në fazën finale të luftës, dhe shumë prej tyre sot i atribuohen gjendjes së tij fizike dhe mendore, që i ngjante më shumë atij të një narkomani në çastet e fundit të jetës, se sa udhëheqësit politik të një kombi.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: drogoheshinhitleriluftuarPervitinrajhuushtarët

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Jahjaga s’lejohet në Beograd; Edita Tahiri lajmëron Brukselin

Tahiri: S’ka dialog me Serbinë pa krijimin e institucioneve

Samsung shtyn shitjen e Galaxy Note 8

Samsung shtyn shitjen e Galaxy Note 8

Vetëvrasja e paralajmëruar e Ernest Heminguej

Vetëvrasja e paralajmëruar e Ernest Heminguej







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

by mirseda
22:46 | 19/12/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas një takimi...

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

21:06 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com